ALFRED CAKO: DREJTËSIA E KORRUPTUAR, SOVRANITETI DHE POPULLI

Tiranë, 20. 07. 2016: Të gjithë po e ndjekim konfliktin mes Rendit të Ri Botëror (RRB) me perfaqësuesit e tij në Tiranë Lu dhe Vlahutin dhe dyshes naciobaliste Berisha-Meta për çështjen e kontrollit të pushtetit të tretë, Drejtësisë, në Shqipëri. Berisha – Meta duket se më shumë se për të mbrojtur sovranitetin e një prej pushteteve më shantazhuese ndaj çdo politikani në të ardhmen, po e zhvillojnë këtë betejë me ‘Goliathin’ e RRB edhe për të mbrojtur një nga domenet dhe instumentet që mbronte zullumet e keqqeverisjes së tyre të përgjithshme dhe siguronte jetëgjatësinë e tyre nëpërmjet mosndëshkimit nga Drejtësia.
Duke i vendosur gjyqtarët e prokurorët me korrupsion ose nga lidhjet politike në pozicionet e tyre, dhe duke i pasur garantë që ata nuk do t’i vinin politikanët me shpatulla për muri në aferat e tyre që rripnin popullin, edhe këta, gjyqtarët e prokurorët, do vepronin si në biznes, me llogaritjet që gjatë ushtrimit të detyrës të siguronin përfitime financiare nga sfera private, duke e lejuar krimin në të dy shtretërit, institucionale dhe shoqërore, duke mbjellë padrejtësi e mungesë besimi tek rendi shoqëror që u krijua mbas pluralizmit gjatë 25 vjetëve nga kjo kastë politike që nuk shkulet.
Në këtë mënyrë, një enturazh i vogël njerëzish u kthyen në gjakpirësa të shoqërisë dhe atrofizuan gjenerimin e burimeve të zhvillimit ekonomik dhe vranë shpresën, për shkak se rendi ekonomik i ri konsiderohej prej kohësh si i pa drejtë. Kjo dyshe, politike-drejtësi, me trurin drejtues të sëmurë tek politika, humbi si aleatë edhe shtresën kulturmbajtëse kombëtare nga aleanca e tyre, duke dobësuar kështu edhe themelet për një lidhje të gjerë me popullin. Madje edhe vetë politika filloi këto 8 vjetet e fundit të funksiononte si ndërmarje biznesi, duke blerë vota të atyre fakirëve që vetë politika i lë të mjerë ekonomikisht dhe pastaj, nëpërmjet pushtetit vazhdon t’i rrjepe për 4 vjet të tjera të rradhës. Shkurt, është krijuar një klimë mosbesimi tek sistemi politiko juridik dhe një pakënaqësi e madhe mes politikës&drejtësisë nga njëra anë si një korporatë e vetme e ardhur në pushtet me korrupsion, si një organizatë biznesi dhe shtresës kulturmbajtëse të popullit, nga ana tjetër, të pakënaqur nga Sistemi, duke vënë në themel dyshime mbi efikasitetin e këtij lloj sistemi inorganik.

Duke parë këtë gjendje mosbesimi, si rrallëherë në ndonjë vend tjetër sovran (madje më me guxim e kamuflazh se në Kosovë, që quhet një vend nën kontroll gjysëm ushtarak të dalë nga lufta e vitit 1999), RRB që kërkon të shtrihet në Ballkan (Qeveria Botërore), e përdori si një rast për ta futur në kontroll të ashpër dhe për ta ndryshuar situatën e brendshme duke ju sjellë shqiptarëve një ofertë të re, nga e cila del një pyetje e thjeshte:
– Dëshironi një qeverisje të vendit abuzivë si deri më sot nga politikanët shqiptarë dhe sistemi aktual i Drejtësisë, të dyja të korruptuara dëri në grykë, apo këta të kthehen në shërbëtorët tuaj, duke u ndjerë të kërcënuar nga çomangja jonë e drejtësisë?
Kjo sjell dy pyetje të tjera:
– A do të jenë në aleancë RRB me interesat e publikut duke vendosur shtetin e së drejtës apo kjo do sjellë një korrupsion të ri mes ndërkombëtarëve që do trysnojnë politikën dhe drejtësinë në interes kryesisht të Qeverise Botërore?
– A do krijojë kjo ndërvarësi e re mes palëve udhëheqëse të sistemit tonë një mosbesim të ri ndaj këtij sistemi ekonomiko-shoqëror apo kjo klimë mosbesimi aktuale do përmirësohet?
Sepse, në fund të fundit, shoqëria shqiptare është e interesuar për funksionimin e drejtë të rendit ekonomik dhe prosperitetit, dhe jo se si janë ndërtuar nekanizmat që e mbajnë atë në funksion. Mekanizmat 25 vjeçare me ‘mall’ të brendshëm duket se dështuan prej keqqeverisjes dhe mungesës së një morali të lartë të klasës politike.
Ҫështja shtrohet nëse do biem nga shiu në djell apo nga shiu në breshër me skemen që propozohet në mënyrë sfiduese. RRB po mer një përgjegjësi e angazhim para shqiptarëve me këtë Reformë dhe ndryshim të zotërve që drejtojnë lojën e Sistemit në Shqipëri. Ata duket se do ta fitojnë, në një afat kohor të shkurtër, betejën me grupin e ndryshkur vendas Berisha&Meta, por ne nuk e dimë nëse në plan afatgjatë a do të jenë krenarë shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë ndryshimit të qeverisjes së jetëve të tyre, apo jo. Pasi edhe nëse bie Reforma në Kuvend nesër në dt. 21 korrik, do të gjenden mekanizmat e tjerë që dyshja Berisha&Meta ta humbasë në fund betejën për ‘Sovranitetin’ kombëtar, edhe me verdiktin e gjerë popullor.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura