AVDI IBRAHIMI: SHPËRDORUESI I BESIMIT TË UҪK’së!

Prizren, 7. 12. 2016: E rëndë dhe e trishtuar është dita kur shkoj në Bankë për të marrur Pensionin Personal të Veteranit-Luftëtarë të UÇK-së. Më parë do të doja një punë sesa këtë pension. Mendimet më fluturojnë nga një vend, në tjetrin, duke hapëruar edhe luftën e UÇK-së… Ky është mendimi dhe trishtimimi im i madh! Me trup isha para personelit të Bankës Komerciale në Prizren, por mendja më fluturone ngado, dhe pyesja më vete pushtetarët nepotist të klanit “pronto” dhe klanit “jugo-nostalgjik”, more a ka një punë edhe për mua?! Fillet e mendimeve mi ndërpreu Ramadani ai më foli.
– Si je, bre Bacë?
– Mirë u përgjigja unë.
-Edhe unë sapo te marrë Pensionin e Veteranit, pata dëshirë të rrimë e te pimë nga një kafe bashkë te restorani matanë rrugës që ndodhej përballë bankës?
– Po i thashë.
Pas pak çastesh kamarieri na i solli kafetë e porositura.
-E pi duhanin mu drejtua Dani?
– Jo, nuk e pi duhanin.
-Keni ardhur në pushim pyeta Danin?
– Po kam ardhur në familje për Festën e Flamurit.
-Si të shkon puna në Norvegji e pyeta unë?
– Mirë bre Bacë atje kam biznesin tim punoj me gruan dhe fitojmë bukur mirë.

As unë nuk di se ç’ndjeva kur dëgjova nga vetë Dani se i ka punët mirë nga ana materiale. Ai kishte qëndruar dy muajt e fundit në UÇK! Isha mësuar të dëgjoja se si njerëz të pandërgjegjshëm marrin shpërblim në para kundërligjshëm nga shteti ynë i varfër, me bindje të plotë e them se shumica e luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së nuk kanë luftuar që pas luftës të gëzojnë nga shteti privilegje.
Fakti që shumica e këtyre luftëtarëve të lirisë edhe pse jetojnë në kushte minimale tregon bindshëm besimin e tyre se lufta e tyre për lirin e atdheut ishte bërë, që pasardhësit e tyre të jetonin në kushte më të mira. Ata Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e konsiderojnë si një nga vlerat më të çmuara të kombit shqiptarë. Jo meritorët kanë bërë lloj-lloj manipulimesh për të fituar statusin e pamerituar të UÇK-së, sepse duan të marrin pension nga shteti ynë i varfër, dhe duan të jenë pjesë e historisë pa asfarë merite!
S’paska gjë më të keqe se lakmia mendova më vete, ja ku i ka katandisur njerëzit! Në tavolinë pllakosi një heshtje e pakëndëshme. Ai si duket kuptoi qëndrimin tim, uli sytë ashtu i heshtur.
-Ç’ke,o Bacë? – Më pyeti Ay.
-Po, a nuk të rëndon në shpirt gabimi që ke bërë e aq më keq je edhe Veteran -Luftëtarë UÇK-së, punon qysh nga paralufta në Perëndim, e vjen këtu në atdhe, merr edhe pensionin e Veteranit?!
-Jo, më tha. Nuk më rëndon në shpirt, të paktën unë isha në UÇK-ë.
-A e din t’i bre Bacë se sa e sa të tjerë ka që marrin pensionin e Veteranit e që kurrë nuk kanë qenë as pjesmarrës e as pjestarë të luftës çlirimtare, bile përplotë sosh e kanë penguar lirin e vendit!
-Po e di, por s’ka të metë a dobësi njerëzore që nuk mund të ndreqet, kam bindjen time se çdo të keqeje i gjendet shtegdalja vetëm duhet pastruar ndërgjegjën nga e liga sejcili njeri duke filluar nga vetëvetja.
-E di se fajet rëndojnë te ata njerëz që kanë aplikuar për statusin e veteranit edhe pse ata e kanë ditur se nuk kanë dhënë asfarë kontributi në UÇK, gjithashtu faji rëndon edhe mbi komisionin qeveritar që ka bërë këso lëshimesh e keqpërdorimesh skandaloze, por po ta them me keqardhje, të paktën me sa të kam njohur Ty, nuk do kisha besuar të ma thoshte dikush tjetër se Dani është shpërdorues?!
-Por me veprimet që po bënë po tregon se po zhvillon veprimtari në dëm të shoqërisë, ky është një keqpërdorim dhe zbatim jo i drejtë i udhëzimeve, e i ligjeve që janë në fuqi.
– Ti po keqpërdorë pasurinë kombëtare, dhe po shpërdoron besimin e mirë që ka UÇK-ja.
– Tu pritet rruga shpërdorimeve.
-Fola Unë, nga këtu me te biseda mori fund.
Është koha të kërkohet përgjegjësi të shkallës më të lartë të institucioneve në Kosovë, përfaqësuesit politik që po thirren në votën e marrur nga populli të veproj në zbatimin e ligjit, nëse politikbërësit nuk kanë vullnet në luftimin e krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative që cenojnë rendin dhe ligjin shoqëror, atherë do të përballën me veprimin e popullit që ka vullnet atdhetar, për ta nxjerrë nga kriza politike dhe ekonomike atdheun e vetë!
Të mos lejojmë assesi që shtetin e Kosovës një grup abuzuesish ta trajtojnë si plaçkë tregu për t’i kënaqur interest e tyre personale. Nuk është e largët dita që gjërat do të ndryshojnë për të mirën e popullit dhe atmëmëdheut e shpërdoruesit do t’i shpëlanë nga faqja e dheut, kështu ata, dhe ato që shpërdoruan e shpërdorojnë pasurinë kombëtare do të shpaguajnë dëmin.
Prizren, 06.12.2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura