ALFRED CAKO: MBI GRUSHTIN E SHTETIT NË TURQI

Tiranë, 18. 07. 2016: Kuptohet se prapa puçit ishte Mosadi, ashtu si në Egjipt, Siri, Irak dhe Libi. Sigurisht që ku është Mosadi është edhe CIA dhe MI6. Dy ‘turqitë’ duken edhe tek harta elektorale e dy partive kryesore dhe këtu duket konflikti mes racave të bardha të Stambollit dhe atyre të zeza të Ankarasë, që sapo ka filluar haptazi, me sponsorizimin e shërbimeve inteligjente elite të perëndimit.
***
Kam shkruar disa herë këtu dhe në disa numra në shtypin e shkruar të përditshëm se plani i Elitës është ta ndajë Turqinë në tre pjesë:
1-Turqinë e bardhë ‘gyleniste’ me kryeqytet Stambollin + Thrakinë greke dhe shumë ishuj të Greqisë por që janë pranë këtyre territoreve;
2- Turqinë e zeze erdoganiste ose ertugruliste me kryeqytet Ankaranë; 3- Kurdistanin turk të bashkuar me kurdët sirianë të cilët do ndezin shkrepsën e Iranit me 3-4 milion kurdët e zonës së Erbilit brenda Iranit, me synimin për të kontrolluar naftën dhe orientimin pro rus të Iranit.

Turqia e bardhë është ish popullsia e bardhë e lashtë doro-joniane, të krishterët e mbetur aty, ish paganët e lashtësisë hitite të bardhë që u sunduan nga Bizanti, e pastaj nga osmanët e ardhur nga stepat pranë Mongolisë në shekujt 11-12 Pas Krishtit. Turqia e bardhë do hyjë në Evropë me euron si monedhë, Turqia e Zezë do jetë shtet militar pro perëndimor në politikat energjitike të Kaspikut në zonat me popullsi turke e me lirën turke si monedhë.
Krijimi i Turqisë së bardhë me Thrakinë e ishujt greke do kërkojë edhe destabilizimin e Greqisë, e cila do pranojë deri në Ambraki çamët dhe popullsitë e deportuara në vitet 1922-23 nga viset e Vagenetisë shqiptare në Greqinë veriperëndimore me vendime të gjykatave ndërkombëtare. Dy turqitë do jenë konfederatë me dy monedha të ndryshme. NATO dhe Arabia Saudite + Izraeli nuk ja fali Erdoganit qëndrimin e përulur ndaj Putinit dhe tërheqjen ndaj mbështetjes së ISIS’it gjatë goditjeve që po bën në terren Putini me ushtrine e tij. Goditja e avionit rus u bë nga ushtria turke dhe NATO. Tërheqja ndaj Putinit ishte e papranueshme për këto forca, ndaj ndodhi tentativa dje (më 16 korrik) për grusht shteti.
Kuptohet se prapa puçit ishte Mosadi, ashtu si në Egjipt, Siri, Irak dhe Libi. Sigurisht që ku është Mosadi është edhe CIA dhe MI6.
Dy ‘turqitë’ duken edhe tek harta elektorale e dy partive kryesore dhe këtu duket konflikti mes racave të bardha të Stambollit dhe atyre të zeza të Ankarasë, që sapo ka filluar haptazi, me sponsorizimin e shërbimeve inteligjente elite të perëndimit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura