SHERADIN BERISHA: ҪFARË HISTORIE MËSOHET NË SHKOLLË?!

Pashtriku.org, 29. 08. 2013 – Historia është si një lum i madh, që rrjedh brenda shtratit të tij. Sipërfaqja e tij prezanton një histori të datave, luftrave, të traktateve, mbretërve, presidentëve, gjeneralëve, të politikës…, dhe krejt kjo është një histori zyrtare të cilën e kemi mësuar në shkollë.
– A është kjo historia e vërtet?!
– Absolutisht – JO!
– PSE nuk është e vërtet?!
– Sepse shumë plane mbeten të fshehur (sekrete) të cilat si të tilla e mbajnë të deformuar kuptimin përmbjatësor të realitetit historik!
– Kush e mbanë të deformuar këtë realitet historik?!
– Politika e planifikuar!
Tashmë dihet mirëfilli, se ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore planifikohet, edhe në politikë ngjarjet e mëdha që bëjnë kthesa historike – PLANIFIKOHEN.
Për të ilustruar këtë fakt, po i referohem Presidenti amerikan Franklin D.Roosvelt.
Ai në një nga fjalimet e tij ka thënë:
“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura