PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: A JEMI KOMB, APO KEMI QENË NDONJËHERË?!

Prishtinë, 18. 06. 2013 – Çka po ndodh me qenien tonë Kombëtare e Shtetërore?! E kam fjalën për gjuhën e Firmave në hiç Shtetin e Kosovës që është kultura e prekshme e një Vendi! Realisht në Kosovën tonë të pa Shtet, them të pa Shtet për faktin se po të kishim Shtet me vetëdije Kombëtare nuk do të Regjistronte Asnjë Firmë të Bizneseve të atyre që e bëjnë kërkesën në gjuhë të huaj!!
Emrat e firmave janë kulturë e prekshme e një Vendi!
Sot gjendjen në këtë Fushë e kemi më keq se nën Robërinë Serbo – Jugosllave!? Në të gjitha Shtetet gjuha e Vendit është e mbrojtur me Ligj!!
Si edhe Emërvendet!!
Dy shekuj nën Bullgarinë e Tre shekuj nën Serbinë në Mesjetë si edhe Pesë shekuj nën Turqinë e Dy shekuj nën Serbo-Jugosllavinë, shqiptarët nuk e kanë përlloçur Shqipen me aq fjalë të huaja sa prej Çlirimit të Kosovës 1999-2013!! Dikur në Shqipen depërtuan fjalët e kuptimet Teknike, kurse Sot edhe gazetarët shqipfolës të TV’ve tona përshëndetin me Çao e Adio!!

E fillova me pyetjet, A JEMI KOMB, APO KEMI QENË NDONJËHERË?!
Thash se në të gjitha Shtetet gjuha e Vendit është e mbrojtur me Ligj!! Si edhe Emërvendet!!
Roje e tyre është Shteti. Shtrohet pyetja a kemi Shtet NE??!!
Të përfundojë:
Ai që i ka gëzuar të Mirat e Socializmit e njëkohësisht i ka Luftuar të Këqijat e Tij Nuk ka arsye të kërkojë Sot Jetëgjatësi!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura