AVDYL GËRVALLA: PËRKUJTOJAU DONIKË!

Gjenevë, 11. 04. 2014 – Zoti të bekoftë Donikë! Paq faqen e bardhë!… Nga ai Vend i Bekuar sot me vete ke veç shpirtrat e atyre që aq shumë i don! Ata shpirtëra, së bashku me bindjen e Lirisë të buzëqeshin!… Mos ua vërë mendjen llafeve të ditës, se janë të helmuar edhe sot nga buka që ua sjellin bandat dhe kriminelët ordinerë nga serbia… E dijnë ata, se Të Gjithë, pa përjashtim, të dojnë dhe të nderojnë!… Kështu kanë qenë të detyruar të veprojnë edhe ndaj Babait dhe migjës tënd (Jusufit e Bardhoshit – sh.b), ngase ishin të robëruar!…
– Përkujtojau se një ditë Duboviku e dëshmoi veten, në fillim të viteve të 90-ta…
Përkujtojau se ata kërkuan të parët, unanimisht, ende nën zgjedhën e pushtetit, kthimin e eshtrave të bijëve të vet në Atdhe…
– Përkujtojau se Duboviku priti dhe përcolli, me faqe të bardhë një komb të tërë gjatë rrivarrimit të Bijëve të Vet, Jusufit dhe Bardhoshit!… 

– Donika Gërvalla – 

 – Përkujtojau se Duboviku është ai vend i shenjtë dhe i varfër… pa mal… pa zall Bistrice (lumë)… pa fabrika… pa të ardhura… me pak të punësuar, krejt pak, më pak se në kohën e robërisë turke e serbe…
– Përkujtojau se Duboviku është një vend i shenjtë në të cilin, përkundër faktit se në të jetojnë 5 fise të ndryshme, deri më sot, s’kanë quar dorë në shoqi shoin, vlerë e rrallë, gati unikate…
– Përkujtojau se Duboviku është katundi i parë në rrafshin e Dukagjinit që u mobilizua i tëri në UçK, më 22 prill të vitit 1998, me ndihmen Tënde!…
– Përkujtajau se Duboviku është, poashtu, një katund që është dashur të shkelet ndër katundet e para nga hajnat e zagarët e ndryshëm që e robëruan me mashtrime për një kohë tërë Kosoven…
– Përkujtojau se asnjë pushtues s’mund ta shkelë emërin e Dubovikut tonë!…
Me vete ke Perendinë dhe të gjithë shpirtërat që e donë Lirinë!…
Zoti të bekoftë Donikë! Paq faqen e bardhë!

Avdyl Gërvalla – kontakti: [email protected]
Gjenevë, më 11 prill 2014

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura