ATHANAS GEGAJ: NË 25-VJETORIN E PUSHKATIMIT TË PRENG CALIT DHE 55 VJETORIN E RËNIES SË DEDË GJO’LULIT

Pashtriku.org, 02. 12. 2015: Në dimërin e hidhur të vitit 1944 forcat e Hehmet Shehut iu turrën tokës së shqipeve të lira, Kelemendit, vendit për nën Malet që kurorë i bëhen Cemit në anën më vëriore të Shqipërisë politike. Aty ku u thyen ushtritë e sulltanit, nuk ia dual qëllimit as Mehmet Shehu me komunistat e tij. Atëhere u ran bas shpine, duke kaluar malet, por hasi në një rezistencë, që shoqe i bëhet luftave të Skenderbeut. U përlesh me shqiptarë, që një doktrinë e huaj e kishte ndamun e përcamun. Por u shkel u poshtnue dhe burrat e Kelmendit u kapën u lidhën dhe u dërguan më parë në Bajzë e mandej në Shkodër. Kelemendi u dogj fund e maje e me 25 Mars 1945, Preng Cali dhe burrat tjerë që u dorëzuan me besë shqiptare u pushkatuan.
Nga fytyrat vigane të kësaj historie është Preng Cali. Ne e kemi njoftun personalisht dhe me përjashtim të konsekuencave të një revolucioni pa qëllim të e keq organizue, që muar në qafë shumë veta, Preng Cali u internue për pak kohë, u fal dhe bante pjesë në reservat e ushtrisë shqiptare.
Preng Cali muer pjesë dhe në Luftën e Deciqit dhe qe një nga herojt e kësaj Lufte, që disa politikanë si të rastit kërkojnë ta cfrytëzojnë. Por nuk ështe rasti. E aq më pakë është rasti të përdorim herojt tanë për qëllime, që nuk kanë të bëjnë me heroizmin e Maleve tona kreshnike dhe të pavdekshme për besë, burrni e lufta për Shqipëri.

Malësoret tanë të Veriut bëjnë pjesë vetëm me historinë e populli shqiptar. Ata janë mbi cdo gjë e mbi cdo ide e fanatizeëm politik. Ata nuk i prek as dhuna e Mehmet Sheut, as cfrytëzimi që kërkojnë të bëjnë disa, që jetojnë me ëndrra dhe ndajnë e përcajnë komunitetin tonë në botën e lirë.
Pren Cali është Heroj i Maleve tona. Ai është shoq i Dedë Gjo’Lulit e i trimave të tjerë që ngritën Flamurin në Deciq. Mbi këta shkrojti Fishta në “Lott Gjaku” në “Hylli i Dritës”, e këndoi në Lahutë burrninë e tyne që derisa të rrnojë Shqipëria, do të rrnojnë edhe ata përherë në kujtime të Populli Shqiptar.
***
TRIMAT E MALEVE TË VERIUT ME FLAMUR TË SKËNDERBEUT

Heroi i Maleve Dedë Gjo’Luli me Burrat të tjerë në Deciq më 1911
Vec, po ka Dedë Gjo’Lula burra fjalet,
Ka Cokaj n’za për pusjkë e bujari,
E ka Pjetër Sokola e Llesh Nikë Daka,
E Gjeto Mark Ujka, t’idhtë si helmi
E janë Nikë Gjelosh Lula, re me breshën,
E Kolec Marka e Gjelosh Gjoka rrfeja
Janë Kolë Marash Vata sy kulshedra,
Vetëm me I mësy’ qind vetë e armët m’u marrin.
E ka drangoj Tirane edehe Kosove,
E Orë prej Shale e djelm, si Zana Dibret

At Fishta

Dedë e Kolë Gjo’Luli

Përpara se t’u ngritëte Flamuri në Vlorë, Malcia e Madhe, me Dedë Gjo’Lulin e të tjerë trima që këtu këndon Fishta, i vunë pushkën ushtrisë otomane në Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Selcë, Dinoshë e fshate të tjera të Malcisë së Madhe të Mbi-Shkodrës dhe sit ë ishin herojt e Homerit u turrën mbi llogore të ushtarëvet të sulltanit duke vumun përpara gjoksin për të fituemun lirinë e Shqipnisë. Nësa po vlonte lufta në Kosovë, burrat e Malcisë së Madhe rrokën armët dhe u turrën mvi kausha ose fortesa të ushtrisë otomane, ku vetë këta udhtarë të dalluar e të stërvitur më së miri u habitën përpara guximit të Lekëve të Grudës e të Hotit, të burrave të Kelemendit e të Kastratit, të Selcës e vendeve të tjera të asaj Malcije, që kurdoherë njofti vetëm Zotin në Qiell e Kanunin në tokë.
Evropa mbeti e habitun përpara këtyne luanvet që lanë me gjak Deciqin dhe ngulën për të parën herë Falmurin e Skenderbeut, të lamë me gjak herojsh, në ato male ku Shqipja e Shqiptarëvet nuk ju përul anmikut.
Me 1911 në Malet tona të veriut u përsërit epopeja e Skenderbeut, të ushtarëvet e të kapedanëve trima të Tij dhe u ngrit Flamuri I Popullit Shqiptar.
Ky është fakti historik, që u përsërit gjatë disa shekujsh dhe nguli kambën në histori, si fitore e paharueshme, ku me 1911 u ngrit Flamuri i Skenderbeut në Deciq. Këta janë herojt që nuk I harron kurr Populli Shqiptar. E nuk shfrytëzohen nga politika. (Athanas Gegaj)
***
SHËNIM: Këto shkrime u botuan në gazetën “Dielli” më 25 Nëntor 1970, në kohën kur Athanas Gegaj ishte editor i kësaj gazete, me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë. 45 vjet më parë ishte 55 vjetori i rënjes tragjike të Dedë Gjo’Lulit nga forcat serbo-malzeze dhe 25-vjetori i pushkatimit të Preng Calit nga forcat komuniste shqiptare. Edhe sivjet u përkujtuan dy përvjetoret jubilare të rënjes së tyre tragjike. (Gjekë Gjonlekaj)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura