BARSOLETA

BARSOLETA

Nga Beqir Elshani

1.ÇOHUNI BURRA!

– Unë nuk e kuptoj fjalën demolim në shtypin tonë? – u ankua një qytetar kur lexoi lajmin ditor.

– Me siguri është fjala për dëmtim, shembje dhe shkatërrim, – shpjegoi qytetari i dytë.

– Prandaj nuk shkruhet “Çohuni burra, ta demolojmë shtetin!”, por “Çohuni burra, ta mbrojmë shtetin!”, – e përmbylli i pari. 

2.MARTESA

– A ka ndonjë gabim në fjalinë ”Faji i Bashës, pse u martua Saliu me Ilirin?” – e pyeti arsimtari studentin.

– Gabime gramatikore nuk ka, por ka gabime logjike, për shkak se kallëzuesin ”u martua” duhet mbyllur në thonjëza, pasi që

bashkimi i tyre është partiak, jo homoseksual, – u përgjigj studenti.

3.KRITIKA

– A keni ndonjë kritikë drejtuar Sali Berishës? – e pyeti gazetarja qytetarin në qendër.

– Nuk kam kritikë, por dëshiroj që Sali Berisha të shkojë në shtëpi, dhe ta lerë të lirë shtetin shqiptar, se na shkatërroi, – ia ktheu

qytetari.

4.PARIDI

– Disfatistët Albin Kurtin e krahasojnë me Paridin trojan, i cili me grabitjen e Helenës u bë shkaktar i shkatërrimit të Trojës

legjendare, – tregoi një analist.

– Përkundrazi, Albin Kurti është Hektori i kombit shqiptar, që lufton kundër Paridëve të dashuruar në kapitalin monopol, – ia

kthyen qytetarët.

5.VARËSIA

– A ka dallim plumbi me drogën? – e pyeti një plak, kur në dhomën e spitalit pa dy të sëmurë, njëri i plagosur me plumb, tjetri

pa vetëdije me drogë.

– Po, e para vret shpejt, e dyta ngadalë, por sigurt, – u përgjigj mjeku.

6.SHTRIGA

– Kurrë në botë nuk ka pasur shtriga, – u ankua një grua para fqinjës.

– Ehe, shtrigën e sajoi Evropa jonë mesjetare, – ia ktheu fqinja.

7.AVOKATI

– E dini si quhet avokati me famë evropiane i Serbisë kriminale? – i pyeti arsimtari i gazetarisë studentët në auditor.

– Si nuk e dimë, është spanjolli i regjur, quhet Josep Borrell, – u përgjigjën njëzëri studentët.

8.QORTIMI

– Kur ta kritikosh Kosovën, kritikoje edhe Serbinë, – kështu e këshilloi Aleksander Vuçiqi kryediplomatin e Bashkimit

Evropian, Josep Borrellin.

– Natyrisht, – e miratoi me përkulje kryediplomati i Bashkimit Evropian.

9.E VËRTETA

– A keni ndonjë shembull për citatin “Gjithkush bëhet i lavdishëm, kur nuk e thotë të vërtetën”? – e pyeti gazetari kandidatin për

deputet.

– Patjetër, në Tiranë është Sali Berisha, në Prishtinë është Isa Mustafa, i pari zogist, i dyti titist, – u përgjigj kandidati.

10.STILOLAPSI

– A e di sa kushton stilolapsi i Sali Berishës, që vazhdimisht e rrokullis në gishta të dorës? – e pyeti gazetari kolegun.

– Flitet se kushton 800 lekë, – tha kolegu i tij.

– Jo, të shkretën, 800 euro kushton, pothuaj sa një kompjuter, – ia ktheu i pari.

11.LOPË PA ZILE

– A mund të gjesh gomar pa koqe dhe lopë pa zile? – e pyeti fshatari fqinjin.

– Mund të gjej lopë pa zile, mirëpo gomar pa koqe, qoftë edhe gërdallë, nuk gjen dot, – ia ktheu fqinji.

12.MUSHKA

– A kanë dallim shprehjet mushka i do drutë, dhe mushka i do krundet, – e pyeti njëri fshatarin.

– Patjetër, e para kur nuk sillet mirë, e dyta kur është e uritur, – u përgjigj fshatari.

13.FASHIZMI

– Cili fashizëm është më i rrezikshëm, i Putinit apo i Vuçiqit? – e pyeti një ushtar kolegun e tij në kazermën ushtarake.

– Shyqyr që Vuçiqi nuk e ka kapacitetin e Hitlerit, përndryshe do ta digjte krejt Ballkanin, – u përgjigj kolegu i tij.

14.ARRESTIMI

– Si bëhet inversioni i deklarimit policor “Në emër të Hitlerit jeni të arrestuar”? – e pyeti gazetari avokatin.

– Dihet, ”Në emër të Putinit jeni të arrestuar”, – u përgjigj avokati.

15.TAJFUNI

– A më e rrezikshme është Rusia, apo tajfuni? – i pyeti një gazetare ukrainasit.

– Më e rrezikshme është Rusia, për shkak se nuk largohet lehtë, ndërkaq tajfuni edhe nëse zgjatë ditë e natë, megjithatë ndalet, –

thanë ukrainasit.

16.SHEJTANI

– Cili prej tyre e gjen më shpejt shokun, shejtani i pasur shejtanin e varfër, apo e kundërta? – e pyeti një plak fqinjin.

– Fransua Rable shkruan se shejtani i varfër e gjen më shpejtë shejtanin e pasur, – u përgjigj fqinji.

17.EUFEMIZMI

– Ç’po bëjnë djemtë në odë? – e pyeti gjyshi plakën.

– Po luajnë guralecë, – tregoi bashkëshortja.

– Gjyshe, po luajnë shah, jo guralecë, – ndërhyri nipi.

– Me rëndësi është që as nuk punojnë, as nuk lexojnë, – i kritikoi gjyshi.

18.KËSHILLA

– Baba, a duhet dëgjuar bacën që thotë se suksesi i njeriut varet prej zotit, apo gjyshin që thotë se suksesi varet prej punës? – e

pyeti i biri babain.

– Hiqu bacës, që s’di të dallojë tagjinë, gjyshi e thotë të vërtetën, kur dihet që suksesi arrihet me punë, – e këshilloi babai. 

19.DALLIMI

– Ku është dallimi në mes gjaknxehtit dhe gjakftohtit? – e pyeti njëri kolegun e tij.

– I pari është i vrullshëm, i dyti është i matur, – u përgjigj i dyti.

20.FAKULTETI

– Çka studion bija jote? – e pyeti njëri fqinjin.

– Fakultetin e Ministrisë, – u përgjigj i dyti.

– Për herë të parë po dëgjoj për një fakultet të tillë, – e përgëzoi i pari.

– Kurse yt bir çka studion? – vazhdoi ta pyes i dyti.

– Im bir nuk studion, në ngrohjen qendrore i djeg diplomat e ministrisë… – ia ktheu i pari.

21.BASHKIMI EUROPIAN

– Ç’soj shqiptari është ky? – e pyeti ministri i Bashkimit Evropian kallauzin.

– Është modern, prandaj e do Bashkimi Evropian, – tregoi kallauzi.

– Kurse ky tjetri? – vazhdoi të pyes ministri, siç thonë i BE-së.

– Është i egër, e do bashkimin kombëtar, – tregoi kallauzi.

– Shyqyr që nuk është gjerman, – tha ministri duke ia kthyer shpinën.

22.NUSE ME FENER

Një qytetar u habit kur e pa një djalosh me fener në dorë, ndaj e pyeti:

– Ç’po kërkon me fener në dorë, dhe atë në pikë të ditës?

– Po kërkoj një nuse që m’i do prindërit, – u përgjigj djaloshi dhe vazhdoi rrugën.

– Të lumtë djalosh, qofsh me fat! – e uroi qytetari.

23.RRËMBIMI

– M’u dhimbs kur shqiponja me kthetra e rrëmbeu dhelprën dhe fluturoi në qiell, – i tha një fëmijë motrës së madhe.

– Pse të dhimbset, duhet të gëzohesh, pasi që po mbetet një mashtrues më pak, – e qetësoi motra.

24.SKANDALI SERB NË FIFA

– A ka dallim dënimi i Serbisë për fyerjet skandaloze ndaj Kosovës dhe Kroacisë në FIFA? – e pyeti gazetari kreun e

Institucionit të futbollit botëror, FIFA.

– Patjetër, nëse Federata e futbollit të Serbisë e fyen Kosovën, dënimi kushton 20 mijë franga, nëse e fyen Kroacinë, kushton 50

mijë franga, – tregoi kreu i Institucionit të futbollit botëror.

– Prandaj nëse Federata e futbollit të Serbisë e fyen Spanjën, me siguri do të kushtojë mbi 100 mijë franga, – shtoi gazetari i

revoltuar.

25.TARGAT

– Çka po thotë Ramush Haradinaj për Albin Kurtin në Kuvendin Republikan? – e pyeti babai të birin duke shikuar intervistën në

televizion.

– Albin Kurtin po e këshillon që të tërhiqet nga targat serbe në Kosovë, – tregoi i biri.

– Unë them që Albini duhet me ngue Ramushin, pasi që ai me humbjen e Çakorrit e ka thyer këmbën, prandaj e di ku dhemb, –

ia ktheu babai i tronditur.

26.BARKU I FRYRË

– Ç’ke në bark, vajzë apo djalë? – e pyeti një grua fqinjën kur e pa me barkun e fryrë.

– Asnjërin, kam dollarë, – u përgjigj gruaja me barkun plastik të mbushur me para të plaçkitura në bankë, mirëpo fqinja e mori

për tallje dhe qeshi.

27.SHPORTAT E MBETURINAVE

– Sali Berisha shqetësohet kur i shikon varfanjakët duke kërkuar ushqim nëpër shportat e mbeturinave si pasojë e keqqeverisjes

së Edi Ramës, – tregoi një tiranase.

– Sali Berisha për aktor nuk e ka shokun, mos vallë në kohën e tij populli ka ngrënë me lugë floriri?! Prandaj nëse Rama është i

keq, Berisha është dhjetëfish më i keq, – ia ktheu me zemërim tjetra. 

28.MJALTI KUNDËR MAGJISË

– Çfarë mjalti keni? – e pyeti një mjek shitësin e artikujve ushqimor.

– Kemi mjaltë kundër magjisë, domethënë synit të keq, mjaltë kundër lodhjes dhe mjaltë për lexim, me anën e së cilës njeriun e

nxit të lexojë sa më shumë libra.

– Cili prej tyre po shitet më shumë? – vazhdoi të pyes mjeku.

– Eee, më shumtë po shitet mjalti kundër magjisë, kurse më së paku mjalti për lodhje dhe mjalti për lexim, – tregoi tregtari.

29.HAJDUTI-HAJDUTIN

– A mund të quhet hajdut njeriu që i plaçkit vilat e pushtetarëve në Brezovicë? – e pyeti gazetari avokatin e popullit.

– Jo, quhet guximtarë, pasi që hajduti që vjedh hajdutët quhet trimni, – u përgjigj avokati i popullit.

30.TRADITA DHE TRADHTIA

– Doktor, ime më është e dobët me sy, në vend se fjalën ta lexojë “tradhtia shqiptare”, e lexon “tradita shqiptare”, – u ankua një

burrë në ordinancën e mjekut për sy.

– Mos u shqetësoni, unë do ta shëroj sa që tradhtinë shqiptare mund ta lexojë pa syza, – tha mjeku.

31.TENXHERJA

– Cili prej gazetarëve është më i zoti, Blendi Fevziu apo Baton Haxhiu? – e pyeti njeri mikun e tij.

– Nuk mund t’i dalloj, më duket se tenxherja është rrokullisur prej Prishtinës dhe në Tiranë ka gjetur kapakun, – u përgjigj tjetri.

