PASHTRIKU: NESËR 13 OJQ-të E PERSONAVE TË PAGJETUR – PROTESTOJNË PARA KUVENDIT TË KOSOVËS!

(Pashtriku.org, 14. 05. 2012) – Sot, 13 OJQ-të e personave të pagjetur kanë lëshuar një Komunikatë për media, përmes së cilës njoftojnë opinionin publik, se nesër në ora 10:00 do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në komunikatë, (të nënshkruar nga 13 përfaqësuesit e OJQ-ve) thuhet: „Ne përfaqësuesit e familjeve dhe OJQ-ve të të pagjeturve të Kosovës kërkojmë nga Kryetari (Jakup Krasniqi) dhe Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mos shfuqizojë rekomandimet dhe votimin e seancave të mbajtura në Parlamentin e Kosovës të datës 03.05.2012 dhe 10.05.2012 në interpelancën e zv.kryeministres Edita Tahiri, që në asnjë mënyrë të mos shfuqizohet kur kanë të bëjnë me kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë deri në zbardhen e fatit të të Pagjeturve. Njoftojmë të gjithë opinionin e gjerë se, ne përfaqësusit e shoqatave të të pagjeturve do të protestojmë para Kuvendit të Republikës së Kosovës në përkrahje të të gjithë Deputetëve që e kundërshtojnë ndryshimin dhe votimin e Rekomandimeve të votuara në seancat e lartëcekura. Ftojmë të gjithë bashkëqytetarët tanë që – nesër më 15. 05. 2012 me fillim në ora 10:00 të na bashkohen dhe të ndajnë shqetësimin me ne.” – përfundon komunikata e 13 OJQ-ve të personave të pagjetur. (Kryeredaktori i pashtriku.org, 14. 05. 2012)

Shikoni listën e nënshkruar nga Përfaqësuesit e autorizuar të 13 OJQ-ve.

———————————————-

MANIPULIMI I KUVENDIT – ME TË PAGJETURIT!…

……………………………………

FATI I TË PAGJETURVE NË KSOVË!

___________________

(PËRGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura