NJЁ TAKIM ME INXHINIERIN E SISTEMEVE TЁ TEKNOLOGJISЁ SЁ INFORMACIONIT – GERONT ADEMAJN – NË U.PZ “UKSHIN HOTI”

NJЁ TAKIM ME INXHINIERIN E SISTEMEVE TЁ TEKNOLOGJISЁ SЁ INFORMACIONIT – GERONT ADEMAJN – NË U.PZ “UKSHIN HOTI”

Nga Sheradin BerishaPrizren, më 6 janar 2025:

Një takim mbresëlënës me Geront Ademajn, në ambientet e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Është nipi i matematikanit të shquar, Akademik Eshref Ademaj (1940 – 1994). Geronti (shkurt e thërrasin Gera) ka kryer Matematikën Informatike, ndërsa në Universitetin “Ukshin Hoti” e kryen detyrën e inxhinierit në infrastrukturën e sistemeve të Teknologjisë së Informacionit – TI, [Information Technology – IT]. Në vitin 2016 Gera nga Prizreni ka punuar edhe për kompaninë e telekomunikimit “Vodafon” me seli në Düsseldorf të Gjermanisë, e cila kishte shtrirje në të gjitha shtetet e Europës.

***

Çka është Teknologjia e Informacioni (TI)? 

Teknologjia e informacionit (TI) është përdorimi i kompjuterëve, ruajtjes, rrjetëzimit dhe pajisjeve të tjera fizike, infrastrukturës dhe proceseve për të krijuar, përpunuar, ruajtur, siguruar dhe shkëmbyer të gjitha format e të dhënave elektronike. Në mënyrë tipike, TI përdoret në kontekstin e operacioneve të biznesit, në krahasim me teknologjinë e përdorur për qëllime personale ose argëtuese. Përdorimi komercial i TI përfshin si teknologjinë kompjuterike ashtu edhe telekomunikacionin. Harvard Business Review shpiku termin teknologji informacioni në vitin 1958 për të dalluar midis makinerive të ndërtuara për qëllime të dizajnuara për të kryer një fushë të kufizuar funksionesh dhe makinave kompjuterike me qëllime të përgjithshme që mund të programoheshin për detyra të ndryshme. Ndërsa industria e IT evoluoi nga mesi i shekullit të XX-të, aftësia kompjuterike u rrit, ndërsa kostoja e pajisjes dhe konsumi i energjisë u ulën, një cikël që vazhdon edhe sot kur shfaqen teknologjitë e reja.

Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”

Gera në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ka filluar punën në vitin 2010, kur rektori i parë i përkohshëm ishte Prof. Dr. h.c. Ronald Mönch.

Ronald Mönch për 20 vjet rresht ishte rektor i Universitetit të Bremenit si dhe ishte i përfshirë aktovisht në themelimin e Universitetit Gjermano – Jordanez në Aman.

Universiteti “Ukshin Hoti” me seli në Prizren, është themeluar me vendimin nr. 01/87 të Qeverisë së Republikës së Kosovës më datën 09.10.2009 si universiteti i dytë publik në Republikën e Kosovës i cili filloi me gjeneratën e parë të studentëve në vitin akademik 2010/11 (më 01.10.2010).

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 30.05.2013 miratoi Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti”. Universiteti “Ukshin Hoti” me gjashtë njësitë akademike që ka aktualisht ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master ndërsa në bazë të statutit i njëjti mund të organizoj edhe studime doktorale. Përveç Studimeve në gjuhën mësimore shqipe Universiteti ofron studime edhe në gjuhën mësimore turke dhe boshnjake.

Universiteti trashëgon përvojën e ish Shkollës së Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” (i hapur në vitin 1962), si paralele e ndarë e SHLP-ës në Prishtinë, që funksionon nga tetori i vitit 1961, pastaj si Fakultet i Edukimit dega në Prizren, tani Universiteti “Ukshin Hoti”. Universiteti është i akredituar nga viti 2010. Ndërkaq për herë të fundit i është nënshtruar procesit të riakreditimit në vitin 2019. 

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura