AGIM JAKUPI: ISMET SHABANI – NJERIU I HESHTUR, VEPRIMTAR I MADH

Shkup, 9 mars 2019: Ne shumë herë gjendemi para dilemës se kush janë ata që e ndërtojnë historinë: njerëzit që kanë ambicie apo ata që kanë ideale. Në të shumtën e rrugëve, në udhëkryqet e kohës ka njerëz që me urtësi dhe me mençuri veprojnë jo për të qenë të parët e katundit, por për tu bë hëna që ndriçon atëherë kur errësira shtrihet kudo. Në saje të punëve, që kanë lidhje me idealet, kalohen pengesat kohore dhe zëri dëgjohet gjithandej, për tu thënë se kalatë që duken të pakalueshme, do të rrënohen nga atdhedashuria. Ne ecim me ideal… të frymëzuar nga njerëzit që dhanë kontribut për këtë popull, që këtij populli iu bë krah atëherë kur krahët u goditëshin nga egërsirat e kohës. Në kohën që kombi gjendeshte në udhëkryq dhe ishte para pyetjes ka të shkonte dhe çka të bënte. Në shumësinë e rrugëve, rrugica e ngusht e Shkupit që të çon tek shtëpia e Ismet Shabanit i dha përgjigjen e duhur. Jeta dhe angazhimi i tij është shembulli më i mirë për të përshkruar një njeri të idealit. Asnjëherë nuk doli para ekraneve televizive dhe të flas për patriotizëm, asnjëherë nuk foli për shkatërrim të shteteve, por ja që ishte një nga ata që kishte për ideal çlirimin kombëtar.
Më kujtohet fytyra e tij e trishtuar, kur shumë nga ne as që kishin dëgjuar për Komandantin Legjendar Adem Jasharin, dhe unë si nxënës në vit të tretë nuk e kuptoja atë shqetësim të tij dhe nuk e dija përse… daja është i mërzitur. Mandje, nuk e dinte askush, po ky njeri jetën po e jeton të ngritur në vetëdijen se jeta ka një kënaqësi, atëher kur ke ideal, bënë përpjekje dhe lufton për te. Sot, me 07.03.2019 në Shkup pllaka vendoset në shtëpin e tij dhe hapur del se lufta e Drenicës kishte një piknisje që më vonë do të shtrihet gjithandej për të mbrojtur nderin dhe krenarin kombëtare. Andaj, sot e kuptoj më mirë… kuptoj angazhimin e palodhshëm të tij, këtij njeriu që nuk bëri llogari të imta, këtij njeriu të heshtur me objektiva të mëdha.
Urime Ismet Shabani, urime shqiptar!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

BESONI SHKENCËS!

BESONI SHKENCËS! Unë besoj në shkencë, POR… Shtërngimi (Detyrimi)kushtëzimi nuk është shkencë, Mbajtja ‘ fshehja e të dhënave…