ABAS FEJZULLAHI: TREPҪA DHE GJENDJA E XEHTARËVE (1988-2014)

Bern, 27. 02. 2014 – (Në shenjë nderimi dhe rikujtimi të grevave të xehtarëve të Trepçës) – Greva e xhehtarëve (minatorëve) në thellësinë e nëntokës të Trepçës, prej 20 – 28. 02. 1989 në Zgafellë, ishte mënyra e kundërshtimit kundër Sërbisë, për veprimet e saja kundër shqiptarëve të Kosovës. Lajmi për grevën dhe kërkesat e xehtarëve shpërthyen kufijt e Jugosllavisë dhe u përhapën në tërë botën. Kërkesa për pajtimin e gjaqeve, si dëshirë dhe ide burimin e ka nga thellësia e nëntokës dhe shpirtit njerëzor të xehtarit Halit Istrefi që si lajm dhe kërkesë për mjetet e lajmeve (informimit) për publik e paraqiti xehtari (minatori) Sefedin Istrefi, kurse jetësimin në terren anë e këndë Kosovës e filluan një grup i studentëve si: Hava Shala, Myrvete Dreshaj, Binak Dinaj, Musë Berisha etj, dhe më pastaj në ballë të pajtimit të gjaqeve u vu i paharruari Anton çetta, Zekeria Cana, Dom Lush Gjergji, Hoxha Xhevat Kryeziu, Mark Krasniqi, Idriz Kakrruku etj., të cilët e përmbyllen me sukses detyrën e tyre vullnetare në bashkëpunim me familjarët dhe popullin, për pajtimin e gjaqeve dhe bënë bashkimin e popullit si kurrë më parë kundër pushtuesit serbosllav.
Po kush e prishi gjatë dhe pas lufte këtë bashkim dhe pajtim … ?!

Po sa vrasje kanë ndodhur mes shqiptarëve gjatë dhe pas lufte, ku për fatin e keq të shqiptarëve vazhdon ende sot e kësaj dite dhe tani ka marrur përmasa shqetsuese… ?
Po pse ndodhën e vazhdojnë të ndodhin këto… ?
Kush mund të fajsohet tash për këtë lëngjyrë të pa shëruar …?
Kërkesat e njohura të xehtarëve të Trepçës, për situatën politike në KSA të Kosovës dhe rrezikimin e qënies biologjike dhe kombëtare të shqiptarëve nga shovenizmi çetnik i Serbisë në emrin e Federatës Jugosllave, lëkundën themelet e Jugosllavisë aso kohe, dhe si pasoj e kërkesave të mirënjohura – xehtarët u ndëshkuan nga regjimi serb me masat e dhunshme, pezullimin e autonomisë dhe hudhjen në rrugë të xehtarëve me të vetmin qëllim që të gjunjëzohen për kafshatën e bukës-URINË si luftë speciale, pasi që puna në xeherore ishte i vetmi burim ekzistence.
Në mbrojtjen e mirëqenies së xehtarëve, doli populli i Kosovës në tërsi dhe në mes tjerash lindi edhe SHH “Familja Ndihmon Familjen“ e cila ndihmoj xehtarët fillimisht dhe pas disa vitesh edhe shtresat tjera të skamnorëve, që jo vetem se nuk lejuan gjunjëzimin e xehtarëve në veçanti dhe skamnorëve tjerë në përgjithësi të gjunjëzohen para pushtuesit serb, për kafshatën e gojës, siç kishte planifikuar Serbia përmes elaborateve të ndryshme të ASHAS dhe Kishës Orthodokse Serbe.
Kujtime nga qëllimet dhe gadishmërit e xehtarëve të Trepçës, për Kosovën:
Meqë kam pasur rastin të jem në lidhje me kryesinë e Sindikatave të xehtarëve të Trepçës në Mitrovicë dhe të bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimet për t`ju kundërvu masave serbe, kundër luftës së pa shpallur botërisht, por të zbatuar praktikisht, LUFTËN E URISË, përmes aksionit gjithë popullor “Familja Ndihmon Familjen“ luftë e cila zbatohej në heshtje, tue i larguar xehtarët dhe punëtorët tjerë nga puna me masat e ndërmarra të dhunës.