32.PAGËZIMI

– Pas zjarrit të luftës që e ka përfshirë vendin tonë, pyllin e kemi mbjellë me pisha dhe kemi ngritur pallate të bukura, prandaj

duhet t’i vëmë një emër, – foli një banor i vendit.

– Unë propozoj që pylli me pisha të pagëzohet me emër aktual ‘Korrupsioni’, – propozoi banori tjetër.

33.PROKURORI

– Prokurori komunal është shumë i zoti, ligjin e njeh në gishta, – tregoi një vlonjat.

– Duhet të jetë ndonjë doktor i shkencave juridike?!, – ndërhyri vlonjati i dytë.

– Jo, as shkollën e mesme nuk e ka mbaruar, jo më fakultetin, ama është qerrata! – e përforcoi i pari.

34.I PARI I PD-së

– Çka mendoni për grushtin që ka marrë kryetari i PD-së prej revoltuesit në sheshin Skënderbej? – e pyeti gazetari kolegun e tij.

– Nuk është e rëndë plaga, e rëndë është thyerja e autoritetit të plakushit, prandaj kompania e PD-së revoltuesin e bënë për spital,

– ia ktheu i dyti.

35.SHIRINGA

– Ç’ të duhet shiringa, ti nuk je infermier? – e pyeti njëri fqinjin tregtar.

– Më duhet t’i mbush me ujë pulat e therur për shitje në treg, – tha fqinji tregtar.

36.LIBERALIZIMI I VIZAVE

”Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane tha se liberalizimi i vizave nuk është meritë e Qeverisë së Albin Kurtit” – e

lexoi analisti lajmin në shtyp.

– Pajtohem, merita i takon ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, pasi që për liberalizimin e vizave në vitin 2018

Malit të Zi ia dhuroi jo më pak se 8200 hektarë tokë, prandaj kjo dhuratë nuk është pak, – e argumentoi analisti.

– Prandaj nëse Shqipëria dëshiron të hyj në Bashkimin Evropian duhet t’i dhurojë një çerek deti Greqisë, – ndërhyri analisti

tiranas.

37.FJALA LUKS

– Çka domethënë fjala ‘luks’? – e pyeti arsimtari nxënësin.

– Fjala ‘luks’ domethënë jetesa më e bukur dhe më e pasur e njerëzve që jetojnë në pallate dhe bëjnë shpenzime të mëdha si në

veshmbathje, ashtu edhe në ushqim. Luksi për pasanikët është i rëndomtë, kurse për banorët e varfër është nostalgji, – u përgjigj

një nxënës.

– Mirëpo unë as fjalën ‘nostalgji’ nuk e di çka domethënë? – ndërhyri një nxënës tjetër me pyetje në klasë.

– Eee, ‘nostalgji’ domethënë kur ushqimin e shijshëm dhe jetën e lumtur të pasanikëve e sheh, por nuk mund ta marrësh, –

shpjegoi arsimtari.

38.KORRUPSIONI

– Çka janë korrupsioni politik dhe korrupsioni ekonomik? – e pyeti gazetari kolegun.

– Me siguri janë vëllezër prej nënës, – ia ktheu i dyti.

– Mirëpo cili prej tyre është më i rrezikshëm, – vazhdoi ta pyes i pari të dytin.

– I pari t´i nxjerrë sytë, i dyti të verbon, – u përgjigj kolegu i tij.

39.POLITIKA

– A kanë dallim politika me historinë? – e pyeti gazetari sociologun.

– Patjetër, politika është bixhoz që e bëjnë mafiozët, kurse historia është shkencë që e shkruajnë dijetarët, – tregoi sociologu.

40.DHURATAT

– Çfarë kuptimi kanë dhuratat e ‘Dedamrazit’ për vitin e ri në Skënderaj? – e pyeti një grua fqinjën.

– Mjerët ne, kanë kuptimin e harresës së masakrës që ka bërë Serbia në Kosovë, – u përgjigj fqinja.

41.SKANDALI

– Kemi një rast të mirë pas skandalit në spitalin e Pejës për ta detyruar dorëheqjen e kryeministrit – Albin Kurti, – tha një

opozitar ngulmues.

– Mirëpo për të gjetur një kryeministër si Albin Kurti, na duhet feneri i Diogjenit, – ia ktheu një tjetër.

42.QEVERIA KURTI

– A më vështirë e keni ta rrëzoni Qeverinë Kurti, apo ta mbroni Kosovën? – e pyetën gazetarët zëdhënësin e PDK-së.

– Dihet, më vështirë e kemi ta rrëzojmë Qeverinë Kurti, – u përgjigj zëdhënësi i PDK-së.

43.PSIKOPATJA

– Si bëhet vlerësimi i Ganimete Musliut në gjininë femërore? “Albin Kurti dhe ata që i besojnë janë psikopatë”? – e pyeti njëri

kolegun e tij.

– “Ganimete Musliu dhe ata që i besojnë janë psikopatë”, – u përgjigj kolegu.

44.ALBINICILIN

– Po flitet për zbulimin e një ilaçi për shërimin e klanit pronto, quhet Albinicilin? – e hapi bisedën një mjek.

– Vërtet ilaçi është i mirë dhe rezistues për shërim, mirëpo nëse klani pronto vuan prej zemrës nuk mund ta përdorë, – ia ktheu

tjetri.

45.TOKA PREJ ROZAFËS

– Fatos, çfarë forme ka toka? – e pyeti gjyshi nipin.

– Prej kështjellës së Rozafës në Shkodër deri në Ulqin toka është rrafsh, prej hapësirës është e rrumbullaktë. – u përgjigj nipi.

46.TOKA E SHESHTË

– Zoti drejtor, ju na keni sjell një prift për lëndën e gjeografisë, ai thotë që Toka është e sheshtë, – u ankuan nxënësit para

drejtorit të gjimnazit.

– Ç’po flisni kështu, ai është magjistër i gjeografisë, ndërsa ju po e quani prift?! – ua ktheu drejtori me shqetësim.

47.QORTIMI

– Drejtor, arsimtari i gjeografisë ka luajtur mendsh, – u ankuan një grup nxënësish para drejtorit të gjimnazit.

– Turp, si guxoni të flisni kështu për arsimtarin tuaj?! – i qortoi nxënësit drejtori.

– Si të mos flasim, kur ai thotë që Toka nuk është e rrumbullakët… është pllakë e sheshtë, – treguan njëzëri nxënësit.

– Tani nuk jemi në socializëm, prandaj arsimtari ka të drejtë të thotë si të dojë. Jashtë prej zyrës, sa nuk i lajmërova organet

policore, – i qortoi drejtorit.

48.KOLONA RUSE

– A e dini sa metra është e gjatë kolona e djemve rusë në kufi me Gjeorgjinë? – i pyeti njëri kolegët në redaksi.

– Mendoj se është 200 metra… – u përgjigj një gazetar.

– Jo, 200 metra, por 20 kilometra është kolona e gjatë ruse që po ikin prej mobilizimit të dhunshëm për pushtimin e tokave

ukrainase, – e korrigjoi i treti.

49.KEQPËRDORIMI

– Çka mendoni për qeverinë e Albin Kurtit? – e pyeti gazetari një qytetar.​

– Unë mendoj që Albin Kurti me qeverisje parimore, e ka vështirë të ballafaqohet me keqqeverisjen 20-vjeçare, me pasojat që ia

ka shkaktuar vendit tonë, – tregoi qytetari.​

– Megjithatë opozitarët kanë përvojë më të madhe në keqpërdorim, prandaj janë më të pasur dhe më të bashkuar se Lëvizja

Vetëvendosje, – shtoi një tjetër.

50.HAJDUTËT

– Bankën Ekonomike e kanë hapur hajdutët e mëdhenj, por e vjedhin hajdutët e vegjël, – tha një avokat i vjetër kur e lexoi

lajmin vjedhjes së bankës në kryeqytet.

– Vjedhje e ndërsjellë, prandaj populli vazhdon të vuajë, – ia ktheu avokati i ri.

Suedi, dhjetor 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura