AVDI IBRAHIMI: KOKËGDHEU

Prizren, 13 dhjetor 2017: (Ç’bën në det, e gjen në kripë. Urti popullore) – Kokëgdheu ishte ulur në kolltukun e butë në zyrën e shoqatës “Ripërtritja”, me fytyrë të kthyer nga perëndimi i Diellit dhe i ish rritur mendja. Ashtu vetëm i pikasi në kokë një diçka e neveritshme, i dukej sikur po i çahej koka, dofarë mendimesh të çuditshme e kishin kapluar trurin e tij. Edhe pse nuk ishte në gjendje të mendoj e gjykoj kthjellët tërësisht kish dalur jashtë vetvetes dhe ashtu befas sikur po kërkonte shpëtimin nga çarja e kokës. Diçka e padurueshme si e djegur e specit, i endej pavetëdijeshem në kokë. Zemra zu t’i fërfëriste se kishte kontribuar shumë në çështjen e atdheut, por askush nga njerëzit nuk po e çante kokën për të. Askush nga njerëzit nuk po ja vlerësonte kotributdhënien e tij, ndërsa po imagjinonte veten se ishte një kolos i vërtetë dhe kishte merita atdhetare bile edhe më shumë se një hero! Madje e konsideronte veten të ishte një hero i gjallë?! Kështu ai po mirrej me të tjerët, kundër të gjithë atyre që nuk i përkisnin e nuk e dëgjonin atë, kjo krizë e tij shpirtërore ndaj të tjerëve ishte kotnasikoti.
Por, megjithatë ai mendonte se rrugën e kishte gjetur. I duhej të mirrej me të tjerët që nuk i përkisnin dhe nuk po e ndiqnin rrugën e dëshirave të tij. Kështu ai linte një përshtypje se ky njeri mendjemadh nuk tregonte asfarë shenja çmendurie e as ta ketë lënë mendja. Kjo smundje shpirtërore ishte një ndjesi brenda unit të tij prej kokëndryshkuri, se vtëm ai ekziston mbi këtë tokë e qiell dhe gjithë njirëzit duheshin përulur para fjalës së tij. Pse vepronte në këtë mënyrë? Vetëm të mos kishte punë me vetveten. Por sa here nga kundërshtarët zihej pisk tërhiqej nga vetvetja dhe kërkonte lartë nga qielli shpëtimin. Atëherë i dukej vetja se kishte një kokë gjeniale për të mashtruar njerëzit naiv që ndiqnin rrugën e tij, kish një ndjenjë gëzimi, por kur e kapnin therrjet e kokës kish ndjenjen pezmatuese se koka ishte fatkeqësi që barte me vete kotnasikoti.

Dielli kish zënë të perendonte në malin e Pikëllimës, ai kishte vënë dy duar mbi tavolinën e punës dhe mbi to kishte vënë kokën e sëmurë me të cilën nuk dëshironte të kishte punë. Filloi t’i bie kokës me grushte, -si s’ke turp nga vetja more Kokëgdhe sa “vetran/e” të rrejshëm ke bërë! Hajde kokë hajde mbasi lufta kishte përfunduar sa “komandant/e” të rrejshëm e imagjinar ke bërë! Po, mirë unë ju bëra “veteran-e”, “komandant/e” të rrejshëm, po ju more kokëbosha si pranuat këtë lavdi të rrejshme, kur vetë ju e dini se kurrë në jetën tuaj nuk keni qenë as pjesëmarrës të kësaj lufte e lëre më të keni qenë luftëtarë…Po ju kurrë në jetën tuaj nuk keni komanduar qoftë edhe një ushtar të vetëm, sepse ju as që ishit të rreshtuar fare në luftën çlirimtare, në mos më keq ju edhe mund ta keni penguar këtë luftë.
Po, po unë Kokëgdheu ju bëra ”veteran/e”, të rrejshëm, ju bëra “komandant/e”, imagjinar mbasi lufta kishte përfunduar, doja që ju të jeni të dëgjueshmit e mi; të servilosurit e mi; të ishit përgjithnji nën urdhërat e mi, dhe Partisë time që ka kapur shtetin; doja që ju të jeni altoparlantë në shërbim timin, dhe të Partisë të kishit besim në rrenat tona; të jeni zvarranik në shërbimin tim personal; të jeni vazhdimisht nën ethet e frikës që keni pranuar të përfitoni lavdi të rreme; kështu ju futa në grackë që të jeni shërbëtorët e mi; këtë përfitim të pamerituar ua dhashë për një grusht para, që ju asnjiherë të mos guxoni ta ngritni kokën para veteranëve të vërtetë të luftës çlirimtare, ju bëra edhe juve sikur veteveten; nga turpi që kemi bërë te jetojmë me një lavdi të rrejshme, ju nuk keni kurrë guxim ta ngreni kokën, poashtu sikurse vetveja ime as para familjës e fëmijëve tuaj, të cilët e dinë mire se ju në kohë lufte e kishit braktisur nga frika Atdheun e shetisnit si azilant neper shtetet e botës, e kënaqeshit neper bregedetin Adriatik. Kështu u bëra një maskara nga lakmia për para e pushtet. Për një lavdi të rreme, Kokëgdheu shkeli mbi gjakun e dëshmorëve, gjak i cili po më zë si ankth kokën, dhe i ra edhe njëherë sa mundi me grushte. Tani që po hulumton drejtësia “veteranët” e rrejshëm të cilët po ja gëlltisin miliona euro buxhetit të shtetit të varfër, çfarë të them para drejtësisë?… Si të arsyetohem para familjarëve e atyre tjerve që u mora para, për t’i bërë “veteran”, të rrejshëm???!!!
Posi nuk isha kujtuar më parë për këto keqpërdorime vite më parë, si nuk më kishte shkuar në mendje se historia nuk shkruhet sipas dëshirës së ndokujt e aq më pak nga dëshirat dhe mashtrimet falsifikuese të një Kokëgdheu.
Por, ajo shkruhet nëpërmjet fakteve, nëpërmjet dëshmive të pakontestueshme, historia ka njerëzit e saj që ishin vërtet pjesë e historisë së lavdishme të luftës çlirimtare.
Dikur u kujtua se duhet të shkonte në shtëpi dhe u gëzua padshur që po ikte nga ajo zyre pune e mallkuar, ashtu me kokën e rënduar nga smira fliste me veten, -hë moj kokëndryshkur, hë moj kokë e sëmurë.
Kokëgdheu zuri të ankohej, deri sa po ecte i rraskapitur rrugës, kështu donte t’i ikte mendimit për vetveten, ky mendim ja futi frikën në palcë, si të merrej me vetveten? Çfarë t’u thoshte atyre njerëzve që i kishte klasifikuar për të kqinj, për të ligë, për të padëgjueshëm që nuk po ja varnin fjalës së tij?! Përsëri ju kthye kokës së vetë, -po t’i mori kokë e mbushur më mëkate në cilin vend të rëndis në ato rrathët e ferrit Danteskë?…
Një e therrur në kokë s’po e linte të qetë, kujtoi atë urtin popullore: -Ç’bën në det, e gjen në kripë. E keqja që ke bërë në dëm të popullit, do të bjerë një ditë në kokën tënde. Ky mendim i shkaktoi ankthe dhe çarje të kokës, por disi i dukej se do ta nxirrte veten nga gracka që i kishte futur vetveten dhe të tjerët, që i dukej se koka e tij ende prodhon mjeshtri manipulative për të dalur nga këto situata të rënda e të turpshme njëkohësisht. Me turbullime në kokë kish arritur në shtëpi dhe kish arritur në përfundim se nuk ishte vetëm koka e tij me këso probleme intriguese? Koka të tilla manipulative e intriguese mund të jenë më shumë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura