ANGJELINA GEGAJ: FILIM I RI, TRETEM, KY SHI

Shkodër, 2 mars 2020:

 

 


 

FILLIM I RI
Në majë të shkëmbit çelur dy lule
Anës bregut isha ulur
Sytë kah qielli kisha ngulur
Mu përpara gjumit të natës, pikëllim po ndjej në shpirt.

 

Përreth dhomës, anës vatrës
Edhe syri nuk ka gjumë
Goja fjalët s’po i flet
Gjallë vetes si jap dum.

 

Hapet dera ç’po kërcet
Qetësinë seç ma prishi
Zemra gati sa s’pëlcet
Dielli hedh rrezet e para.

 

Unë vetë gjë s’po them
Veç përpihem porsi vala
Sytë i mbyll, s’dua të di
S’dua të shoh
Se ky është fillim i ri.

 

TRETEM
Në arat me bar
Po eci ngadal
Hëna bën dritë
Si shkëlqejnë stolitë.

 

Gjithçka më rri ngrirë
Asgjë s’është e lirë
Si akull mijëvjeçar
Mbi arat me bar.

 

Një pemë me ca degë
Mu në krye një shegë
Sikur po më fton
Me krahë më përqafon.

 

Toka e blertë, hëna flori
Unë mbuluar me mantel të zi
Vezullojnë yjet një e nga një
Dhimbjen e trishtimin pas po e lë.

 

Hidhet shikimi në udhën e pafund
Hapi s’ndalet, tokën po e tund
Toka, hëna, yjet, janë si më parë
Por kurrë si ajo natë në arat me bar.

 

KY SHI
Sa rrugë e gjatë, e gjatë
Në shi e në shtrëngatë
Sot po fryn erë
Si kurrë ndonjëherë.

 

Strukur rrëzë mali
I fortë, zemër djali
Forcë kujt si fali
Shpirtë luftëtari.

 

Guri s’po më bie
Se shiu nuk e lë
E tapos përtokë
Mendja bërë trokë.

 

Uji po shkon vadë
Nuk kam askënd ngat
Ky shi po më mbyt
Po mi verbon sytë.

 

Flokët përmbi hundë
S’po më lë ti shkund
Se ky shi mi lagu
Më bëri zemër plaku.

Shkodër, shkurt – mars 2020
______________
ANGJELINA GEGAJ: PËRTEJ BOTËS, PAS VDEKJES DHE LULET ROZË
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=9571

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura