GJENOCIDI NË SREBRENICË ISHTE PRELUDI I NDARJES SË BOSNJË DHE HERCEGOVINËS NË FEDERATËN KROATO – BOSHNJAKE DHE REPUBLIKA SRPSKA!

Në 30 vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë!

GJENOCIDI NË SREBRENICË ISHTE PRELUDI I NDARJES SË BOSNJË DHE HERCEGOVINËS NË FEDERATËN KROATO – BOSHNJAKE DHE REPUBLIKA SRPSKA!

Nga Sheradin Berisha, më 11 korrik 2025

Njohuri themelore

Pas gjenocidit serb në Srebrenicë [në korrik 1995] edhe me dijeninë e fuqive të mëdha, në vjeshtën e atij viti qendrat e vendosjes: SHBA-të, BE, (pas një lufte të përgjakshme afër 4 vjeçare) ndërmorën nismën për ndaljen e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pra, Gjenocidi në Srebrenicë ishte preludi i ndarjes së BeH në Konferencën e Dejtonit (nëntor – dhjetor 1995).

Më 1 nëntor 1995 në bazën e forcave ajrore Rajt – Paterson në Dejton – Ohajo të SHBA-ve nisën Negociatat midis palëve ndërluftuese të përfaqësuar nga presidenti i Serbisë Solobodan Millosheviç (jo nga përfaqësuesit serb të Bosnjës), presidenti kroat Franjo Tuxhman (jo nga përfaqësuesit kroat të Bosnjës) dhe presidenti boshnjak Alija Izetbegoviç.

Bisedimet u kryesuan nga Riçard Hollbruk, i cili atëkohë ishte ndihmës sekretar i shtetit në administratën amerikane të Bill Klintonit, ndërsa përfaqësuesit e BE dhe Grupit të Kontaktit, Britania, Franca, Gjermania dhe Rusia, morën pjesë gjithashtu në negociatat e sforcuara në këtë bazë ajrore.

Pas tri javë negociatash të përgatitura nga organizatorët e Konferencës treshja, Millosheviç, Tuxhman dhe Izetbegoviç më 21 nëntor iniciuan një Marrëveshje të Përgjithshme Kornizë për Paqen në BeH (e cila de fakto e ndau Bosnjën kështu si është sot).

Dokumenti, i cili përfundimisht u bë i njohur si Akordet e Paqes të Dejtonit (DPA) u nënshkrua zyrtarisht nga të treshja Millosheviç – Tuxhman – Izetbegoviç, në 14 dhjetor 1995 në Paris.

SI U ZHVILLUA ZAJEDNICA E SERBËVE NË BeH NË “REPUBLIKA SRPSKA”?

Ndarja e BeH ka zanafillën në prill 1991 kur serbët me ndihmën e Serbisë formuan Bashkësinë e disa komunave etnike serbe. Kjo bashkësi ndërkohë u rritë e u forcua dhe me marrrëveshjen e Dejtonit – Parisit (21 nëntor dhe 14dhjetor 1995) u pranua ndërkombëtarisht si Repulika Srpska (Republikë Serbe)!

MË 26 PRILL 1991

Serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë [BeH] me ndihmën e Serbisë shpallin “Zajednicën e komunave të krahinës sẽ Bosnjes”, e përbërë nga komuna me shumicẽ serbe në Bosnje e Hercegovinë [BeH], dhe e drejtuar nga një Këshill me përfaqësues nga secila komunë.

NË SHTATOR 1991

Shpallen njëra pas tjetrës rajonet autonome serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

MË 24 TETOR 1991

Themelohet “Asambleja e Popullit Serb të Bosnjë dhe Hercegovinës”, e cila sot e ka selinë në Banja Llukë (qytetin mẽ të madh me shumicë serbe nẽ Bosnje).

NGA 9 – 10 NÊNTOR 1991

‘Asambleja e Popullit Serb të Bosnjë dhe Hercegovinës” mban referendum tẽ veçantẽ nẽ komunat me shumicẽ serbe pěr t’u pavarësuar nga BeH. 92% e pjësëmarrēsve votuan pro pavarësisë.

MË 9 JANAR 1992

Pērfaqësuesit serbë braktisin zyrtarisht parlamentin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe shpallin pavarësinë nga BeH.

MË 28 SHKURT 1992

‘Asambleja e Popullit Serb të Bosnjë dhe Hercegovinës” miraton kushtetutën e Republikës Serbe të Bosnjë dhe Hercegovinës – e njohur sot si “Republika Srpska”.

MË 14 DHJETOR 1995

Përmes Marrëveshjes në Dayton, të nënshkruar zyrtarisht në Pallatin Elysee në Paris më 14 dhjetor 1995 “Republika Srpska” njihet ndërkombëtarisht si subjekt shtetëror brenda Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës.

=========

GJENOCIDI I PLANIFIKUAR NË SREBRENICË, MË 11 KORRIK 1995

https://www.facebook.com/share/p/176MvCjWQD

***

…………..

Ilustrime:

———————

Në 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë!

PËRGJEGJËSIA E FUQIVE TË MËDHA PËR GJENOCIDIN NË SREBRENICË!

Nga Sheradin Berisha, më 12 korrik 2025

https://pashtriku.org/pergjegjesia-e-fuqive-te-medha-per-gjenocidin-ne-srebrenice/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura