BEHXHET SHALA BAJGORA: DASHURIA SADO-MAZOKISTE MIDIS ROMEOS (LVV-së) DHE XHULJETËS (LDK-së) NË KOSOVË!

Prishtinë, 1 shkurt 2020: Kush e bënë hapin e parë , del të bëhet kryetar : Dashuria midis LVV –së dhe LDK-së tashmë është antologjike , me shumë tundime dhe me shumë kthesa të pa-parashikuara duke i vënë në siklet analistët që pretendojnë se janë Nostradamus apo baba – Vanga në parashikimin e zhvillimeve globale dhe në këtë kontekst edhe zhvillimeve në Kosovë , si pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ndikuese , mos ta them përcaktuese në zhvillimet e përmasave planetara . Dashuria midis Romeos ( LVV –ë ) dhe Xhuljetës ( LDK-ë ) është shumë interesante , sfiduese e pabesueshme dhe patologjike. Dashuri që i shkakton vuajtje njëra – tjetrës , dashuri me elemente të sadizmit dhe mazokizmit ku , duke i shkaktuar vuajtje partnerit , këtë kënaqësi e shndërroni në vuajtje ndaj vetes. Kjo dashuri , në mungesë të marrëveshjes së nënshkruar për martesë ( koalicion ), është shndërruar në bashkëjetesë të dy partnerëve që , herë e kalojnë për bukuri ndërsa herën tjetër vetëm sa nuk i nxjerrin sytë njëri – tjetrit ! Ky rast , nëse trajtohet sipas legjislacionit në fuqi duhet të cilësohet si dhunë në familje përkatësisht si dhunë në familje , e përsëritur dhe e stërpërsëritur ! Dhunë që Romeo ( LVV-ë ) po ia bënë Xhuljetës ( LDK-ë ) ! Po pse Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit nuk po merr masa ndaj kësaj dukurie , aq të ndjeshme sa edhe shqetësuese për të gjithë në Kosovë , me të drejtë mund të pyesni , lexues të nderuar ? Arsyeja është kjo:
1. Pasi rasti po fillon të hetohet , Xhuljeta apo ( LDK-ë ) po tërhiqet nga denoncimi publik duke u betuar publikisht në dashurinë dhe besnikërinë ndaj dhunuesit , Romeos ( LVV –ë ) . Në mungesë të vullnetit dhe gatishmërisë për bashkëpunim me organet e ndjekjes dhe të hetuesisë nuk mund të ketë aktakuzë apo edhe një vendim të gjykatës për dhunë në familje .
2. Romeo ( LVV –ë ) i bëri ofertë Xhuljetës ( LDK –ë ) për martesë para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 por Xhuljeta ( LDK-ë ) e konsideroi si dhunë duke menduar se , si beqare ( fituese e zgjedhjeve do të jetë në pozitë të zgjedhë kend të dojë , pa qenë e detyruar t’i dorëzohet të vetmit kandidat , Romeos ( LVV –ë ). Kur nuk doli kështu , Xhuljeta ( LDK-ë ) premtoi se pas zgjedhjeve do të lidhej me Romeon ( LVV –ë ) duke u betuar publikisht se , nëse nuk lidhet me Romeon ( LVV –ë ) , nuk do të martohet me askend tjetër edhe me çmimin të mbetet beqare ( në opozitë ).
3. Kur Romeo ( LVV –ë ) , në vend të Xhuljetës ( LDK –ë ) para altarit ( Kuvendit të Kosovës ) , siç ishte betimi dhe besimi , e sollën përsëri Romulin ( LVV –ë ) , babai i Xhuljetës ( edhe i LDK-ë ) e cilësoi si dhunë dhe tradhëti . Në vend se ta kallëzojë penalisht te organet e rendit , përsëri u deklarua për dashuri dhe besnikëri ndaj dhunuesit ( LVV –ë ) nëse Romeo ( LVV –ë ) në vitin 2021 do të martohej me Xhuljetën ( LDK-ë ) dhe jo me Shimin .
