Pashtriku.org, 28. 11. 2013 – (Në 58 vjetorin e lindjes së Adem Jasharit) – Më 28 nëntor 1955, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, që e festonte për çdo vit, iu shtua edhe një festë tjetër, Datëlindja e djalit, të cilin e pagëzoi me emrin ADEM. Atë ditë natyrshëm djepin e Ademit e mbulojë me Flamurin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Tashmë kur Familjes së Shaban Jasharit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur, i cili gjatë luftës së UҪK-së do të shndërrohet në legjendë dhe si i tillë do ta fitoi pavdekësinë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Komandant Adem Jasharin!
* * *
=============================
(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, Sh. Berisha)