ABDULLAH PRAPASHTICA: KOHËS SË ARMPUSHIMIT, NË MES KOSOVËS DHE SERBISË PO I AFROHET FUNDI!

(Prishtinë, 19. 04. 2012) – Vrasja e fundit e shqiptarëve në gjumë në Mitrovicë me akte terroriste të shtetit Serb, është kulmi i akteve të terrorit shtetëror të Serbisë në Republikën e Kosovës. Koha është që terrori shtetëror serb të merr një përgjigje konkrete me të cilën Serbia do ta kuptoj se loja me terror nuk mund të kalon pa ndeshje me aksionet e vendosura antiterroriste të NATO-s. Dhe nëse NATO dështon dhe vazhdon të toleron këto akte të terrorit shtetëror të Serbisë në Republikën e Kosovës, Serbia do të ndeshet me aksionet e vendosura antiterroriste të Forcave të Mbrojtjes dhe të Sigurisë të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë. Nëse jo me ato zyrtare, do të ndeshet me ato jozyrtare. Kohës së armëpushimit po i afrohet fundi.
AKTET E TERRORIT SHTETËROR TË SERBISË NË VERI TË KOSOVËS NUK NDALEN ME KASH E LASHE POLITIKE, POR ME AKSIONE ANTITERRORISTE TË FORCAVE SHQIPTARE!
     Që nga 1999 Mitrovica në veri po kullon gjak. Dallimi mes Srebrenicës dhe Mitrovicës është aty se në Srebernicë në pranin e Kontingjentit të ushtarëve të Holandës në kuadër te forcave paqeruajtëse të OKB u vranë brenda disa ditëve mbi 8000 dhe u shpërngulen dhjetëra mijëra boshnjak mysliman. Ndërsa në Mitrovicë në pranin e KFOR-it e UNMIK/EULEX-it po vriten shqiptarët pak nga pak, por me synim që të arrihet numri i të vrarëve dhe të shpërngulurve shqiptar si të boshnjakëve mysliman në Srebrenicë. E tërë kjo me synim të spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Gjendja është tepër serioze, andaj si edhe shumica e popullatës e Republikës së Kosovës edhe unë bukur me padurim e prita Seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit për gjendjen në veri. Dita me shkoi duke pritur fillimin e saj, dhe dikur e humba besimin se kjo Seancë do të jetë publike. Në këto kujtime fillova të arsyetoj Seancën e Mbyllur për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, dhe mendoja se në ditarin e mbrëmjes do të jepet një lajm telegrafik mbi disa konkluzione që mund të thuhen publikisht. Tjerat Vendime të kësaj Seance për veriun do ti marrim vesh përmes aksioneve konkrete antiterroriste në teren. Por, këtë ëndërr timen e prishi fillimi i seancës në orët e pas ditës. Seanca filloi me një stil që nuk kishte lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme në veri!

____________________________________

SEANCA E JASHTËZAKONSHME U SHNDËRRUA NË SEANCË TË ZAKONSHME, ME AKUZA E KUNDËRAKUZA HILEQARE NGA POZITA DHE OPOZITA!

_____________________________

DERISA PRITEJ FILLIMI I SEANCES
     Gjatë kësaj kohe derisa po pritja fillimin e kësaj seance në mendime u ktheva në të kaluarën dhe mu kujtuan ngjarjet e pas vitit 1999. Mu kujtua Trakti i parë që kisha hartuar kundër sundimit diktatorial te UNMIK-ut menjëherë pas vendosjes së tij, i cili u shpërnda nga studentët dhe veteranët e Shoqatave të UÇK-ës, demonstratat që kishim organizuar bashkë me Liderët e Shoqatave të UÇK-ës ne krye me Vehbi Rafunën e me Liderët e Unionit të Studentëve Afrim Hotin, Gani Morinën, Dafina Spahiun etj., kundër diktaturës se re të Brukselit mes viteve 1999-2002. Mu kujtuan burgosjet e ushtarakëve të UÇK nga ana e KFOR-it e UNMIK-ut, prej Gjeneral Ruzhdi Saramatit, Salih Veselit e deri te Fatmir Limaj. Pastaj e di se në momente kritike kur po bisedohej për krijimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme pata zhvilluar një takim me Gjeneral Ramadan Qehajën që asokohe ishte Këshilltar për Siguri në Kabinetin e ex-Kryeministrit Bajram Kosumit, për të biseduar për kandidimin tim për këtë detyrë. Pastaj kam vepruar kështu kur në diskutim ishte emërimi i Drejtorit të Inteligjencës dhe për emërimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës, pas shkarkimit të Sheremet Ahemetit e Behar Selimit.
     Por, me që unë isha këmbëngulës që të mos anëtarësohem në asnjë Parti Politike dhe që të mos i shërbej partive Politike por vetëm popullit e vendit tim, përgjigja ishte-heshtja injorante. Ambiciet e mija kufizoheshin që të marrë pjesë në ndërtimin fillestar të këtyre institucioneve, që të organizoi shpartallimin e formacioneve të MUP-it çetnik të Serbisë brenda Republikës së Kosovës dhe që pastaj të tërhiqem në jetën private. Edhe kur filloi hartimi i ligjeve për këto institucione unë prapë bëra ofertë që të marrë pjese në hartimin e tyre, meqë pash defekte të mëdha në projektligjet përkatëse. Por, përsëri hasa në vesh të shurdhër. Në krye të këtyre institucioneve u emëruan njerëz jo profesionist e pa përvojë dhe u miratuan ligje diletante që sollën deri te kjo gjendje ku jemi tani.
     Atë që në atë kohë unë do t´a realizoja me tri Brigada për tre muaj me armatimin tonë të UÇK, tani nuk e di se a mundet të realizohet me tri divizione me armatim NATO-s. E përshkrova këtë kohë dhe këto ngjarje të kaluara vetëm për të njoftuar opinionin se unë nuk jam marrë vetëm me analiza, por se kam qenë gjithmonë në dispozicion të popullit dhe të vendit tim edhe për veprime praktike. Por se kam hasur në vesh të shurdhër të institucioneve. Andaj tani kam ardhur në situatë që t’ia përsërisë Kryeministrit Hashim Thaçit atë që i kam thënë ish Kryeministrit Bujar Bukoshit në vitin 1998 pas masakrës se Prekazit: që ose Shpalle Gjendjen e Jashtëzakonshme dhe fillo Mobilizimin Ushtarak, ose më nuk e njoh Qeverinë tënde dhe se për autoritet të vetëm e njoh vetëm Adem Demaçin dhe Shtabin e Përgjithshëm të UÇK.
SI U SHNDËRRUA FOLTORJA E KUVENDINT NË FALLTORE?
     Posa Seanca e Jashtëzakonshme filloi u pa çartë se Qeveria kishte hartuar disa teknika e taktika dhe një strategji për me e vjedhë kohën e seancës përmes pjesëmarrjes në debat gati të të gjithë ministrave me disa fjalime tejet bajate. Në mungesë të karrigeve në sallë nuk munden të zënë vend edhe 6 zv. Kryeministra, 20 e sa Ministra dhe 36 zv.Ministra, andaj si dukej ata ishin duke prit radhën me marrë fjalën në korridoret e Kuvendit. Kjo e bezdisi shumë opozitën dhe ajo në vend se të kërkonte veprime e aksione konkrete të Qeverisë kundër akteve terroriste të shtetit Serb në veri të vendit tonë, ajo kërkonte dorëheqjen e saj, pa ofruar as një alternativ konkrete. Dihet se as dorëheqja nuk mundet të jepet pa u fitua ajo me punë konkrete. Ndryshe në vend të dorëheqjes zbatohet përgjegjësia penale. Arrestimi dhe gjykimi i Qeverisë për tradhti dhe për pasurim të pa ligjshëm. Por, duke ndier veten mbi ligjin dhe pa qa kokën Kryeministri me zv. Kryeministrat lëshonin sallën, kur flisnin Shefat e Grupeve parlamentare, pastaj kur fliste Kryeministri, zbrazej salla prej krejt opozitës. Sjellje femërore!
     Kështu Seanca e jashtëzakonshme për veriun u shndërrua në një spektakël tragjikomedie të jo seriozitetit të jashtëzakonshëm të Qeverisë dhe të 45 Partive Politike, që i përngjante përrallës “Ali Baba dhe 40 hajdut”! Populli me të drejtë priste që e tërë Seanca e jashtëzakonshme të merret me masat kundër terrorit shtetëror serb, dhe askush nuk priste që opozita mu në këtë seancë të kërkonte dorëheqjen e qeverisë për të ardhur vet në pushtet, as që qeveria do të shndërronte Seancën e jashtëzakonshme kundër terrorit shtetëror serb, në seancë kundër opozitës me demonstrimin e një papërgjegjësie vulgare për gjendjen e krijuar nga paaftësia e saj për të qeverisur.
     LVV e përsëriti gabimin e fillimit të këtij viti me zhvendosjen e vëmendjes nga barrikadat të çetnikeve serb në vendkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdare, duke zhvendos kësaj radhe vëmendjen nga aktet e terrorit shtetëror serb brenda vendit tonë, në luftë kundër qeverisë, e për të ardhur vet në pushtet, në vend se të kërkon nga qeveria që të kryej detyrat e veta me një afat të caktuar në Kuvend, pas të cilit, Qeverisë nuk i jepet e drejta në dorëheqje, por në shkarkim dhe përgjegjësi penale, nëse nuk i përmbush detyrat e veta. Kështu edhe LVV dalë nga dalë po largohet nga brigjet e interesave kombëtare dhe nga kursi i kohës kur ka qenë Lëvizje që ka luftuar për shtet dhe gjithnjë e më shumë po u afrohet e po identifikohet me partitë politike që ju intereson vetëm ardhja në pushtet, me çdo kusht dhe me çdo mjet. Andaj ju bëjë thirrje aktivistëve të LVV që të korrigjojnë kursin dhe të kthehet zbatimit i Manifestit të LVV që Lëvizja e ka pas para se të bëhej Parti, nëse vërtetë e duan krijimin e shtetit dhe nëse vërtetë e duan bashkimin kombëtar.
     Në këto momente të rënda mu kujtua ex-Premieria Angleze Margaret Thatcher, kur në vitin 1982 i shpalli luftë Argjentinës për shkak të okupimit të ujdhesave Folklande të cilat ishin 3000 milje larg BM e ku banonin rreth 1000 banorë, por ato ishin nën sovranitetin e Anglisë, dhe Anglia ato i ktheu nën sovranitetin e vet me luftë. Në atë situatë lufte u veprua si pas Kushtetutës të Mbretërisë së BM. Në momentin kur Anglia gjendet në luftë Parlamenti pushon së vepruari dhe i tërë potenciali ekonomik shtetëror e privat vihet në dispozicion të luftës duke u koncentruar e tërë përgjegjësia në duartë e Qeverisë. Kështu psh. edhe anijet turistike private u vunë në dispozicion të Ushtrisë Britanike. Kur u kthye sovraniteti britanik në ujdhesat Folklande, Anglia ju kthye parlamentarizmit normal dhe partitë grindavece vazhduan avazin e vet te vjetër.
     Mu kujtua edhe Turqia e vitit 1980 kur në Turqi vriteshin nga 30 njerëz në ditë si pasoj e anarkisë të partive politike. Mu kujtua edhe grushtet i Gjeneral Kenan Evrenit që shpëtoi Turqinë nga terrori i anarkistëve në vitin1980, që po e rrezikonte shkatërrimin e Turqisë si shtet. Grushteti i Gjeneral Kenan Evrenit, po ashtu mbështetej në Kushtetutën e Turqisë, si pas të cilës nëse vendi rrezikohet nga agresioni i jashtëm apo nga anarkia e brendshme, Ushtria Turke merr pushtetin deri në sigurimin e plotë të sovranitetit dhe të demokracisë së brendshme të Turqisë. Pas 7 viteve të pushteti ushtarak Kenan Evreni e ktheu në Turqi parlamentarizmin normal dhe partitë politike vazhduan veprimin e vet politik, por pa akte terroriste mes veti.
MITROVICA NUK ËSHTË 3000 MILJE LARG, POR VETËM 30 KM LARG PRISHTINËS
     Mitrovica nuk është 3000 milje larg por vetëm 30km larg Prishtinës, në Mitrovicë qe 13 vite Serbia kryen akte të terrorit shtetëror dhe atje shqiptarët nuk mbrohen as nga OKB, OSBE, BE dhe as nga NATO, por ato akte terrori Serbia i bënë në sy dhe nën sqetullën UNMIK/EULEX-it, KFOR-it francez e BE e OSBE-ës. Ndërsa këto struktura të huaja nuk i lejojnë institucionet e Republikës së Kosovës që të krijojnë Ushtrinë e vet dhe që ajo të ushtrojë rolin e vet kushtetues që të kthenë sovranitetin e saj në ato vise tona etnike. Këto struktura të huaja janë ato që e kanë shkatërruar një pjesë të armatimit të UÇK-ës dhe të Ushtrisë së Republikë së Shqipërisë, derisa e kanë armatosur Greqinë dhe i kanë heq embargon në armatim Serbisë.
Kur këto fakte dihen publikisht, shtrohet pyetja çka presin e përse nuk veprojnë institucionet shtetërore shqiptare që nuk i përmbushin detyrat e veta kushtetuare? Përgjigja është e thjesht dhe e dhimbshme. Ato janë të korruptuara dhe të pa afta të kryejnë detyrat e veta, andaj bëjnë gjithçka që të veprojnë si kukulla vasale të një autonomie kulturore nën sundimin e Brukselit. Shihni vetëm se si sillen liderët hipokrit politik të Tiranës, Shkupit e Prishtinës duke e spiunuar njeri tjetrin te Brukseli për të siguruar do privilegje personale për vete nga BE. Aq ju bënë atyre për interesa nacionale! Liderët e opozitës nuk kritikojnë ata në pozitë pse veprojnë kështu, por vetëm për t’i rrëzuar ata nga pushteti vasal e për të ardhur vet në pozitat e tyre vasale.
ÇËSHTJA E VERIUT TANI KËRKON MOBILIZIM TË TËRSISHËM KOMBËTAR
     Të gjitha këto fakte çojnë deri te përfundimi se Kombi Shqiptar duhet të fillon nga riorganizimi i vet duke filluar nga organizimi i Këshillave Popullore në Bashkësi Lokale, (aty ku secili e njeh secilin duhet të fillon edhe mobilizimi ushtarak) e deri në nivel të Vendit, në një Lëvizje për Pavarësi Kombëtare, e cila për platformë të veprimit të vet të ketë Programin Kombëtar të Lidhjes të Prizrenit. Ky Program do të bashkoi të gjitha forcat përparimtare dhe do të diferencon forcat reaksionare. Kombi ynë nuk ka nevojë për 100 programe as për 100 parti! Duke i eliminuar partitë politike nga skena politike, eliminohen shkaqet e përçarjeve e mundësohet bashkimi faktik dhe pas saj vjen edhe bashkimi fizik i kombit tonë. Pa u bashkuar shqiptarët mes veti nuk bashkohet as Shqipëria. Për tu bashkuar shqiptarët duhet me i shuar partitë politike – moniste e pluraliste. Kombi Shqiptar duhet të heq dorë nga shabllonet e huaja moniste e pluraliste dhe duhet t´i kthehet demokracisë autentike – pa parti politike.
     Meqë organizimi kërkon kohë, qytetarët dhe fshatarët nuk duhet pritur që t’i organizon dikush tjetër por vet duhet të fillojnë organizimin dhe pajisjen me armatim dhe të presin instruksionet për veprim nga Këshilli Nacional që do të dalë si rezultat i organizimit nga baza – lartë. Ushtarakët e UÇK (ushtarë e oficerë) të Armatave të Kosovës Qendrore, të Kosovës Lindore, të Kosovës Jugore dhe të Kosovës Perëndimore duhet të rirreshtohen në formacionet e veta dhe të vihen në gjendje gatishmërie dhe të presin Urdhërat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK/UKSH.
     Në një situatë lufte ata që merren me përçarje e me shpifje dhe me gjithfarë emërtimesh e shenjash anarkiste e mashtruese, apo që shkelin rregullat e luftës do të ndeshen me vendimet e Gjyqeve Ushtarake me procedureë të shkurtër. Ne aktualisht jemi në gjendje para shpërthimit të një lufte të re me Serbinë, dhe ata që hapin fronte të brendshëm do të konsiderohen se janë aleatë të Serbisë. Në rast të shpërthimit të luftës, gjatë kësaj kohe Kushtetuta dhe Ligjet të aplikueshme në Republikën e Kosovës do të janë vetëm Kushtetuta dhe Ligjet e Republikës së Shqipërisë.
KOHËS SË ARMPUSHIMIT PO I AFROHET FUNDI!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura