RESHAT AVDIU: DISA KARAKTERISTIKA GJEOGRAFIKE TË VENDBANIMIT TË BUSHTRANIT NË KAZANË E PRESHEVËS

Preshevë, 16 Prill 2013 – Fshati Bushtran shtrihet nga ana lindore e vargmaleve të Karadakut, buzë maleve të Rujanit, nga Presheva është larg 10 km. Sipas, Dr. Aleksander Stojanoviski, Vranjki kadiluk u XVI veku’ thotë: Bushtrani Vogël dhe i Madh në jug të Vranjës në mënyrë direkte janë në fqinjësi njëri pranë tjetrit. Mirëpo, në regjistrimin e vitit 1570, Bushtrani i Madh është quajtur (BÜZÜRK) dhe është emërtuar si fshat në Moravë, ndërsa Bushtrani i Vogël si (KÜÇÜK) është emërtuar si Bushtrani në Vrajë. Mirëpo, kjo është gjithësesi jo e vërtetë për vet regjistruesit e asaj kohe mbi shtrirjën e vërtetë të vendbanimeve në përgjithësi. Ndërsa, mbi ekzistimin e Brushtranit të Vogël të shekullit XVI-të ka gjasa reale se ndër shekuj është e mundur, si dhe vendbanimet tjera gjatë kalimit të kohës ta ndryshonin pozitën e tyre.
Bushtrani përmendet edhe në shënimet e vojnuke gjatë fund shekullit XV-të si Bushtran i Poshtëm (ASAGI), apo si Bushtrani dhe Bushtran. Shënimet e Vojnuke janë të dhëna strukturale turke në gjysmen e dytë të shekullit XV-të, ku jepen mundësit të shihen madhësit e pasurive të poseduesve. Edhe këto shënime në një mënyrë janë shënime kadastrale të Tapy defterëve turke.
Ndërsa, sipas Jovan Trifunoskit ,,Vranjska katlina’’ II- str. 25. ,,Sadašnje mesto Bushtranje’’Osnovano pre statinu godina, ali i to da je u njemu sudeći po iskopinama, bilo zhivota i u ranijuem doba’’- Vendi i tanishëm i Bushtinanit është formuar para njëqind viteve, por duke u bazuar-mbështetur në gjurmimet që janë bërë në (Kalanë dhe Gradishten Antike të Brushtranit, aty ka pasur jetë në kohëra shumë të lashta, në atë të Neolitit 231-200 p.e. se re.
Bushtrani përmendet edhe në Tapy defterët nr. 21,6,9,40 dhe 41 këto tapy defteresh janë shënime kadasrale turke të viteve 1453-1570.

I tërë regjioni i Preshevës gjatë kohës së antikitetit, ka qenë nën sundimin romak me kryeqendrën e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjatë dyndjeve sllave në shekullin e VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar disa kala për t’u mbrojtur nga sulmet e nomadëve barbarë sllavë të Karpateve. Për këto fortesa të restauruara më së miri fletë historiani dhe gjeografi bizantin Prokopie, ku mes tjerash thotë: “Këto kala ishin: Kalaja e Preshevës, si dhe disa të tjera në Karadak, porse kalaja më impozante ishte ajo e Bushtranit, me qytezën e antikitetit Dardanium në Gradishte. Këto pamje filmike tregojnë mbetjet nga enët e punuara nga deltina dhe të gravuara me shenja të mbishkrimit dardan. Këto të dhëna arkeologjike gjenden rreth lumit të Bushtranit dhe varrezave serbe, të ngritura më 1968, në atarin e këtij vendbanimi të stërlashtë, edhe se vet kalaja dhe qyteza e antikitetit gjendet mbi Bushtran. Autori i ulur me mbesën e tij në njërën nga muranat e ndërtimit arqitektural dardan në lokalitetin e Bushtranit.

*  *  *

Ndërsa Bushtrani sipas J. H. Vasileviqi, ka rrjedhë nga gurra gjuhësore italiane gjegjësisht romano-shqiptare, ky historiograf nga Vraja, do të bazohej në fjalorin e V. Daniçiqit, ku thotë: “Fjala (buštre) është fjalë shqipe që do të thotë bushtër apo kuçkë, ndërsa italisht, gjegjësisht romanist bushtra do të thotë gënjeshtër, pastaj bushtër, do të thotë edhe muzikant (svirač). Nuk dihet saktësisht se nga cilat fjalë është nxjerrë toponimi i Bushtranit, pastaj emërtimi i këtij vendbanimi, haset edhe në memorialet (spomenicama), gjatë shekullit XVIII, në (Pçinjski Pomenik)”. Ky vendbanim i Shqipërisë së Vjetër Verilindore është shumë i lashtë, që nga koha e antikitetit e këtej, pastaj emërtimi i tij, haset edhe në shënimet turko-osmane, në “Tapy defterët Vojnuke” në këto libra kadastrale turke për këtë vendbanim në Dardaninë-Lindore thuhet mes tjerash: “Bushtrani i Vogël dhe ai i Madh në Jug të Vrajës, në mënyrë të drejtpërsëdrejti, janë në fqinjësi njëri pran tjetrit. Mirëpo, në regjistrimin e vitit 1570, Bushtrani i Madh është quajtur (Büzük) dhe është emërtuar si fshat në Moravë, ndërsa Bushtrani i Vogël është emërtuar si (Küçük), si katund në Vrajë. Mirëpo, kjo e dhënë turko-osmane, nuk mundet të merret në tërësi si e vërtetë, se vetë regjistruesit atëbotë kanë qenë pakë si konfuz, mbi shtrirjen e Bushtranit të Vogël, në shek. XVI.
Ka gjasa reale se gjatë shekujve të shkuar, vendbanimet në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, kanë mundur që ta ndryshonin pozitën e tyre gjeografike dhe shtrirjen e tyre demografike, porse emërtimi u mbetej i njëjti. Bushtrani siç thamë edhe më lartë përmendet edhe në shënimet vojnuke gjatë fund shekullit XV, si Bushtran i Poshtëm (Ásaĝí) apo si Bushtran dhe Bushtrani.
Shënimet vojnuke, janë të dhëna strukturale turke, për gjysmën e dytë të shekullit XV, ku jepen mundësitë, që të shihen madhësitë e pasurive të këtyre vojnukve, në shërbim të ushtrisë turke atëbotë. Thjeshtë këta vojnuk ishin vasalët turq për këta vojnuk është bërë fjalë më lartë gjatë këtij punimi monografik.
Sipas Dr. J. Trifunofskit. “Sadašnje mesto Buštranje, osnovana pre stotinu godina, ali i to da je u njemu sudeći po iskopinama, bilo zhivota i u ranijem doba”. ( Vendbanimi i tashëm i Bushtranit, është formuar para njëqind viteve, por duke u mbështetur në gërmimet, që janë bërë në Kalanë dhe Gradishtën Antike të Bushtranit, aty ka pasur jetë edhe në kohërat edhe më të hershme, në atë të Neolitit, gjatë viteve 231-200. p.e.s.. Edhe Koplenica e Bushtranit është ngastër e veçantë, në mes Bilaçit dhe Bushtranit edhe ky kompleks i veçantë, se kur mbahej ndërmend jepej me qesim në të dhjeta.
Në këtë ngastër të Koplenicës, mes livadheve të Asllan Arnautit dhe Dobridubit (Lismirit), gjendet Kalldërma, rreth lumit të sotëm të Bushtranit. Sipas rrëfimit të banorëve të kësaj bashkësie lokale, ky vendbanim dikur ka qenë fshati i vjetër i Bushtranit, në kohën e antikitetit apo siç në popull ndryshe quhet Bushtrani i moçëm. Siç kemi shkruar edhe më lartë, rreth “Lumit të Thatë” të këtij lokaliteti të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, është pllaka e bazamentit të kishës, shqiptare të Bushtranit, gjer sa banorët e këtij lokaliteti i takonin konfesionit të krishterë të Hazreti Isës. Dhe se m’u në ngastrat e dikurshme të kishës shqiptare, serbët-karpatjan, më 1968, do ta bënin zhvarrimit e eshtrave të afërmeve të tyre dhe do ti varrosnin në atarin e kishës shqiptaro- ortodokse këtë serbët e bënë me qëllim dhe tendencë që t’ia zhduknin shqiptarëve këtë atar gjeografik kishtar shqiptar.
Jeta e rëndë socialo-ekonomike e popullatës të vendbanimit të Bushtranit ishte shumë e padurueshme, para dhe gjatë mbretërisë serbo-kroato-sllovene (SKS). Jeta e pa durueshme do të fillonte fill pas LNÇ 1945, stadin e përkeqësimit do të arrinte me OTKUPIN (shpengimin) fatëkeq. Ku shqiptarëve ua merrte shteti të gjitha të mirat matriale për egzistencën e tyre, kjo bëhej nga shteti socialist jugosllav me tendence qe këtyre të fundit t’ua bënte jetën e padurueshme e këta të fundit pastaj të shpërguleshin për në shkretëtirat e Anadollisë. Mu për kete OTKUP popullata e shqiptare e Bushtranit gjatë vitit 1948 me Informbyron jugosllave do të ketë paksim të popullatës prej 700 banorëve sa i kishte para kesaj periudhe, trendi do të ishte në zbritje të sipërme dhe ate do të ishin 350 meshkuj dhe 312 femra d.m.th. 662 banor me gjithësejt familje prej 30 shtëpish.
Trendi i rritjes së popullatës shqiptare do të fillonte gjatë periudhës katër vjeçare dhe ate gjatë viteve 1953-1961. Bushtrani, do t’i kishte atëbotë 830 banor prej tyre ishin 415 meshkuj dhe 407 femra.
Kurse gjatë dhjetëvjeçarit 1961-1971, në vendbanimin tonë nuk do të vërehej ndonjë rritje e ngjeshme e popullatës, ajo do të pësonte një rritje shumë të vogël e kjo do të ishte afërsisht 900 banor. Gjatë kësaj periudhe popullatën ton do ta kaplonin sëmundje të ndryshme më e theksuara ndër këto ishte ajo e TBC, e që në popull ndryshe qyhej edhe sëmundja e veremit. Kjo sëmundje ishte si pasojë e të ushqyerit dobët të poullatës shqiptare të trevës son. Këtë sëmundje më së tepërmi e nxiste dhe stimulonte duhani sepse në trevën ton prej se kur mbahet ment kultivohej me të madhe kjo bimë industriale, sepse duhani e ka një sasi të rrezatimit të uraniumit, i cili rrezatim me të madhe i sulmonte organet respiratore me ato të mëlçisë.
Periudha tjetër e dhetëvjeçarit 1981-1991, ishte koha e vlimeve të mëdha historiko-kombëtare të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, nga hegjemonizmi dhe kolonializmi serbo-jugosllavë.
Gjatë kësaj periudhe kishin filluar ngjekjet, arrëstimet, burgosjet dhe represaljet tjera ndaj popullatës, tek e cila kishte filluar të zgjohej dëshira e tij për liri dhe bashkim kombëtar. Edhe gjatë kësaj kohe nuk kishte ndonjë natalitet të ngjeshëm për popullatën e Bushtranit, ky natalitet ishte i njëjt si para viteve 1981-1991.
Ndërsa, periudha 1994-2002, ishte periudha më e zimta që e kishte përjetuar popullata e Bushtranit. Sepse gjatë mesit të vitit 1994 dhe të viteve vijues 1995-1999, do të fillonte koha e luftës së armatosur të shqiptarëve për liri dhe barazi deri në shkëputje nga Serbia hegjemoniste dhe kolonialiste. Para kësaj kohe Bushtrani do t’i kishte 1100 banorë prej tyre 553 meshkuj dhe 528 femra. Pas kësaj peridhe shumica e banorëve te katundit ton do të fillonin të emigronin nër vendet e ndryshme perëndimore si në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Austri e vendet nordike emigracioni i katundarëve ton do të ishte deri edhe në SHBA dhe Australinë e largët.
Emigracioni i shqiptarëve nga Bushtrani është bërë, duke filluar nga vitet 1972-1975, drejt vendeve perëndimore në fillim drejt Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe nër disa vende tjera skandinave. Ky migrim në fillim ishte për një jetë më të mirë për familjet e tyre.
Në fillim migrimi i banorëve nga vendbanimi ynë ishte vetanak, atje ata punonin gjatë stinës së verër d.m.th. punëtor stinor. Ndërsa pas viteve 1985-1990, ata do t’i merrnin edhe antarët e familjeve të tyre të ngushta mu për këtë është bërë edhe boshadisja në masë të madhe te katundit ton.
Në fillim të vitit 1990, Bushtrani do t’i kishte 200 shtëpi, pas kësaj periudhe numri i banorëve dhe familjeve do të bie në mënyrë drastike, duke u përgjysmuar ai. Kështu për momentin në katund janë 103 shtëpi të banuara ndërsa 97 sysh jana haraba të zbazëta.
Struktura etnike e Bushtranit është heterogjene,këtu përveçse shqiptareve si etni me shumicë jetojnë edhe serbët, malaziasit dhe shopo-bullgarët, një pjesë e sebëve, malaziasëve dhe shopo-bullgarët vijnë dhe vendosen pas Luftës së Parë Ballkanike 1912, në tokat dhe pasuritë e shqiptarëve atokton që ishin dëbuar dhunshëm nga ushtria vrastare dhe piromane sllave per në shkretëtirat e Anadollisë (Turqi).
Përkatësia fetare e vendbanimit ton është i dy besimeve, me shumicë banorët e Bushtranit i takojnë besimit islam, ndërsa sllavo-serbo-malaziasit dhe shopo-bullgarët i takojnë fesë ortodokse, të Kishës së Vaselenës ruse.
Struktura arsimore- menjëherë pas LNÇ më 1945, Bushtrani ishte gati 90% analfabet. Nga vet fakti se gjatë rrezhimit të mbretërisë jugosllave shqiptaret e lokalitetit ton dhe të lokaliteteve tjera mbarë shqiptare e kishin me ligj të ndaluar që të shkonin në shkollë dhe arsimoheshin në gjuhën e tyre amëtare. E vetmja vatër e arsimit ishte shkolla 4 vjeçare në Bilaç dhe atë në gjuhën serbe, disa shqiptarë me mjaft vështerësi të mëdha e ndiqnin këtë shkollë sllave. Mësuesi gjegjësisht daskalli i saj ishte Zafir Stoshiqi, ai ishte i pamëshirshëm për nxënësit shqiptarë ndaj tyre ushtronte dhunë dhe represion me qëllim, që edhe ata pak nxënës të etnosit shqiptarë ta braktisnin shkollën.
Trendi i arsimit do të fillonte të rritej gjatë vitit 1950, e këtej tash në Bushtran gati-gati nuk ka njerëz analfabet. Kjo u bë nga fet fakti se shqiptarët gjatë Jugosllavisë AVNOJ-ane, të Titos iu dhanë disa të drejta e në rend të parë në arsim.
Struktura familjare e katundit ton në fillim ishte patrialkale, me një numër të madh të antarëve që jetonin në bashkësi të mëdha nga 10-20 e më tepër antar që jetonin së bashku. Disa vite pas çlirimit kishin filluar familjet të ndaheshin dhe redukoheshin nga 20-30 antar sa ishin në fillim në familje të vogla nga 5-6 antar.
Kjo do të ndodhte nga fakti se banorët e vendbanimit ton rural do të fillonin të inkuadroheshin nëpër sipërmarrje dhe fabrika të pakta që ishin ngritur gjer atëher. Fabrika e parë e materialeve ndërtimore ishte ajo “BUDUQNOST” e ngritur gjatë vitit 1963. pastaj ishte ngritur dhe funkcionalizuar “MONOPOLI I DUHANIT-Div”, e një sërë fabrikash tjera.
Gjatë vitit 1975-1976, do të fillonte ndërtimi i ujësjellësit të Bushtranit me ramje të lirë nga krojet dhe gurrat e kodrinave dhe maleve te fshatit. Ndërsa para ngritjes së këtij ujësjellsi në ushtran nuk ka pasur ndonjë sistem i ujitjes kolektive të fushës së tij që është mjaft e begat. Por vetem se disa puse që popullata i kishte hapuar vet për ujitjen e bimëve gjatë thatësisë së verës. Gjatë vitit 1983 do të fillonte ngritja e pendës për liqenin atificial të fshatit. Porse sot e kësaj dite mbeti vetëm se penda dhe disa tubacione që ishin shtrirë për ujitje kjo ndodhi pasi nga pushteti atëbotë jugosllav nuk u dhanë investimet e premtuara për këtë lami të meleracionit (ujitjes).
Gjatë viteve 1976-1980, me të madhe bujqit e Bushtranit do të paiseshin me traktor dhe paime tjera buqësore. Ku edhe rendimentet në buqësi do të fillonin të jenë më të larta se herave tjera kur toka punohej me mjete primitive duke i përdorur kafshët si fuqi në lavrimin dhe lesimin e tokës. Rendimenti do të shtohej dhe rritej edhe nga fakti se bujqit duke i përdorur mjetet agroteknike dita ditës i shtonin prodhimet e veta.
Siç e cekëm më lartë banorët e vedbanimit ton rural duke e marr rrugën gurbetit nga puna e tyre nëpër ato vente perëndimore do ti sillnin mjetet e tyre të kursyera dhe do ti investonin ato në ngritjen e mirëqenies së tyre familjare. Pastaj në këtë drejtim ndikim të madh pati edhe kultivimi dhe punimi i tokës me mjete të përsosura agroteknike dhe përdorimi në mënyrë permanente të plehërave atificiale. Pasi në fshatin tonë i takaon deri 20 ari tok e klasit të parë për krye banori.
Nga gjitha që u tha më lartë nuk kishte ndikuar aq në ngritjen e jetës rurale të banorëvete Bushtranit sa kishte ndikuar edhe përvoja dhe kultura e bartur dhe e aplikuar nga ato vende perëndimore ku a ta punonin dhe vepronin ata si punëtor stinor apo edhe të përkoshëm.
Vendbanimi ynë është kodrinomalor me kullosa të shumta për blektorin e imët si të deleve dhive etj. dhe blektorisë së trashë si të lopëve, demave, kuajve, buallicave etj. Sipërfaqe të mbuluara me drunj janë të pakta, kryesisht pjesët e pyllëzuara janë të mbuluara me drunjë gjethëramës si të shkurave, bungaje dhe drurit shkozë etj. ndërsa një sipërfaqe e vogël është mbjellur edhe me drunj halor jo gjetherames siç janë drunj pishe dhe bredhi i bardhë.
Pjesa më e madhe e hapësirës gjeografike e Bushtranit është e mbuluar me akacje (bagrem) të cilin dru popullata e lokalitetit ton e ka mbjellur vetë iniciativisht dhe gjatë pranverës shumë bletar zgjojet e tyre i sjellin për kullosë nëpër keto akacije te fshatit ton.
Bushtani, në të kaluarën ka qenë i njohur për mbajtjen dhe rritjen e deleve ku nëpër kodrinat tona mund të gjeje grila prej 100-200 krerë delesh dhe në tërë fshatin kishte atebotë afro 15.000-20.000 krerë delesh. Përveçse deleve ketu mbahej dhe rritej edhe bagëtia e trash si: lopët, demat, buallicat, buajt, kuajt.
Si gjithëkund në Ballkanin Perëndimor, me mbylljen e kooperativave bujqesore dhe zooteknikave tjera, edhe Kooperativën e Preshevës e gjeti i njëjti fat. Me mbylljen e kësaj të fundit fondi i blekëtorisë si i asaj të imët dhe asaj të trashë, kishte filluar të binte në mëryrë drastike, të thuash edhe deri në zhdukjen e saj totale.
Sot banorët e Bushtranit kryesisht ata të rijtë e kanë marr botën në sy gjer edhe në Australinë e largët për një jetë më të mirë, dhe nga kjo paregullësi e krizës globale fshati është boshadisur nga rinia. Shkolla katër vjeçare është e redukuar nga nxësit shqiptarë dhe janë intergruar dy klasë në një klasë.
* ) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.

………………………………………………….

DOKUMENTARI: MOLLA E KUQE…

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura