PASHTRIKU: THIRRJE PËR KUMTESA SHKENCORE ‘REKA E EPËRME DHE SHQIPTARËT E REKËS’

Gostivar (Mavrovë), 30. 09. 3013 – Në 100 vjetorin e Luftërave Ballkanike – Duke pasur parasysh se golgotën Ballkanike më së tepërmi e kanë përjetuar shqiptarët, në këtë kontekst Reka e Epërme, Maqedoni, përbën një fenomen që meriton trajtim shumëdimensional si një zonë e populluar me shqiptarë autoktonë, që ndër shekuj janë përballur me sfida të shumta, nga ato të natyrës religjioze, politike, kulturore, arsimore, ekonomike e të tjera. Në dekadën e dytë të shekullit XXI bëhen plot 100 vjet nga luftërat ballkanike, një jubile ky i shënuar në vende të ndryshme, që meriton të fokusohet edhe nga profilet shkencore shqiptare dhe të tjera, gjithnjë me qëllim që të nxirret në dritë e vërteta lidhur me këtë rajon/zonë zorrë qorre e shqiptarisë, si pasojë e zhvatjes, mostrajtimit adekuat nga politikat dhe pushtetet e kohës (Mbretëria Serbe, Bullgaria, SKS, regjimi komunist, demokracia joautentike e kohës).
Meqë misioni i intelektualit është të lë gjurmë në kohë dhe të shprehë konsktruktivitetin e tij social, ne – një grup pedagogësh me prejardhje nga vetë ky rajon, e gjetëm të arsyeshme që t’i mbledhim dijetarët, shkencëtarët, publicistë dhe intelektualë në përgjithësi, për të shprehur diskursin e mirëfilltë objektiv, pa ngarkesa ideologjike, lidhur me fenomenin e quajtur Rekë. Ndër të tjera si motiv na ka shërbyer edhe ideja e borxhit që brezat e rinj kanë ndaj atyre që janë viktimizuar për hir të mbrojtjes së identitetit dhe kauzës sonë kombëtare.

Shqiptarët e Rekës së Keqe…

Në këtë drejtim, të mbështetur edhe nga shoqëria civile dhe qytetarët në përgjithësi, bëjmë publike thirrjen për kumtesa shkencore që lidhen me temën nga këto sfera:
– histori
– sociologji
– ekonomi
– gjuhësi
– folklor
– etnografi
– kulturologji
– arsim
– pedagogji
– gjeografi
– politologji
– art figurativ

ABSTRAKTET:
– Afati i dorëzimit të abstrakteve: 20 Tetor 2013
– Afati i fundit i dorëzimit të punimeve: 25 Nëntor
– Abstraktet duhet të jenë jo më tepër se 300 fjalë dhe të shoqëruara me 5 fjalë kyç.
– Abstraktet dorëzohen në njërën nga këto tre gjuhë:
1. shqip,
2. maqedonisht dhe
3. anglisht.

Përgjigjja për abstraktet e pranuara më 30 Tetor 2013.

TEKSTET E PLOTA TË KUMTESAVE
Dorëzohen deri më 25 nëntor 2013,

[email protected]
[email protected]
[email protected]
Pjesëmarrje është pa pagesë.
Tekstet e recenzuara dhe të dërguara brenda afatit do të botohen në një përmbledhje kumtesash me karakter shkencor.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura