ANGJELINA GEGAJ: KUJTO, DIMRI, PSE? (POEZI)

Shkodër, 4 nëntor 2019:

 

 

 

 

 KUJTOJ
Ndër malet me pemë
Atje ku unë linda
Ku mësova fenë
Ku hëngra e u rrita
Atje kam shtëpinë.

 

Mes ahave dhe lisave
Kalova fëmijërinë nën hijen e pishave
Drurët,oh po kalben
S’i sheh syri im
Lulet, oh po thahen.

 

Se ika në mërgim.
Atje thashë fjalën e parë
Siç flas edhe tani
Po t’mos kisha mall, s’do të isha ky njeri.

 

Kujtim’ oh më mbaj gjallë
Se s’po mund të rri dot
Mos më mendon vallë,
si atë ditë dhe sot?

***
DIMRI
Erdhi dhe dimri i ftohtë
Me gjethe të rëna përtokë
Më gjeti të vetmuar tash sa mot
Pa ngrënë dhe pa pi, e pa shokë.

 

Erdhi i mjeri, erdhi
Gjithë vuajtjet tek unë i derdhi
Më hodhi erën me shi
Pa ngrënë dhe pa pi, me mërzi.

 

Erdhi dhe dimri i ftohtë
Në qiell hëna e plotë
Më gjeti pa sofër të shtruar
Me shtatin e pa mbuluar.

 

Erdhi dimri i acartë
Më gjeti pa vatër të zjarrtë
Pa as’gjë në këtë botë
Ç’më dha ky dimër i ftohtë?!
***
PSE?
Pse të jem kur nuk gëzoj?
Pse jetoj kur nuk harroj?
Pse vazhdoj të vendos gurë?
Kur ky mur nuk ngrihet kurrë?

 

Pse luftoj kur nuk kam shpatë?
Pse ndez zjarr ku nuk ka flakë?
Pse mundohem të ndriçoj?
Hënë as diell kur nuk shikoj?

 

Pse të vesh unë rroba mbreti?
Kur i varfër jam i shkreti?
Pse vrapoj të dal i parë?
Kur e di se kurrë s’do t’dal!

 

Pse gënjehem nga bukuria?
Kur e di se s’është gjithësia!
Pse shikoj, pse kam mahni?
Kur as’gjë nuk ka rëndësi!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura