MR.SC.METUSH ZENUNI: TITISTËT DHE ‘IDEALISTËT’ E RREJSHËM!

Zvicër, 10. 11. 2013 – Komunistët Jugosllav nga lufta e dytë botërore e deri në vitin 1990 ishin kundër çdo gjëje shqiptare, kundër flamurit, kundër gjuhës shqipe, kundër shtetit Shqiptar dhe kundër udhëheqësit të saj Enver Hoxha. Ata ishin kudo, vrojtonin gjithçka dhe denonconin rininë shkollore e studentore, mësues, fshatar e punëtor, vetëm për një këngë atdhetare, vetem për një E.H apo K.R. të shkruar në mur, në fushë, apo në avullin e dritarës në shkollë ose fabrikë. Këta Titist të zellshëm, ishin edhe antifetar dhe nuk besonin as në fe e as në zot, bile talleshin me te.
Në vitin 1990 kur përfundoi lufta e ftoftë dhe ra sistemi komunsit, këta nxënës të shkollës së Kumrovcit, nga LKJ, LSPP, LKK, UDB etj, kaluan në LDK, në PF dhe në PLK. Ky gjak i prishur shqiptari, në vend se të kërkojnë falje për bashkëpunim me UDB-në, për vrasje, burgime e tortura, pasi hetuan terenin mirë morën ofanzivë kundër rinisë atdhetare, kundër të burgosurve politikë dhe kundër LPRK-së e Lëvizjes ilegale në përgjithësi. Ata tash ndërruan lëkurën dhe u bënë demokrat, filluan të shkojnë në xhami dhe u bënë burra të urtë e të mirë.
Ata përsëri duke përfituar nga trazirat në Shqipëri me 1990 e 1991 u vërsulën duke sharë sistemin e Enver Hoxhës dhe Shqipërinë, si metodë e mirë për t’i fshehur krimet e tyre që kishin bërë në Kosovë dhe vise shqiptare në Jugosllavi. Titistët bënin propagandë kundër Shqipërisë dhe u thonin masave në tubime ,,Enveri ka bërë krime mbi shqipëtarët dhe kjo është arsyeja pse ne komunistët e Titos nuk e kemi dashur. Ne e kemi ditur se ai është kundër popullit, prandaj nuk kemi dashur e nuk duam bashkim kombëtar,,.

===========================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

FAKTET QË FLASIN PA FJALË!

 Në këtë lojë ata i vranin dy zogj me një gur. Edhe bënin argatin e Sërbisë kundër Shqipërisë edhe propagandonin në popull se ,,të burgosurit në Kosovë dhe LPRK, meqë janë Enverist janë edhe kriminel bandit, janë Marksist-Leninist, Stalinist, pra jane spiuj të Rusisë dhe Serbisë,,. Kyqja e disa të burgosurve politik në LDK dhe bashkëpunimi i tyre me Titistë e UDB-ash, u dha atyre forcë që edhe më zëshëm të mblidhen rreth LKJ-së së Re, dhe bashkë me ,,patriotët,, ish të burgosur, na sulmonin dhe na etiketonin tash neve që kishim mbetur me ideal për çlirim dhe bashkim kombëtar në LPK, bile më keq dhe më shumë se LKJ-istët dikur.
Edhe kur ne si LPK e krijuam UҪK-në në vitet 1993-1994, dëmi dhe kundërshtimi më i madh na erdhi pikërisht nga disa të burgosur politik, që i bënin temena tradhëtarit Ibrahim Rugova deri në përfundim të luftës, duke u bërë kështu hisëdar të luftës kundër çlirimit kombëtar dhe argat të robërisë. E quditshme është periudha pas luftës dhe krijimi i PDK-së, e cila e shkatërroi nënën e vet që i lindi dhe i bëri diplomat e komandant, pra LPK-në, krijuesja, financuesja dhe rrita e UҪK-së. Këta ,,bij të saj,, idealist të shtirur, e vranë nënën e tyre, sepse nuk ua donin jugosllavët dhe disa të burgosur që ishin strukur në fotelet e LDK-së. Atyre, pra ish udhëheqësve të LPK-së deri në luftë, u vinte e ju vjen turp të thonë se janë bij të saj.
Tash PDK është një LKJ e re dhe në te është mbledhur gjithë llumi i shqiptarëve që nga Lufta e Dytë Botërore me disa përjashtime të vogla. Këta ,,idealist të rrejshëm,, tash kanë pushtet, nga leckanë e të varfër, janë bërë për çudi milionerë, disa i kanë ndërruar edhe gratë, kanë privilegje kanë xhipa të zinjë dhe nuk kanë turp të thirren edhe në emër të patriotizmit e të luftës. Sot një anëtar i PDK-së, që ka qenë UDB-ash den baba den, apo ka qenë kunder LPK-UҪK, duke qenë servilë dhe shërbëtor i çdo regjimi, ka më shumë autoritet se një invalid apo veteran i luftës, se një atdhetar që gjithë jetën e ka shkrirë për atdhe, nëse ai nuk është në PDK.
Kjo që po ndodh qe 15 vjet pas luftës, është fyerja më e madhe që iu bëhet idealistëve atdhetarë që punuan dhe luftuan pa hile për atdhe, është shkelje mbi gjakun e dëshmorëve dhe atyre që u vranë e u torturuan në burgje e kazamate Jugosllave. Kjo që po ndodh tash e 15 vite, tregon se ne si popull nuk kemi vlera njerëzore, ende kemi mentalitet të robit dhe jemi në krizë të rëndë morale. Edhe një herë më shumë se kurrë është në modë thënia profetike e Fan Nolit të madh se “tek shqiptarët, patrioti quhët tradhëtar e tradhëtari patriot…”!!!?
– Autori është historian dhe veprimtar içështjes kombëtare.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura