(Oslo, 30 Janar 2012) – Lëvizja “Vetëvendosje”, duke u bazuar në burimet e WikiLeaks, bëri të njohur për opinionin publik takimet sekrete të kryeminstrit Thaçi me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq. Ishte lëvizja “Vetëvendosje”, ajo që kërkoi edhe përgjigje nga kryeminstri Thaçi rreth këtij takimi të mbajtur fshehtazi prej opinionit publik. Përgjigje nga kryeministri nuk pati, por ndodhi tjetra: PDK, tani përdori deputetin e tij, Bekim Haxhiu – “Kamishi”, për t’iu kundërvën Lëvizjes “Vetëvendosje”, saktësisht duke ju drejtuar liderit të saj, Albin kurti, ndër tjerash, me fjalët: “Kurti Policia e Kosovës në vitin 2004 ju ka ndaluar me një makinë së bashku me disa serbë ndërsa në bagazhin tuaj kishte dokumente dhe shishe të verës suxhuk e gjëra tjera ushqimore…”.
Etosi
Etosi ka rëndësi të madhe për fuqinë e fjalës. Kjo “detyron” popullin të të dëgjoj atë se çfarë thua ti. Dhe më e rëndësishmja është se etosi të ndihmon dhe të mundëson të bindësh popullin me fjalët dhe idet e tua. Ne si publik vlerësojmë jo vetëm nga ajo se çka thuhet, por edhe nga ajo se kush e thotë fjalën. Edhe Aristoteli, jo rastësisht, e quan Etosin si “momentin më të fuqishëm të bindjes”. Domëthënjen e etosit dhe besueshmërisë të dërguesit e ka përforcuar edhe hulumtimi i cili është kryer nga studiuesit e ashtuquajtur “Grupi Howland”. Në një nga studimet e tyre nga viti 1951 Howland dhe Walter Weiss prezentuan artikullin e njejtë për dy grupe të ndryshme. Artikulli kishte të bëjë me atë se si do të ishte mundur që të ndërtohej një nëndetëse atomike e asaj kohe. Një grupi ju afrua artikulli me burim reference të hulumtuesit të njohur amerikan Oppenheimer. Ai ishte edhe njeriu i cili udhëhoqi grupin që zhvilloi bombën atomike, dhe për këtë arsye ai ishte një burim me një besueshmëri të lartë. Grupi tjetër i lexuesve si burim mori gazetën ruse “Pravda” e cila kishte një besueshmëri të ulët për shkak të propagandës dhe luftës speciale që kjo gazetë ushtronte në atë kohë. 36 % të lexuesve, të cilët lexuan artikullin, kinse të shkruar nga Oppenheimer, u bindën nga të dhënat dhe ndryshuan mendimin dhe qëndrimin e tyre. Këta lexues i besuan burimit të informatave siç ishte Oppenheimer. Ndërsa tek lexuesit që kishin si burim të informatave gazetën ruse “Pravda” nuk kishte as edhe 1 % të lexuesve që ndërroi bindjet e as edhe qëndrimet. Artikulli ishte i njëjtë, por burimi i lajmit, etosi i dërguesit, besueshmëria ishte e ndryshme. Dhe, ishte mu ky, etosi i dërguesit, pra burimi informacionit, që kishte domëthënje vendimtare për të bindur lexuesin – opinionin.
Spinn doktorët
Njëjtë si tek retorikasit antik, poashtu edhe tek retorikasit e sotëm, është shumë e qartë domethënja e etosit. E kjo vlenë edhe për “Spin-doktorët”. (Lexoni – Spin doctor – Sh.B) Një spin-doktor është një këshillëtar (politik) i komunikimit. Ky emër vjen nga fakti se këta këshilltarë shpesh gjërave dhe ndodhive u japin kahje të kundërt, i përpunojnë, i shtrëmbërojnë, dhe nëse është nevoja, edhe i fabrikojnë këto. Të gjitha këto përpunime bëhen me qëllim që fjalimi, teksti apo debati të jetë “i dobishëm” për dërguesin apo folësin. Një ndër “spinn – doktorët” më të njohur në SHBA, Mchael Sitrick, shton se: “Spinn do të thotë të bindësh dikënd, dhe bindja është e varur nga besueshmeria.” Nëse ti si politikan, deputet apo si gazetar je i njohur si person që nuk mund t’i besohet gjithmonë, do të jetë gati e pamundur për ty që “të bindësh dikënd, rreth diçkaje”. Një “spinn doktor” përdorë teknika e shprehje të ndryshme të bindjes retorike, por është një gjë që ai kurrë nuk mund të mbijetoj pa të: “Të folurit e bukur, ekspertizat teknike, aftësia për dramaturgji – po të gjitha këto ndihmojnë, por pa besueshmëri çdo gjë është e pavlerë.”
WikiLeaks apo “Kamishi”
Lëvizja “Vetëvendosje”, duke u bazuar në burimet e WikiLeaks, bëri të njohur për opinionin publik takimet sekrete të kryeminstrit Thaçi me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq. Ishte lëvizja “Vetëvendosje”, ajo që kërkoi edhe përgjigje nga kryeminstri Thaçi rreth këtij takimi të mbajtur fshehtazi prej opinionit publik. Përgjigje nga kryeministri nuk pati, por ndodhi tjetra: PDK, tani përdori deputetin e tij, Bekim Haxhiu – “Kamishi”, për t’iu kundërvën Lëvizjes “Vetëvendosje”, saktësisht duke ju drejtuar liderit të saj, Albin kurti, ndër tjerash, me fjalët: “Kurti Policia e Kosovës në vitin 2004 ju ka ndaluar me një makinë së bashku me disa serbë ndërsa në bagazhin tuaj kishte dokumente dhe shishe të verës suxhuk e gjëra tjera ushqimore…”. Në fushën e shkencës së retorikës kjo strategji e zhvendosjes dhe largimit të vëmendjes së opinionit publik nga një problem tek një problem tjetër është e njohur. Por këtu, pra tek retorika e porositur nga partia, kemi një problem të madh retorik; “besueshmërinë”. I mbetet popullit të mendoj, nëse është më i besueshëm burimi i WikiLeks apo i “Kamishit”. Kush e ka etosin më të pastër e më asnjënës: “WikiLeaks” apo “Kamishi”?
Shëndeti mental i popullit
Gazetaria nuk është qebaptore, ajo është një veprimtari dhe profesion me detyrime. Gazetaria është dhe duhet të jetë institucion. Gazetaria është gurëthemel i një kombi e një shoqërie.
Por si është duke u zhvilluar gazetaria shqipe?
Çfarë doli në sipërfaqe këto ditë në gazetarinë shqipe?
Sa rrespektuan gazetarët parimet etike të gazetarisë dhe sa ishin në mbështetjen e demokracisë këta gazetarë?
Janë disa probleme që po e mbysin gazetarinë shqipe. Një nga këto probleme është edhe retorika e luftës. Është kjo që nuk po e lejon zhvillimin e gazetarisë së mirë. Gazetarët duhet ta din një gjë: Punëdhënësi yt nuk është askush tjetër, pos hapësira publike, publiku yt. Ndihmoji këtij të kuptoj proceset demokratike. Mos e ngatërro e mos i shkatërro shëndetin mental.
Edhe diçka:
Se përse “Kamishi” i PDK-së nuk e tha këtë “fshehtësi” për Albin Kurtin më parë, por priti deri në vitin 2012, e dinë vetëm ata!
– Autori është kritik i mediave.
Postime të Lidhura
DR.JAKUP KRASNIQI: ÇKA AFRON NISMA PËR KOSOVËN
Prishtinë, 27. 05. 2014 – NISMA për Kosovën shpreson e beson në të ardhmen e shqiptarëve dhe të…
PROF.MURAT GECAJ: TAKIME, QË NA ÇLODHIN E NA ZGJATIN JETËN…
Tiranë, 16. 02. 2016: Nuk është hera e parë, që shkruaj për takime të ngrohta e mbresëlënëse, me…
SERBIA DISIPLINOHET VETËM ME FORCË!
SERBIA DISIPLINOHET VETËM ME FORCË! Aleksandër Vuçiq, kryetar e ish-kryeministër i Serbisë, mban pushtet plot 9- vjet, falë…
QENDRA JUSUF GERVALLA (SKEMA E GËNJETRAVE TË IBRAHIM KELMENDIT DHE E VËRTETA NË RAPORT ME JUSUF GËRVALLËN) ( 3 )
QENDRA JUSUF GËRVALLA (SKEMA E GËNJETRAVE TË IBRAHIM KELMENDIT DHE E VËRTETA NË RAPORT ME JUSUF GËRVALLËN) (…