Çfarë ishin në gjendje të bënin xehtarët e Trepçës për Kosovën?
Në takimet që kam pasur me xehtarët e Trepçës gjatë bisedave dhe takimeve me rastin e njëvjetorit të grevave, por edhe më vonë, xehtarët në mesin e shumë gatishmërimve, kishin edhe këtë gatishmëri që vlen për ta përmendur me këtë rast:
„… Qysh në ditën e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ata që mbesim gjallë, jemi të gatshëm, me punuar tri vite pa rroga, vetëm t`i kemi të siguruar gjërat elementare për ushqimin e familjes dhe veshmbathje, pa kurrfarë luksi tjetër, që ta zhvillojmë dhe forcojmë Shtetin e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik… punësimin dhe mirëqënien…“.
Po çfarë ndodhi me Pavarësinë e Kosovës me Trepçën dhe xehtarët ?
Ndodhi ajo që s`është dashur të ndodh…!
Nga institucionet përgjegjëse të Kosovës njerëzit përgjegjës të caktuar në Trepçë, as që interesoheshin për gjendjen dhe mirëqënien e tyre, edhe më të rëndë se në kohën kur Serbia i largoj me dhunë nga puna, por populli ju gjind pranë…
Pasuritë e mbetura të Trepçës, nga njerëzit e caktuar nga qeveria nëpër poste udhëheqëse, jo veteëm që s`u kujdesën për ruajtje, mirëmbajtje dhe riaktivizimin e kapaciteteve për punë e prodhimtari, por u keqpërdorën, u vodhën, u dëmtuan edhe më tepër nga vet vendorët si drejtues e përgjegjës të emruar nga pushtetarë partish në pushtet … !

Ndërsa gjendja e xehtarëve vazhdimisht përkeqësohej dhe ishte dhe ende mbetet e mjeruar, pa përkrahjen dhe përkujdesin institucional qeveritar, që ka qenë dhe vazhdon të jetë e interesuar vetëm për ta privatizuar e shitur atë, siç ka bërë deri me tani gati me të gjitha ndërmarrjet dhe pasurit publike, tue lënë pa punë qindra mijëra punëtorë dhe tue i shëndrruar ata në lypsarë e varfnjak me një gjendje të rëndë ekzistence në skamje e mjerim të skajshëm, dhe ky mjerim dëshmohet nga pamjet e hershme të mengjësit të skamnorëve që lypin gjëra ushqimore nëpër kontonjerët e mbeturinave …!
Fenomeni i vetvrasjeve s`ka qenë i njohur, përveç rasteve të sëmura, ndërsa që nga vitet 2000 e këtej këto vazhdimisht kanë shënuar rritje dhe tani më janë shndërruar gati në dukuri, për shkak të skamjes dhe varfërisë së skajshme nga papunësia mbi 50%..!
Këtë gjendje, se kanë meritur në rradhë të parë xehtarët por edhe të gjithë të punësuarit e më parshëm në ndërmarrjet publike të ndryshme, të cilat u privatizuan apo më mirë me thënë u përvetsuan, keqprivatizuan, u plaçkitën e u vodhën për ditën me diell…pa dhënë askush kurrëfarë përgjegjësie për gjendjen e krijuar që sot ekziston në Kosovë…!
Si përfundim:
Në një vend ku s`kanë zbatim Ligjet dhe Drejtësia, kanë zbatim të sukseshëm, keqpërdirimet dhe të gjitha të këqijat në të gjitha drejtimet, e këto në Kosovë tani ma janë dalur lakuriq dhe për fushë siç thotë populli – për çdo ditë… !

*****************************************************

– NJË SHKRIM TJETËR PËR TË NJEJTËN TEMË – 
ARIF EJUPI: MINATORËT E TREPҪËS ROJE NË HISTORI DHE HISTORI NË KOHË
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2421

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura