GONXHE BOJAXHIUT
Pa ty jetës s’mi vie era
Pa ty as dielli s’rrezon
Aromën tande na e sjellë pranvera
Në nji komb që na bashkon
*
Shên Anjezë moj e bekueme
Ku çdo gja n’ty sjellë veç uratë
Edhe n’qiell Ti je e lumnueme
Na ban jetên tonë të begatë
*
Gonxhja jonë lule e stolisun
Që na mbushë zemrat plotë mirësi
Asnjiherë Ti s’na ke braktisun
Shên Terezë plotë me hirësi
*
Mrekullitë tua që shpirtin na ngrohë
Edhe n’netët ku frynë acari
Ftyrën tande engjullore kur e shohë
Je identitet i çdo Shqiptari
—

Prof.Argjiro Ukimeri – Prizren, më 24 gusht 2025
________
UNЁ
Give us a call now, and we’ll try our best to meet your needs.