4. Në kohën kur Romeo ( LVV –ë ) i caktoi pesë ( 5 ) shkues ( për qeverinë e ardhshme ) , Xhuljeta ( LDK-ë ) u ndje e dhunuar sepse ishte kundër bërjes publike të emërave të shkuesve , pa pëlqimin e saj. Mirëpo , edhe pas kësaj u betua në dashuri dhe besnikëri ndaj dhunuesit ( LVV –ë ). Dhe ,
5. Pasi Romeo ( LVV –ë ) erdhi në përfundim se është koha për kurorëzim të dashurisë dhe urrejtjes me Xhuljetën ( LDK-ë ) duke e caktuar datën e 3 shkurtit 2020 , pa lejen e Xhuljetës ( LDK-ë ) , kjo e fundit përsëri po ndjehet e dhunuar sepse nuk po pyetet fare për fatin e saj , si pjesë e fatit të përbashkët mirëpo , përsëri po betohet publikisht se është në dashuri dhe do t’i qëndrojë besnik dhunuesit apo Romeos ( LVV –ë ) , deri në çastet e fundit !!!!
Me këtë lojë fjalësh vetëm desha ta theksoj faktin se , që nga fillimi i aventurës politiko – erotike midis LVV –ës dhe LDK-së , LVV- ës gjithmonë e ka bërë hapin e parë , pa u konsultuar fare me LDK-ës pas së cilës LDK-ë ka reaguar se ndjehej e tradhëtuar , e prerë në besë dhe aspak e trajtuar si partner për bashkëqeverisje. Mirëpo , që është mjaft e çuditshme dhe , madje e pabesueshme , pas çdo ngulitjeje që përjetonte nga LVV –ë , LDK-ë përsëri betohej se është besnike dhe e përcaktuar për një dashuri qeverisëse me LVV –ë duke përjashtuar çdo lidhje me partnerë tjerë , deri në ofertën tjetër.
Kohëve të fundit LVV –ë e , në veçanti Ajatollahu politik i saj , Albin Kurti po pëprqeshen shumë për “ gafat “ që po i bëjnë duke përsëritur në mënyrë të paskrupullt veprimet për të cilat pamëshirshëm shigjetonte dhe pushkatonte opozitën e sotit në kohën kur kjo opozitë ishte në pushtet. Po mendojnë se Albin Kurti e ka humbur rrugën në oborr. E kanë shumë gabim , do të binden. Albin Kurti asnjëherë nuk e ndërmerr ndonjë veprim apo vendim pa e tjerrur hollë dhe hollë . Edhe me LDK-ë po e luan të njëjtën lojë duke e lodhur , pak para cakut . Albini është maratonist , për shtigje të gjata kurse LDK-ë janë sprinterë të cilët kërkojnë shtigje sa më të shkurtëra për të mbërri deri te caku ( posti apo pushteti ). Për këtë nuk e kanë problem nëse edhe rrugën e shkurtër e bëjnë edhe më të shkurtër duke bërë hile ( kushtëzime ) . Mendoj se ky koalicion do të bëhet por se nuk jam aspak i sigurt se sa do të jetë i dobishëm . Diçka që bëhet apo krijohet me dhunë , me imponime apo me kushtëzime , nuk mund të ketë , as hecje normale e as përfundim normal ! Albini nuk e ka problem të shkojë në zgjedhje sepse , në zgjedhjet eventuale e që nuk shoh asnjë arsye se duhet të mbahen , votuesit do t’i tërhjek , jo më me bashkimin kombëtar por nga këndëvështrimi i një viktime që , duke u viktimizuar ( bërë koalicion me LDK-ë ) me të vetmin qëllim ta shpëtojë Kosovën , pikërisht nga këta po pengohet duke e futur në këto radhë edhe LDK-në !
Edhe në planin psikologjik , Albini ka krijuar epërsi shumë të madhe përballë LDK-së duke dërguar vazhdimisht oferta për të cilat ishte i sigurt se do të refuzohen sikur që çdo anëtar i LVV , qoftë dikush nga Kominterna e LVV e deri te vendvendsosësit hibrid e që u anëtarësuan para disa muajve e deri te “ luftëtarët “ e orëve të para të LVV –ës , pa asnjë përjashtim , po deklarohen se janë dhe se do të ketë kolaicion qeverisës me LDK-në pasi nuk ka tjetlr alternativë !!!
Në anën tjetër , LDK-ë përveç paraqitjes në rolin e viktimës dhe lotëve të Vjosës dhe të Fatmirit , thuaja në të gjitha paraqitjet e vënë në dyshim këtë kolacion !
Të gjithë e kujtojmë me mall dhe pikëllim fundin tragjik të Romeos dhe Xhuljetës në Verona të Italisë që e pinë një helm për ta kurorëzuar koalicionin e përjetshëm dhe amshimin . Tash , për hir të kësaj sakrifice për dashurinë dhe në emër të dashurisë , e kemi një ilaç të quajtur Veronal , jo që përdoret si helm por si qetësues.
Cili do të jetë fati politik i të dashuruarve tanë të urrejtur mes vete , Romeos ( LVV –ë ) dhe Xhuljetës ( LDK –ë ) ? Besoj se ata duhet të përdorin Veronalin për t’u qetësuar në mënyrë që ta kurorëzojnë dashurinë dhe e tyre me një koalicion për bashkëqeverisje , ndryshe vdekjen ( politike ) e kanë të pashmangshme . Lëreni interesin e Kosovës dhe të qytetzarëve të saj , bëjeni këtë për festën e Shën Valentinit dhe shën Grenellit ! Nuk ka rrugë tjetër !
Hashimi i Madhërishëm : Hashim Thaçi – Shimi sot është njeriu më sakrifikues për shtetin e Kosovës . E ka lënë krejtësisht anash interesin personal , për hir të Kosovës . Po rrezikon edhe sigurinë personale duke u angazhuar për Kosovën . Kur prapanica nuk po i lëviz nga bussines class e avionëve duke shkuar në çdo vend të botës . Pas vijës së Grenellit për Beograd e ka edhe një mundësi më shumë. Nuk ka të tjerë sa i përket sakrificës për Kosovën përveç se , jo krejtësisht si ai por afërsisht të njëjtën sakrificë e bënë Behgjet Pacolli . Dhe këtu përfundon tregimi. Hashimi tërë kohën është angazhuar për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës , të integruar në NATO , BE dhe në Shoqatën e Gjyertarëve të Gjylekarit. Sot e ka bërë një hap të admirueshëm dhe të madhëlrishëm në planin e integrimeve europiane duke përqafuar vlerat më të mira në planin e respektimit të drejtave të njeriut ; e formoi Këshillin Konsultativ të komunitetit LGBTIQ . Urimin e parë e mori nga Richard Grenell që po nxjerrë marrëveshje me Serbinë , pa ditur fare për to , pa na pyetur fare , deri në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë për të cilën , gjithashtu nuk do të pyetemi fare ! Nëse Hashimi , deri më tani , na e ka bërë atë punë , e sigurisht se na e ka bërë prej se u bë bashkë me Vuçiqin dhe Ramën , pa e konsultuar askend , tash do na e bëjë me kompetencë . E ka Këshillin Konsultativ !
Gati të ikë për lesh Bonelli : Trashigima vepruese , dëmtuese dhe shkatërruese për Kosovën e Frederika Mogerinit i shpërfaqur si Bonelli ishte në vizitë dhe u takua me të gjithë duke përsëritur në mënyrë bajate frazat e mbllaqitura nga Moderini dhe burokratët e Brukselit se : “ Nuk mund t’ua japë një datë për liberalizim të vizave e as se do t’u njohin të gjitha shtetet e BE-së por se ju duhet të vazhdoni bisedimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizim,,,”. Borrelli as që e vë në gojë pavarësinë e Kosovës ndërkaq që shumica e politikanëve të Kosovës rrinë cuc para ti! Kësaj radhe ia ftohën vetëm Kadri Veseli i PDK-së , Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Dardan Gasgi i Listës Rugova . Nuk ia vunë fare në pullë . Ka informacione se refuzimi për takim ka krijuar stres për Borellin dhe , për këtë arsye , me të mbërri në Aeroportin në Bruksel , është trajtuar nga Emergjanca e Qytetit dhe vetëm fati e shpëtoi , të ikë për lesh siç thonë miqtë shqiptarë nga Shqipëria. Po vazhdojmë të bëjmë sherre , jo vetëm na rrafshin vendorë por edhe në ate ndërkombëtarë . Pas një infuzioni qetësuses , si trajtim pas stresit të pëprjetuar , Borrell Mogerinit iu premtua vizita protokollare në selit e PDK-së , AAK-së dhe te Uka , Dardi dhe Çija !
Ah Natali, Natali….Apostolova : Sharl Aznavur (ian), bashkëpatriot i Kim Kardashian , shansonjer i njohur francez i pati kushtuar një shansonë Natalisë . I papërsëritshëm është zëri i Sharlit drejtuar Natalisë. Edhe Fazliu , sa ishte futbollist i Llapit , atraktiv , i pashëm dhe sharmant , ndonëse në moshë më të re , në atë kohë e pati zënë Natalinë , një e huaj , mund të ketë qenë edhe bullgare e që punonte në Podujevë atëherë e që ishte femër e fortë. Të gjithë adoleshentët e Podujevës atëherë e që i hanim bananet pa qëruar fare e kishim idol Fazliun të cilin e quanim Zhan Pol Belmondo apo Alen Dellon . Edhe gjatë studimeve e pata takuar një Natali në Sarajevë , e bukur si kjo Apostolova e cila më hudhi në gjunjë. Harrova përkatësinë kombëtare , Skenderbeun , Isë Boletinin , Hasan Prishtinën dhe madje edhe Ismajl Qemalin , që do të thotë që e mohova edhe aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë duke ia shkruar një letër , jo dashurie por besnikërie , sikur këto që po ia dërgon LDK-ë , LVV-së , ia dërgova me postë më të shpejtë të asaj kohe ( përmes një kolegeje të studimeve të cilës ia pagova 6 lugë akullore në ëmbëltoren “ Egipat “ në Bashqarshi të Sarajevës dhe nuk shkoi shumë kohë dhe e mora përgjigjen ; “ da si seljak , znala sam i nisam sumnjala ali da si toliko velliki seljak , nisam verovalla …, trazhi sebi devojku na Romaniji , neku çobanicu koja çuva ovce … “ ( Se je katunadar e kam ditur dhe nuk kam dyshuar fare por se je katundar aq i madh nuk kam besuar .. gjëje vetës një vajzë në malet e Romanisë, ndonjë bareshë që ruan dele….”. Nuk e di si e përjetove nëpërkëmbjen e krenarisë, mbeta me trauma . Tash , thuaja 40 e sa vjet pas asaj tragjedie që e pësova në Sarajevë, një Natali , tash në Prishtinë ma ka hidhëruar shumë njërin ndër miqtë më të mirë që i kam, Behgjet Pacollin (mikun më të madh , pa asnjë dyshim e kam Hashim Thaçin) . Moti nuk e kam parë Begjën më me nerva , doli nga vetja e që njihet për një stabilitet emocional dhe qetësi mendore që e ka për shkak të një pozitiviteti skajshmërisht negativ që e ka. Dhe i dërgoi një letër Natalya Apostolovës , në gjuhën bullgare. Unë, Natalisë “sime“ i pata dërguar letër në gjuhën serbo – kroate, si gjuhë zyrtare dhe amtare e shumë patriotëve të sotëm kosovarë sepse , po ta dërgoja në gjuhën shqipe do të ishte shumë problem për Natalinë. Miku im Behgjet Pacolli i dërgoi letër Natalya Apostolovës në gjuhën bullgare se po t’i dërgonte letër në gjuhën shqipe , do të ishte shumë problem për …..Behgjet Pacollin!

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Prishtinë, 31 janar 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura