ARSENALI I ARMATIMIT DHE PAJISJET TJERA USHTARAKE QË JANË GJETUR NË MANASTIRIN E BANJSKËS DHE RRETHINË …
Nga Sheradin Berisha, facebook 24 shtator 2023
Është arsenali më i madh i armëve i sekuestruar ndonjëherë në Kosovë. Mjetet dhe armët që shikoni në video u gjetën brenda manastirit të Banjskës dhe zonat përreth nga policia e Kosovës. Sipas autoriteteve ato janë përdorur nga rreth 30 persona, grup terrorist që ndërmorën sulmin ndaj forcave policore kosovare. Janë gjetur autoblinda, 24 automjete e dy motorra si dhe lloje të ndryshme armësh që posedonin terroristët.
“Predhë minëhedhëse 82 milimetërsh, 54 copë, predhë minëhedhëse 82 mm 62 copë, granatë dore 75 copë, mina anti-tank 8 copë, eksploziv dinamit 150 copë. Detonatorë elektrikë 23 copë, armë e kalibrit të rëndë 1 copë, armë e gjatë mitroloz 6 copë, AK-47 30 copë, armë e gjatë me dylbi 6 copë, armë e shkurtër revole 3 copë, armë e shkurtër me shurdhues 3 copë, shurdhues të AK-47 18, anti-plumba 21, municion i kalibreve të ndryshme, sasi shumë e madhe municioni.”
Mes mjeteve të sekuestruara, është edhe automjeti i nënkryetarit të Listës Serbe Radoiçiç i cili sipas autoriteteve kosovare ka qenë pjesë e grupit terrorist.
“Në këto material po ashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që po ashtu është dhe në listën e zezë të SHBA-ve që dëshmojnë pjesëmarrjen e tij të drejtëpërdrejtë në këtë aksion.”
U sekuestruan gjithashtu edhe uniforma ushtarake mbi 100 ndërsa mjetet janë të regjistruara në Serbi. Sipas ministrit Sveçla aksioni ka qenë i mirëmenduar nga Serbia.
“Në objektet brenda dhe veturë janë gjetur dhe harta e plane që tregojnë për organizimin e gjatë të mirëmenduar dhe bashkërenduar. Këto harta janë dëshmi që kemi të bëjmë me organizim terrorist që është udhëhequr dhe urdhëruar direkt nga Beogradi. Falë profesionalizmit të vendit tonë, plani i tyre dhënë nga Vuçiç për të përshkallëzuar situatën e sigurisë në vendin tonë tashmë ka dështuar.”
Sulmi sipas tij është përgatitur prej kohësh.
“Edhe nga ekspertë vendorë e të huaj është konstatuar se për këtë sasi armatimi, këtë organizim dhe përgatitje duhen së paku disa muaj. Nuk ka të bëjë me një organizim të shpejtë apo të ditëve të fundit.”
Pjesa më e madhe e grupit të terroristëve mundën që të largoheshin ndërsa sipas ministrit të Brendshëm kosovar 6 prej personave ndodhen në spital në Novisad ndaj ai i bëri thirrje Serbisë që t’i dorëzojë në mënyrë që të përballen me ligjin.
Forcat policore kanë vijuar ekspertizën brenda Manastirit në Banjskë si dhe zonat përreth. E gjithë situata në fshat, por edhe në Zveçan është monituar vazhdimisht edhe nga forcat e KFOR.
—-
Arsenali më i madh i armëve i sekuestruar ndonjëherë në Kosovë
***
Pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku
POROSIA E KËSHILLTARES SË BE-së, PËR BORELIN DHE LAJÇAKUN:
“Kjo ndodh kur luftën kundër krimit e quani provokim, është koha për të mbrojtur popullin e Kosovës”!
***
Lajmi i fundit nga policia e Kosovës:
TRE KRIMINELË TË VRARË E NJË I ARRESTUAR!
Nga Sheradin Berisha
***
BANDAT E VUÇIQIT DUHET TË ASGJËSOHEN APO TË KAPEN E GJYKOHEN!
Nga Sheradin Berisha, facebook 24 shtator 2023
BANDAT E UNFORMUARA KRIMINALE SERBE TË VUÇIQIT GJUAJNË ME ARMË TË KALBRAVE TË RËNDA, NGA BRENDËSIA E MANASTIRIT TË BANJSKËS, KOMUNA E ZVEÇANIT.
——
Dëshmitë:
1. Audioinçizimi nga ambientet e brendshme të Manastirit të Banjskës,
https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10223190290402003/1490839828340999
2. Pamjet e bandave speciale të Vuçiqit përreth Manastirit të Banjskës,
***
Përballja e fuqishme e njësive të policisë së Kosovës dhe jo vetëm, me forcat kriminale të Vuçiqit po vazhdon … Ambasada amerikane ka reaguar, ndërsa BE deri më tani s’e ka bërë një gjë të till!
https://www.facebook.com/sheradin.berisha/videos/271131515794397
***
KOSOVA SI PLAÇKË PAZARI!
***
KUSH ËSHTË MIROSLAV LAJÇAK,
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi?
***
KISHAT DHE MANASTIRET SERBE ÇERDHE E BANDAVE KRIMINALE TË VUÇIQIT!
Nga Sheradin Berisha