Zvicër, 03. 03. 2014 – Përkujtim në dhjetëvjetorin e vdekjes së veprimtarit të paepur për çlirim e ribashkim kombëtar, Rexhep Halimin, i cili vdiq më 18 shkurt 2004 – (Shqiptarët, nuk do të kenë gardhiqe, ideali për t’i realizuar aspiratat tona, nuk do të plaket kurrë, sepse rruga jonë është rruga e bashkimit kombëtar për të cilën ne po punojmë dhe do të punojmë, se për këtë kanë luftuar edhe dëshmorët, madje edhe janë flijuar për këtë ideal. – Rexhep Halimi)
Rexhep Halimi, tashmë Hero i Kosovës, veprimtar i devotshëm, i lindur më 23 prill 1950 në fshatin Sushicë të Shtërpcës, vjen nga një familje me tradita patriotike, e cila asnjëherë nuk ishte pajtuar me regjimet pushtuese. Kishte vetëm disa klasë fillore, po kishte lexuar shumë. Shkollë më të madhe kishte shkollën e vuajtjes, përvojën që ia dha jeta.
– Atdhetari Rexhep Halimi –
Rexhep Halimi, me që vinte nga një familje e varfër, detyrohet të punojë që në mosh të re, vjen në Zvicër nga viti 1970, ku dhe ra në kontakt me veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare. Qysh herët e ndjeu peshën e rëndë të robërisë dhe të gurbetit, kuptoi padrejtësit që i bëheshin popullit shqiptar në trojete e veta e të mbetura padrejtësisht nën Jugosllavi. Si patriot dhe adhurues i flaktë i shkollës dhe përparimit, për t’i pajisur me dije mergimtarët dhe ata në Kosovë, që nga viti 1976 shpërndante nëpër mërgimtarë gazeta dhe libra të botuara në Shqiperi, dhe të njejtat, për kundër rrezikut dhe burgut që e priste për çdo moment, ai do t’i sillte edhe në Kosovë të cilat pastaj do të shpërndaheshin ilegalisht. Shqipërinë Socialiste dhe udhëheqësin e saj, Enver Hoxhën, i adhuronte shpirtërisht. Ishin hallet e gjithë popullit shqiptar në Jugosllavi, hallet e padrejtësive të mdha, diskriminimi nacional e social që e preukoponin pa ndarë dhe pas kontakteve të para me Hajdin Abazin, Xhabir Morinën, Emrush Xhemajlin, Sadik Balajt, Enver Topallin, Imer Graincën, Ibrahim Xhemajlin, etj. fillon të zhvillojë aktivitetin në mënyrë të organizuar.
Në vitin 1979 në një koncert me kangëtarët nga Kosova, në “Helvetia Platz” në Cyrih Rexha do të bie në kontakt me Kadri Zekën, në kohën kur Kadriu shpërndante afishe kundër politikës jugosllave. Nga ky moment filloi edhe ky t’i ndihmoi në shpërndarje të afisheve. Nga viti 1980 do të njihet edhe me Ibrahim Kelmendin dhe Hysen Gegën, me të cilit shpërndante trakte, afishe, thirrje të ndryshme për demonstrata etj. Rexha nga Zvicra dhe Hyesni nga Gjermania do të bartin afishe edhe në Kosovë dhe do t’i shpërndanin edhe në atdhe, si: „Vdekje Satrapit Josip Broz Tito – Liri Popullit“, trakte të “Frontit të Kuq” etj.
Traktet dhe parullat që i ka shkruar Kadri Zeka, në banesën e Saqip Zymberit, Rexhep Halimi, Ibrahim Kelmendi, Saqip Zymberi, Iljaz Krasniqi, Skender Berisha, Hajdin Daka etj., do t’i shpërndanin dhe do t’i ngjesin në vende të përshtatshme për t’u parë. Rexha do të jetë njëri ndër organizatorët e parë në demonstratat e para më 11 prill 1981 në Bern e Cyrih, ai do të jetë gjithmonë në ballë të tyre.
Rexha duke shënuar Ditën e Flamurit në vitin 1981 në Shtutgart të Gjermanisë do të takohet për herë të parë me Jusuf Gervallën. Pra Rexha që nga keto takime, së bashku me ta, do të bëjë përpjekje të pandërprera deri në fund të jetës. Gjithashtu, së bashku me shokë tjerë, pas rënjës dëshmorë të vëllazërve Gervalla dhe Kadri Zeka, do t’i organizonin bashkatdhetarët për çështjën kombëtare, nëpër demonstrata për të demaskuar armikun shekullor serbosllav, për të ndihmuar forcat çlirimtare në Kosovë, për formimin e UÇK-së të cilës Rexha iu gëzua pa masë.
Tashmë ishe bërë i njohur për mërgimtarët si Rexha i Cyrihut. Nuk kishte veprimtar legal e ilegal që kishte kaluar në Cyrih e të mos ishte njohur me Rexhën. Të gjithë që kishin kontaktuar me te kishin njohur bujarinë, atdhedashurinë dhe përkushtimin e tij për çlirim e bashkim kombëtar. Me qindra janë musafirët që e kanë shijuar sofrëne tij me traditat popullore – Bukë, kripë e zemër!…Banesën e tij në Cyrih, përveç të tjerëve, e kanë vizituar edhe Kadri Zeka, Ahmet Haxhiu, Fadil Vata, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Agim Bajrami, Hasan Mala, Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Tafë Tafa, Ibrahim Kelmendi, Saqip Zymberi, Iljaz Krasniqi, Skënder Berisha, Beqir Beqa, Faik Racaj, Gafurr Elshani e shumë e shumë të tjerë…Edhe autori i këtij shkrimi ka pasur nderin që të pritet e të hajë bukë në sofrën shqiptare, në Cyrih, të këtij atdhetari zemërbardhë.
Që nga viti 1981, jo vetëm që e kishte ndarë klubin „Përparimi“ nga klubi jugosllav „Slloga“, po me guximin e pashoq, ia ka prishur planet konsullatës serbe në Cyrih, që ishte një çerdhe e UDB-së.
Falë Rexhës, Saqipit, Hasanit, Ilaz Krasniqit e Ilaz Pirevës, Skender Berishës e të gjithë shokëve në Zvicër, si Isa Elshanit, Jahir Prenës, Selim Demirit, Ibrahim Kelmendit në Gjermani, Haki Selës e Fadil Ndrecës në Francë e të tjerë, pas ramjës së tre dëshmorëve, levizja e punëtorëve shqiptar jo vetëm që nuk u shua, por ajo do të forcohet dhe, me vendosmeri të pashoqë, do ta vazhdonte aktivitetin edhe më të madh për realizimin e aspiratave të popullit shqiptar që ishin edhe ideali i deshmorëve Jusuf, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka.
Që nga viti 1982 ishte anëtar i LRSHJ-së. Në Mbledhjën e Parë të Përgjitshme të LPRK-së, që u mbajt në Zvicër, korrik 1987, (St. Gallen, Cyrih, Delemont), Rexha do të jetë edhe anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjishëm të LPRK-së, detyrë kjo që ai e ka kryer me përgjegjësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Me përvojën, guximin dhe temperamentin e një malësori të vendosur, me atë që e thoshte dhe e bënte, do të jepë kontribut të jashtzakonshëm deri në përfundim të jetës.
Pas Deklaratës Kushtetuse, Kushtetutës së Kaçanikut dhe referendumit gjithshqiptar në Jugosllavi, politika paqësore do ta bënë nervoz sepse ishte i bindur se Serbia pa luftë kurrën e kurrës nuk do ta lëshonte Kosovën. Ishte ndër të parët që kishte kërkuar me kambëngulje forcën aktive çlirimtare, pra formimin e një force ushtarke.
Lëvizja popullore për Republikën e Kosovës, për t’i ndihmur popullit gjegjësisht familjet e të burgosurve politik, për t’i ndihmuar forcat çlirimtare aktive, do të vendosë për hapje të një konto të rregulltë dhe transparente, në emër të Rexhep Halimit dhe të njejtën do shoqërojë me një thirrje për bashkatdhetarët, se ku mund t’i derdhin mjetet materiale. Kjo thirrje do të shpërndahet në demonstratën dyjavore, prej 19 maj – 2 qershor 1990 në Gjenevë.
Rexhep Halimi do të jetë ideator i vendosur për një fond që do të ndihmonte rezistencën aktive, djemtë dhe vajzat e pushkës, dhe këtë do ta realizojë në Mbledhjën e Katërt të Përgjithshme të LPK-së, D.J. jashtë vendit, ku do të jetë njeri ndër administratorët e parë të saj së bashku me Musa Xhaferin- drejtor, e Xhani Shalën-anëtar etj. Fondi në fillim do të jetë si fond për të burgosurit politik. Në muaji nëntor të vitit 1993 do të zyrtarizohet si Fond « Vendlindja Thërret », për të cilin fond, Rexha do të jepë kontribut të jashtzakonshëm; si gjithmonë dallohej nga të tjerët duke ndihmuar fondin dhe duke grumbulluar të holla për te.
Banesa e Rexhës do të jetë bazë kryesore e takimeve të veprimtarëve, antarëve të kryesisë dhe mbledhjeve të shumta ku do të mirren vendime shumë të rëndsishme për çështjën kombëtare, deri në përfundim të luftës dhe, jo vetëm kaq, po edhe shtëpija e tij, bashkë me vëllazërit e tij në Kosovë do të jetë bazë e ilegalës dhe e luftës së UÇK-së.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Rexha nuk do të pajtohet me Mbledhjën në Prizren që deklaron për kalimin e LPK-së në parti politike dhe për këtë do të kërkojë dhe do të bëjë një komunikatë me të cilën kundërshtohet ky vendim. Me këmbëngule deklarohet se LPK-ja do të vazhdojë punën deri në realizimin e programit të vet. Në keto rrethana shumë të paqarta Rexha me shokë të LPK-së do të kërkojë vazhdimin e aktivitetit të LPK-së dhe Fondit « Vendlindja Thërret ». Meqe gjendja ishte e tensionuar dhe e paqartë për një pjesë të anëtarëve të LPK-së, pas formimit të Partisë për Prospiritet Demokratik, pas qendrimit jo të volitshëm të faktorit ndërkombëtar ndaj LPK-së, pas disa kërcnimeve të disa « patriotëve », Rexha do të kërkojë me kambëngulje riaktvizim e Fondit dhe pranoi guximshëm të jetë kryetar i Fondit « V.Th » të cilin funksion do ta ushtrojë me përkushtim e dinjitet deri në kalim të tij në Fondin « Liria Kombëtare ».Tërë jetën e kaloi në mërgim në kushte e rrethana të vështira por të ndershme e me aktivitet të palodhshëm për çështjën shqiptare dhe duke u ndier krenar se ishte shqiptar.
Pa Rexhën të vendosusr, me shokë si ai, njeri që fliste shkurt e shqip, për antarët e kryesisë do të ishte vështirë që të qendronin para provokimeve e shanatazheve të individëve e grupeve të pa kulturë e naiv, do të çalonin shumë vendime të LPK-së, nuk do të themelohej Fondi « V.Th », nuk do të vazhdohej aktiviteti i LPK-së dhe i fondit « V.Th ».
Vdekja e papritur e Rexhës së Cyrihut ishte humbje e madhe, jo vetëm për familjën e tij, po ishte e madhe edhe për LPK-në, për të gjithë atdhedashësit që ishin mësuar ta shihnin gjithmonë aty ku thërriste nevoja e detyra për ta ndihmuar me gjithë shpirtin dhe zemren e madhe çështjën kombëtare. Edhe pse vdiq relativisht i ri, megjithatë pati fatin e madh ta shihte dhe ta gëzonete Lirinë e brishtë të Kosovës që, falë njerzve si ai, u bë realitet.
Por, heronjtë nuk vdesin kurrë, sepse emrat dhe veprat e tyre bëhen të pavdekshëm! Ata u nderuan, nderohen e do të nderohen me respekt të madh nga populli, kështu ata e kanë fituar përjetësinë në zemrat e popullit, sepse ata tërë jetën e tyre i shërbyen atij me përkushtim.
Rexhep Halimi dhe shumë atdhetarë tjerë, do të prehën të qetë në amshim vetëm atëherë kur shqiptarët të bashkohen në Shqiperinë Natyrale dhe kur të funksionon shteti ligjor e demokratik.
Më 28 Nëntorit të vitit 2012, në Festën Flamurit dhe në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në bazë të kompetencave të saj kushtetuese, e ka dekoruar Rexhep Halimin me urdhin “Hero i Kosovës”. Me këtë rast të dekoruar me këtë urdhër do të jenë edhe këta veprimtarë: Jashar Salihu, Ahmet Haxhiu, Fadil Vata, Xhemajl Fetahaj, Sabit Veseli, Remzi Ademaj, Rexhep Bislimi, Fahri Rrahman Fazliu, Bahri Rrahman Fazliu, Agron Muharrem Rrahmani, Ismail Dumoshi, Rrustem Bruqi, Ahmet Shaban Kaçiku, Basri Halil Canolli, Xhevat Jusufi, Qamil Hafiz Iljazi, Agim Shala, Agim Binak Çelaj etj…
Veprimtaria e Rexhës gjithmonë do të kujtohët e nderohët në breza me respekt të veçantë. Rexha, do të mbetet shembull për të gjitha gjeneratat se pa sakrifica sublime nuk mund të fitohët liria.
QOFTË I GJALLË GJITHMONË KUJTIMI PËR TE!
LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË REXHEP HALIMIT!