SKUTERI I PARË NË VITIN 1916!

SKUTERI I PARË NË VITIN 1916!

Nga Sheradin Berisha

Sot pothuajse në çdo skutë njerëzit lëvizin me Skuterët elektrikë për shkak se janë shumë praktik.

Por a e dini se, kur u shpik skuteri i parë?

Në vitin 1913!

Skuteri u projektua në vitin 1913 dhe doli në treg tre vjet më vonë (në vitin 1916) nga shpikësi amerikan Arthur Hugo Cecil Gibson.

Autoped ishte një skuter i hershëm i motorizuar i prodhuar nga Autoped Company e Long Island City, Nju Jork nga viti 1915 deri në 1921 dhe u tregtua me të njëjtin emër të kompanisë, Autoped.

Sa për ilustrim:

Në foto është Zonja Florence Norman, një sufrazhetë, me motorin e saj Autoped në vitin 1916, duke udhëtuar për të punuar në zyrat në Londër ku ishte mbikëqyrëse. Skuteri ishte një dhuratë për ditëlindje nga bashkëshorti i saj, gazetari dhe politikani liberal Sir Henry Norman.

Sheradin Berisha © Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura