BARDHYL MAHMUTI: REAGIM – LEPURI I TREDHUR NUK SHITET PËR LUAN!

Pashtriku.org, 09. 04. 2014 – Komunikata e BDSH-së, përmes të cilës zhvishet strategjia e shërbimit sekret maqedonas që t’i riciklojë mbeturinat rankoviçiste dhe t’i paraqesë me ambalazh të ri, tërboi patronët e argatëve të shërbimeve antishqiptare. Për t’ju kundërpërgjigjur komunikatës sonë, Shërbimi i Sasha Mijallkovit aktivizoi pjellën e Aliman Fejzullahut, shërbëtorit të dikurshëm të Kërste Cërvenkovskit (ekuivalentit të Rankoviqit në Maqedoni), Ernad Fejzullahun!
Në reagimin kundër meje ky gjysmagjel përmend kohën kur unë isha në PDSH! Të gjithë anëtarët e PDSH-së, të cilëve u kujtohet ajo periudhë, e dinë fare mirë se Ernad Fejzullahu nuk ka mundur të ulet në tavolinën ku silleshin vendimet edhe pse përdridhej si kamerieret e bareve të natës!

– Nënkryetari i PDSH-së, Ernad Fejzullahu – 

I trimëruar nga Shërbimi i Sasha Mijallkovit kjo pjellë e komunizmit sllavomaqedon cijatet si langarët e Shutkës! Të gjithë atyre që po përpiqen të tregohen të guximshëm duke u mbështetur në shërbimet antishqiptare dhe që po mundohen ta paraqesin lepurin e tredhur si luan, ua dërgoj mesazhin e njëjtë si të këngës Unikkatilit «Princi»! Porosia e kësaj kënge është e vlefshme për ta dhe për shefat e tyre! Shqiptarët nuk do të votojnë për pjellën e Rankoviçit e të Cërvenkovskit! Së paku ata që do të votojnë për ju nuk mund të thonë se nuk e kanë ditur se votojnë për instrumentet e Sasha Mijallkovit!
Unë, Bardhyli, që me krenari e kam mbajtur etiketën si armik i shteteve që shkelin të drejtat e kombit tim, i porosis patronët e këtij gjysmagjeli që t’i tregojnë se në dosjet e mija dhe të babait tim ekziston vetëm një fjali: armik i shtetit! Spiunllëkun e mbajtshi me shëndet! Brez pas brezi!
Bardhyl Mahmuti – 9 prill 2014

**********************

BDSH: KANDIDATI I PDSH’së PËR PRESIDENT TË MAQEDONISË – ILJAZ HALIMI, ARGAT I SHEFIT TË SSHM’së – SASHA MIJALLKOV!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2647

* * *

Pas deklaratës së kreut të BDSH’së, Bardhyl Mahmuti kundër kandidatit të PDSH-së për president, Iljaz Halimit, ka reaguar ashpër nënkryetari i PDSH-së, Ernad Fejzullahu.

ERNAD FEJZUALLAHU: PËRSËRI LEHI BARDHYLI!

08. 04. 2014 

Më poshtë mund ta lexoni letrën e hapur të Nënkryetarit të PDSH-së, z.Ernad Fejzullahu, si kunderpergjigje ndaj Bardhyl Mamutit:
Janë aktivizuar të gjithë akuzojnë, shpifin, lehin e shkumohen. Hajde të gjithë në sulm! – Spiun të vjetër e të rinjë, marksist-leninista të vjetër e të ri, shpirtëra të shitur, servile e puthadorë erdhi sezoni juaj i gjyetisë. Erdhi momenti për të treguar ligësinë tuaj, disa paguheni e disa e bëni me zell !

– Kryetari i BDSH’së, Bardhyl Mahmuti –

E si mund të mungojë në këtë llum e batak Bardhyl Mahmuti. Hajde Bardhyl leh ham-ham se u vonove. Duke e njohur ligësinë tënde, habitesha pse vonohesh ! – Të shkojnë jargët duke kafshuar PDSH-në dhe kryetarin. Nuk mundeshte të mungoje ti Bardhyl E si do mungoje ti Bardhyl bashkë me do tjerë që hanin bukën e PDSH-së dje dhe sot e përmbysni kupën. A se sheh veten se ke mbetë “as në sheher e as në Barilevë“.
Ti Bardhyl je bë një puthador shumë fodull ! – Në 2013 desh theve qafën duke vrapuar prej Zvicre për ta votuar publikisht në zgjedhje Teutën dhe BDI. Të njohë pak, doje t`i bëje përshtypje Alisë, se sa servile e puthador je, se disa mendojnë se shitesh shtrejtë po ti je i lirë. Këto të lehurat e sodit do t`i kenë pëlqyer shumë sheficës tënde Teutës ! – Bardhyl jo vetëm servile fodull po edhe alamet spiuni modern je bë !
Ti Bardhyl e di, po le ta marrin vesh edhe të tjerët. Do të lodheni duke sharë e duke leh, do të lodheni duke shpif e akuzuar, do të bëheni aq të pavlerë sa nuk ju blenë më askushi. Ne do të vazhdojmë, nuk do të dorëzohemi sepse kur shohim se ju fëlliqësira që si “proletar të të gjith botës bashkohuni” tash “spiunë, tradhëetar e bukëshkelë kudo që jetoni bashkohuni “ në sulm kundër kryetarit Menduh Thacit e PDSH-së.
Dhe në fund “nëpër të caret e mureve dalin të vdekurit” !

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura