ADIL FETAHU: HUNGARIA NGRITË MUR NË KUFI ME SERBINË!

Prishtinë, 18. 07. 2015 – Siç bëjnë të ditur mediat e ndryshme, Hungaria ka filluar ndërtimin e murit në kufi me Serbinë. Muri përgjatë gjithë kufirit me Serbinë 175 kilometra, do të jetë prej teli me gjemba, 4 metra i lartë. Ngritja e murit do të kryhet deri më 30 nëntor 2015, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Brendshme të Hungarisë. Në realizimin e këtij projekti, do të angazhohen nja 900 punëtorë, kryesisht të burgosurit në burgjet hungareze, por nëse ka nevojë edhe punëtorë të sektorit publik. Do të punohet në 10-12 sektorë-lokacione, të cilat në fund do të lidhen në një tërësi. Ngritjen e murit me Serbinë organet hungareze e arsyetojnë me parandalimin e emigranteve nga Lindja e Mesme, ndërsa mediat serbe e konsiderojnë si ndarje të Serbisë nga Evropa, e ka edhe asi që e konsiderojnë si një ogur i zi, nga ndonjë rrezik lufte e katastrofe.

Disa media serbe këtë muri e lidhin në mozaikun e konspiracionit antiserb të Perendimit, dhe nënçmimin e poshtërimin e popullit serb, të cilin e paska halë në sy dhe inatë, për shkak se është më trimi e më luftaraku, prandaj kështu duan ta ndajnë Serbinë nga Evropa! Duke numëruar “pllakat e mozaikut të konspiracionit antiserb”, përmendin madje edhe “dronin” me flamurin shqiptar të lëshuar midis Beogradit gjatë ndeshjes futbollistike midis Shqipërisë e Serbisë; edhe Vendimin e Arbitrazhit të Sporteve në Llozanë, që Shqipërisë i dha 3 pikë; edhe ekstradimin e atij kriminelit të vetëquajtur “kapedan Dragan”, të cilin Australia ia dorëzoi Kroacisë, për ta gjykuar për krimet e kryera në Kroaci, me bandat kriminale paramilitare; edhe “linçimin” dhe gjuajtjen me gurë të kryeministrit Aleksandar Vuçiq, në Potoçari (Srebrenicë); edhe miratimin e rezolutave për gjenocidin në Srebrenicë, që i miratoi Parlamenti i Evropës dhe Kongresi i Amerikës. Gjuajtja me gurë e Vuçiqit, sipas mediave serbe ishte në regjinë e Britanisë së Madhe dhe të Arabisë Saudite, natyrisht në “koproduksion” me Amerikën, për shkak të dështimit në Këshillin e Sigurimit për ta miratua rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë, të cilën e kishte propozuar Britania e Madhe, por që e stopoi Rusia! Natyrisht, konspiracioni ma i madh ishte “grabitja” e Kosovës, dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëhet edhe revidimi i Marrëveshjes së Dejtonit e të suprimohet “Republika srpska”, lamentojnë disa media serbe.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura