A PO SHKON NJERËZIMI ME BARCODIM DREJT KONTROLLIT TOTAL?!

A PO SHKON NJERËZIMI ME BARCODIM DREJT KONTROLLIT TOTAL?!

Editori, 27 tetor 2021

Kina Sugjeroi Zyrtarisht “Shenjëzimin” e Njerëzve Globalisht me ‘Barcode’, mes një “Vaksine të Çertifikuar” për Coronavirus-in!

23 NËNTOR, 2020, MAST.AL

Presidenti kinez Xi Jinping (vendi i të cilit është përgjegjës për pandeminë) sugjeroi qartazi shenjëzimin me kodin QR (barcode i njohur) në të gjithë popullsinë e globit në mënyrë që, sipas tij, “të përmirësojmë tregtinë dhe udhëtimet” që janë dëmtuar nga Coronavirus-i.

Përkatësisht, duke folur gjatë Samitit G20, presidenti kinez tha:

“Në momentet që përpiqemi të kontrollojmë virusin, duhet të bëjmë të mundur sigurinë dhe funksionimin normal të industrisë globale dhe të zinxhirit të furnizimit me mallra”, këtë tha presidenti kinez, ditën e shtunë në tele-samitin e G20, duke bërë fjalë edhe për nevojën e “minimizimit të taksave dhe barrierave në tregti” dhe “liberalizimin” e tregtisë në produkte kritike mediko-farmaceutike, duke vazhduar më pas me argumentin dhe duke thënë se, për ta realizuar këtë duhet të krijohen mekanizmat të cilët do të thjeshtëzojnë rrjedhën dhe transportin e produkteve dhe të shërbimeve, në një periudhë ku tregtia është vënë në sprovë nga virusi.

“Kjo zgjidhje mund të vijë në formën e kodeve QR, të cilët do të mbartin informacion për gjendjen shëndetësore të çdo personi”, tha Xi.

“Kina ka sugjeruar një mekanizëm global të një proçesi të gjithëpranuar çertifikimi shëndetësor, bazuar në kontrolle të acidit nukleik dhe në formën e instalimit tek njeriu të kodeve QR, që do të jenë të pranueshëm globalisht. Shpresojmë  që gjithmonë e më shumë shtete ta pranojnë këtë mekanizëm.”

Në thelb, tifozët e “epokës së re” dhe të “ristartimit të madh” të ri, nuk po fshihen më, kanë dalë publikisht, ashtu si presidenti kinez, që është dhe një prej mbështetësve kryesorë të globalizmit.

Një çertifikatë shëndeti e dakortësuar dhe e pranuar nga të gjithë, që do të jetë e vlefshme për të gjitha vendet e botës dhe që do të jetë një çertifikatë në formë ‘barcode’, që do e mbartë gjithkush në trup, që pa të nuk do të mund të bëjë asnjë transaksion tregtar, nuk do të mund as të udhëtojë.

Dhe natyrisht meqë asgjë nuk është rastësi, një sistem global shenjëzimi/vule për shëndetin tonë, për herë të parë u përmend – ku tjetër – në Forumin Ekonomik Botëror, ku dhe u sugjerua i ashtuquajturi ‘CovidPass’, “për t’u ringritur turizmin dhe udhëtimet, të cilat u dëmtuan nga pandemia”.

Në foto: Kodi i njohur QR

Natyrisht Forumi Ekonomik Botëror hodhi si padashje në treg edhe librin “Covid-19: Τhe Great Reset” (Covid-19: Rivendosja e Madhe) që e kemi parë në duart dhe në zyrat e disa kryeministrave të Europës.

Të gjitha janë të ndërlidhura, por më e keqja është se askush nuk fshihet më, por e thonë hapur dhe qartazi, ‘VULË’, ‘SHENJËZIM’ (çip).

Aspak rastësi dhe manipulimi gjigant i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe një përpjekje vigane që të mos zgjidhet presidenti Trump, i cili ishte dhe është i vetmi udhëheqës kundër globalizmit dhe planeve ugurzeza të Kinës për njerëzimin.

Po bëjnë gjithçka është e mundur që të vendosin në krye të Amerikës lolon dhe devijantin Biden, që të rrëzohet edhe kështjella e fundit e njerëzve të lirë, e ekonomisë së lirë, që të rrëzohet ekonomia më potente në glob, që të rrëzohet Amerika, për ta drejtuar qendrën e qeverisjes globale në Pekin.

Imponimi i një sistemi kontrolli, gjoja për të mirën tonë, për të mirën e shëndetit tonë, është hapi i parë dhe i rëndësihëm i instalimit të diktaturës globale. Kontroll total, mbi këdo, kudo, kurdoherë dhe për gjithçka.

Dhe nëse dikush mendon se këto masa kanë karakter të përkohshëm, gënjen veten. Nëse sot nuk ngrihemi kundër globalizmit, nesër do të gjendemi në diktaturën globale, si kavje, si skllevër.

Të vazhdueshme janë lajmet se virusi nuk do të largohet kurrë nga jetët tona, ndërkohë që shkencëtarë të fushës, të paguar, bëjnë fjalë edhe për një valë të tretë dhe ‘pasnesër’ ndoshta edhe për një valë të katërt.

Të gjitha këto masa kufizuese, do të marrin karakter të përhershëm dhe do të na çojnë në kufizime edhe më strikte, edhe të ashpra, për hir të “epokës së re” dhe të “ristartimit të madh”.

Dhe meqë, siç e thamë, asgjë nuk është rastësore, nuk do të lodhemi ta themi, por vlen t’i kushtoni vëmendje fotografisë së artikullit, që është kopertina e revistës “The Economist” e viti 2015, ku gjenden lirshëm simbolikat e fshehuar dhe ato të shfaqura. Në mes të udhëheqësve ndodhet presidenti i Kinës dhe pikërisht prapa tij një polic që mban maskë dhe doreza.

***

Nuk ka më kohë duhet të dalim në rrugë dhe të përmbysim qeveritë vasale!

Kaloje artikullin, tek të gjithë të njohurit, sepse kjo është luftë mes njerëzores dhe diabolikes! Me të keqen duhet të njihemi të gjithë, në mënyrë që të mund të përballemi!

——————

Burimet:

Covid-19: China pushes for QR code based global travel system (Covid-19: Kina angazhohet për sistemin global të udhëtimit të bazuar në kodin QR)

https://www.bbc.com/news/business-55039662

***

China’s Xi Jinping is pushing for a global Covid QR code. He may struggle to convince the world (Kina Xi Jinping po bën presion për një kod global Covid QR.  Ai mund të luftojë për të bindur botën)

https://www.cnn.com/…/china-xi-qr-code…/index.html

***

Coronavirus: Chinese President Xi Jinping proposes global QR code system to help free up travel – (Coronavirus: Presidenti kinez Xi Jinping propozon sistemin global të kodit QR për të ndihmuar në lirimin e udhëtimeve)

https://www.scmp.com/news/china/diplomacy/article/3110871/coronavirus-chinese-president-xi-jinping-proposes-global-qr

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura