ÇMENDIA E QEVERISË KURTI!

ÇMENDIA E QEVERISË KURTI!

Nga Sheradin Berisha – më 22 janar 2022

Aktualisht Republika e Kosovës është i vetmi shtet në botë që, për të hyrë brenda teritorit të saj kërkon tri (3) apo dy (2) doza të vaksinës bashkë me një Test PCR jo më të vjetër se 48 orë!

Është e çuditshme, madje tmerrësisht trishtuese,

se si qeveria në krye me Albin Kurtin ka pranuar të marrë masa të tilla çmendurake detyruese, diskriminuese dhe në vetvete kriminale, të cilat masa nuk i kanë marrë deri më sot as Kina e Rusia – që konsiderohen si shtete më diktatoriale në botë.

Sot gjatë ditës, derisa në kryeqytetin e Bashkimit Europianë – Bruksel, protestonin qindra mijë qytetarë të lirë (në mesin e të cilëve kishte edhe shqiptarë me flamuj kombëtar), kundër kësaj diktature sanitare dhe jo vetëm, në kufirin Shqipëri – Kosovë në Vërmicë, me vendim të qeverisë Kurti, Nr

01/55, datë 21.01.2022, iu ndalua hyja brenda territorit të Kosovës (që unë aktualisht e quaj burg pa mure) qindra vëllezërve tanë të cilët nuk i kishin tri (3) doza të vaksinës. Madje edhe ata që i kishin nga dy doza të vaksinës, por nuk e kishin Testin PCR, nuk iu lejua hyrja brenda këtij burgu pa mure!

Kam thënë dhe e përsëris se, kjo qeveri me këtë vendim të pashembullt ka mbushur kupën e cila tashmë po derdhet!

Vetëm zgjimi dhe protestimi është shpëtimi nga kjo Lukuni ujqish global e lokal!

https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10220125125854805/670898647260911

———–

Shtojcë

VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË REJA SHTETRRETHIMI NË BURGUN PA MURE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Qeveria e Kosovës me aneksin B të vendimit Nr. 01/55, datë 21.01.2022, në Kosovë ua lejon hyrjen vetëm qytetarëve të vaksinuar me tri (3) dhe dy (2) doza bashkë me testin RT-PCR negativ, ndërsa qytetarëve të pavaksinuar dhe atyre që kanë vetëm një dozë të vaksinës ua ndalon hyrjen në vendlindjen e tyre! Qëllimi i kësaj mase është shtyrja  për vaksinim të qytetarëve (pa vullnetin e tyre) me tri (3) doza …

Nga Sheradin Berisha 👇👇👇

*https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220119771040938&id=1125324528

Total
0
Shares
1 comment
  1. DELE VIKTIMË

    FISHKËLLIMË FRYEN VERIU
    BINTE BORA FJOLLA FJOLLA,
    GRIKËLLIMË NDRYN NJERIU
    ZINTE HORRA POLLA POLLA.

    NGRINI NGRICA RIKANDILA
    STREHËJ KULMI SHTEPISË,
    VËRRNI SHTRIGA BANDILE
    NGREHËJ SULMI VËRRISË.

    ULURIMË UJKU I TËRRBUAR
    KËRKON DELËT NË VIKTIMA,
    BULURIMË BUJKU VËRBUAR
    TËNTON RINGELËT RIKRIMA.

    KOPE DELËT PRAN BURIMIT
    DUKE PIJË O UJËT E KRONIT,
    TROPE NGELËT TË KURIMIT
    TUK VËRRIE KUJËT PRRONIT.

    GRABIT UJKU DELË VARGUN
    KALIBOQ O PËRMBI SHPINË,
    GADIT BUJKU QELË PRAGUN
    MALI TROQ GËRRDIË SHKINË.

    QEN BAGTIE PREHËJ KOTI
    AS BARIU TË NDALI UJKUN,
    KREN BAGTIE VREHËJ LOTI
    AH, FATZIU TË FALI BUJKU.

    BIE VIKTIMË DELE NGRATË
    E GRABITË TËRBUAR BISHA,
    TI RIKRIME NGELË ZHVATË
    TRANDITË VËRBUAR KISHA.

    SHPËTIMTAR KRENE FATZIU
    U SHTËRGOI NGELË RIKRIMË,
    SHËRBIMTAR QEN OR BARIU
    NUK SHPËTOI DELË VIKTIMË!

    MANI N.J. USA 25 1 2026 2:59.
    MËRGATA AMERIKO SHQIPATRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura