TRYEZA SHKENCORE DHE AKTIVITETI PËRKUJTIMOR

TRYEZA SHKENCORE DHE AKTIVITETI PËRKUJTIMOR

Për kontributin shkencor dhe kombëtar të Akademik Eshref Ademaj

Më 21 shtator 2024 Instituti për Edukim dhe Politika sociale i udhëhequr nga Prof.Skender Susuri, në ambientet e UP “Ukshin Hoti” në Prizren organizoi aktivitete të nivelit akademik:

1. Tryeza shkencore kushtuar kontributit shkencor dhe atdhetar të Akademik Eshref Ademajt dhe

2. Akademi përkujtimore – Homazh për Akademik Eshref Ademajn.

Në këtë aktivitet shkencor dhe përkujtues u lexuan 14 kumtesa shkencore nga studiues të ndryshëm. Rrjedhimisht këto kumtesa u botuan në revstën “Buletini 1” të Institutit për Edukim dhe Politika Sociale në Prizren. Aktivitetin përkujtues e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Rektori i Universitetit të Prizrenit prof.dr.Mentor Alishani, bashkëpunëtorë, ish studentë,  studiues dhe personalitete të tjera të jetës shkencore të Prizrenit dhe Kosovës si dhe Familja e nderuar e akademik Eshref Ademaj.

Në këtë event akademik kumtesat e tyre i lexuan:

1. Prof.Qamil Haxhibeqiri (anëtar i ASHAK)

2. Prof.Muhib Lohaj (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore në UP – Prishtinë)

3. Prof.Ramadan Limani (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore në UP – Prishtinë)

4. Prof.Xhafer Xhaferi

5. Dr.Shemsidin Dreshaj (Universiteti i Prishtinës)

6. Dr.Fadil Kryeziu

7. Prof.Sinan Ademaj

8. Prof.dr.Isak Hoxha

9. Dr.Hazer Susuri

10. Prof.Fuat Berisha

11. Prof.Abdullah Rizanaj

12. Prof.Ibrahim Skenderi

13. Prof.Sheradin Berisha

14. Prof.Skender Susuri

© Pashtriku.org, shtator 2024

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura