BEDRI TAHIRI: VEPЁR E THUKTЁ SHKENCORE PЁR HASAN PRISHTINЁN

Galicё, 15. 02. 2013 – (ITSHKSH, Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinёs, Biblioteka SCUPI, Shkup, 2012) – Kёto ditё, nё Shkup, nё botim tё ITSHKSH, Biblioteka SCUPI, nxori nё dritё librin shkencor “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinёs”, nё tё cilin rrumbullakёsohen aktivitetet e shumta qё u organizuan nё kuadёr tё 100- vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё pёr tё madhin Hasan Prishtina.
Viti qё lamё pas, shёnoi 100 – vjetorin e Pavarёsisё sё Shqipёrisё dhe tё Flamurit kombёtar. Strumbullar i kёtij jubileu ishte ideologu e burrёshtetasi largpamёs, me rrёnjё nga Palaci i Drenicёs heroike, andaj lirisht mund tё quhet edhe Shekulli i Hasan Prishtinёs. Fryma e tij liridashёse shpёrtheu fuqishёm gjithandej Trojeve Etnike Shqiptare, pёr tё cilat edhe shkriu gjakun e pasurinё. Pasi zuri vend aty ku meritonte, para Rektoratit tё UP-sё, nё Prishtinё, synim kishte kryqendrёn e Dardanisё, Shkupin, ku ai kishte projektuar shtetin natyral shqiptar. Por, ёndrra e tij u ndёrpre nga armiqtё e shumtё.
Dhe, realizimin i saj mund ta bёnin vetёm njerёzit me ideale tё larta e me synime tё qarta atdhetarie, ata qё bёjnё epokat. Kёsaj radhe, njё i tillё doli nga gjeni i hasanizmit epokal, veprimtari i palodhur, z. Mehmet Prishtina.
Ai, mё 12 gusht 2012, tuboi pinjollёt e atdhetarёve, qё para njё shekulli kishin çliruar Shkupin, dhe tё gjithё tok marshuan rrugёs sё tё parёve tё tyre, duke kurorёzuar madhёrishёm aktin sublim tё njёqindvjeçarit kryengritёs çlirimtar.

Edhe mё 12 tetor 2012, Shkupi sёrish u bё epiqendёr e gjithё shqiptarisё. Pas Akademisё madhёshtore, mbajtur nё hotelin “Aleksandёr Pallas”, me pjesёmarrёs nga tё gjitha Trojet Etnike Shqiptare, nga Kosova, nga Maqedonia, nga Shqipёria, nga Presheva, nga Ulqini e nga Çamёria, nё udhёkryqin mё tё frekuentuar tё Shkupit, zuri vend Shtatorja e Hasan Prishtinёs.
Ajo qё vulosi ceremonitё e ditёve hasaniane nё Shkup, padyshim ishte Konferenca shkencore “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinёs”, organizuar nga Instituti i Trashёgimisё Shpirtёrore Kulturore tё Shqiptarёve nё Shkup (ITSHKSH), drejtuar prej Dr. Shefqet Zekollit, e cila zhvilloi punimet mё 13 e 14 tetor 2012, nё sallёn Komunёs sё Çairit.
Dhe, mbi dyzet referues, pёr dy ditё rresht pasqyruan nё rrafshe tё ndryshme jetёn dhe veprimtarinё e atdhetarit tё madh, Hasan Prishtina.
Paraqitja e Vasilika Sancinit nga Universiteti i Lublanёs, e cila duke i analizuar 14 pikat e Hasan Prishtinёs, nga perspektiva e sё drejtёs ndёrkombёtare, sqaroi se ky ideolog i madh u parapriu shumё dokumenteve universale ndёrkombёtare. Paskёtaj, pjesёmarrja edhe e studjuesve bullgarё (Anton Pançev) e maqedonas (Vllado Popovski), tregoi qartё se figura e Hasan Prishtinёs kapёrcen caqet kombёtare. Ai luftoi dhe ngulmoi pёr tё drejtat e tё gjithё popujve qё kёrkonin lirinё. Pra, siç po shihet, me kumtesat e tyre u paraqitën akademikë dhe profesorë të njohur vendorё e ndërkombëtar, të cilët me kompetencë shkencore, sollën fakte të reja lidhur me veprimtarinë atdhetare të Hasan Prishtinës.
“Kjo konferencё shkencore jo vetёm plotёsoi dhe rifreskoi mendimin shkencor pёr Hasan Prishtinёn ndёrmjet studiusve tё hapёsirёs mbarёkombёtare, por krijoi dhe ura tё reja bashkёpunimi me studius tё arealit maqedonas, bullgarё e slloven, tё cilёt afirmuan se nё Ballkanin shpeshherё tё trazuar nga luftёra e konflikte tragjike, pёr pushtime territoresh, kombet e kёtyre hapёsirave kanё ditur dhe tё komunikonin e tё bashkёpunonin ndёrmjet tyre e do tё dinё tё komunikojnё edhe nё tё ardhmen”,- thuhet pos tjerash nё fjalёn e Kёshillit organizues.
Fjalёt qё u thanё nё atё Konferencё shkencore nuk mbetёn peng dёshiri. Ato u kurorёzuan suksesshёm brenda njё libri tё thuktё studimor- shkencor, me mbi 555 faqe, me njё mbarёshtrim tё mirё konceptual e profesional, me aparaturё tё duhur shkencore bashkёkohore, i cili paraqet bazament tё fortё argumentues tё historiografisё sonё mё tё re, pёr figurёn mё madhore e mё tё pastёr tё kombit, Hasan Prishtinёn.
Libri “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinёs”, i botuar nga Instituti i Trashёgimisё Shpirtёrore Kulturore tё Shqiptarёve nё Shkup (ITSHKSH), si vёllim i 4-tё i serisё Botime tё veçanta, tё Bibliotekёs SCUPI, pёrmban kumtesat, nё variantin e zgjeruar, tё shkruara me akribi shkencore, tё shoqёruara me sqarimet e nevojshme.
Vetё titulli i librit reflekton gjithёkuptimёsinё se aty kryekёput flitet pёr Hasan Prishtinёn dhe veprimtariinё e tij tё bujshme atdhetare. Mirёpo, figura e tij poliedrike ёshtё vёshtruar nga kёnde tё ndryshme, kёshtuqё edhe temat ishin tё larmishme. Qasjet shumёdimensionale: historike, shkencore, arkivore, letrare, publicistike, filozofike, organizative, parlamentare, politike, oratorike, arsimore, pedagogjike, diplomatike, kombёtare, ndёrkombёtare, shtetformuese, folklorike, dokumentariste, gjuhёsore, kritike, artistike etj.figura e kёtij kolosi tё pashoq nё gjithё historinё tonё, del mё e kompletuar sё kurrё.
“Historiografia shqiptare ёshtё e njёzёshme se Hasan Prishtina ёshtё i pakontestueshёm nё dimensionin kombёtar, ndёrsa emri i tij mbetet i pastёr si loti pёrgjatё gjithё veprimtarisё nё horizontin shqiptar”- thuhet nё parathёnien e librit.
Libri nё vete ngёrthen kёta autorё me kёto tema: Beqir Meta: Përpjekjet e Hasan Prishtinës për mbrojtjen e popullsisё shqiptare nё Lidhjen e Kombeve, Jusuf Bajraktari: Roli i Hasan Prishtinës në Kuvendin e Junikut, Hysen Kordha: Liberal- demokrati dhe reformisti Hasan Prishtina, Vllado Popovski: Hasan Prishtina dhe lëvizja çlirimtare maqedonase, Anton Pançev: Hasan Prishtina dhe lidhjet shqiptaro- bullgare, Xheladin Shala: Hasan Prishtina- personaliteti më i denjë kombëtar, Ibrahim Gashi: Hasan Prishtina, ideologu i pavarësisë së Shqipërisë, Nebi Dervishi: Ekzekutimi i Hasan Prishtinës – atentat politik, Blerim Reka: Filosofia diplomatike e Hasan Prishtinës: nga shtetformimi konform vetёvendosjes, drejt integrimeve rajonale, Naim Halimi: Hasan Prishtina, udhëheqësi i kryengritjes kombёtare tё Kosovёs pёr pavarёsinё e Shqipёrisё, Bujar Dugolli: Reflektimi politik i Hasan Prishtinës gjatё viteve 1907- 1912, Fejzulla Shabani: Kontributi diplomatik i Hasan Prishtinës deri nё shpalljen e Pavarёsisё, Frashër Demaj: 14 pikat e Hasan Prishtinës vlerёsim politik i rrethanave tё kohёs, Sylë Ukshini: Hasan Prishtina, udhëheqësi i kryengritjes së vitit 1912, Lush Culaj: Hasan Prishtina- anëtar aktiv i Komitetit të Kosovës, Rudina Mita: Roli i Hasan Prishtinën në dhjetor 1921- mars 1922, bashkёpunimi me Aqif Pashёn, Fehmi Pushkolli: Gjenealogjia dhe trashёgimtarёt e familjes së Hasan Prishtinës, Skender Asani dhe Isak Sherifi: Veprimtaria arsimore, politike e diplomatike e Hasan Prishtinёs, sipas burimeve italiane, Hysen Matoshi: Figura e Hasan Prishtinës në letërsinë shqipe, Bedri Tahiri: Hasan Prishtina- truri i lëvizjes kombëtare shqiptare (1908- 1933), Zeqirja Rexhepi: Raportet midis fuqive të mëdha dhe Hasan Prishtina (1908- 1912), Qerim Lita: Veprimtaria politike, ushtarake e diplomatike e Hasan Prishtinёs (1913- 1921), Mehmet Prishtina: Relacionet diplomatike të Hasan Prishtinës me diplomacinё e Britanisё sё Madhe (1912), Sefer Tahiri: Retorika e Hasan Prishtinës, Marenglen Verli: Rreth veprimtarisë diplomatike të Hasan Prishtinës pёr çёshtjen shqiptare, nga Parlamenti osman deri nё Lidhjen e Kombeve, Avzi Mustafa: Kontributi i Hasan Prishtinës për gjuhë të zyrtarizuar shqipe me shkollё tё pavarur, Qemal Murati: Reflektimet e Hasan Prishtinës për gjuhën, shkollёn dhe traditёn kombёtare dhe reflektimet tona sot, Vebi Xhemaili: Hasan Prishtina – një jetë për Shqipërinë Etnike, Xheladin Zymberaj dhe Elsev Brina: Kontributi i Hasan Prishtinës për alfabetin, shkollёn dhe gjuhёn shqipe, Zeqirija Ibrahimi: Hasan Prishtina – vizionari që pengoi planet serbe, Ilir Zylfiu: Veprimtaria kombëtare e Idriz Seferit, bashkёluftёtar i Hasan Prishtinёs (1910- 1918), Naim Musliu: Hasan Prishtina, pishtar i arsimit kombëtar, Besnik Emini: Gazeta “Politika” mbi vrasjen e Hasan Prishtinës, Izaim Murtezani: Hasan Prishtina – mes këngës dhe historisё, Mixhait Pollozhani: Figura e Hasan Prishtinës në artin figurativ, Sevdail Demiri: Reflektimi i ideve të Hasan Prishtinës nё aktualitetin e sotёm shqiptar dhe Fitim Rifati: Hasan Prishtina sipas memoareve të disa bashkëkohësve. 

Dhe, sёrish, nuk ke se si tё mos i falёnderosh ata qё mundёsuan kёtё mrekulli, nё ballё tё tё cilёve qёndrojnё z. Mehmet Prishtina, kryetari i Çairit, z. Izet Mexhiti dhe Kёshilli botues e redaktues, udhёhequr nga Dr. Zeqirija Ibrahimi. Ky libёr ёshtё mёse i nevojshёm pёr tё gjithё shqiptarёt, veçan pёr ata qё nuk e njohin sa duhet jetёn dhe veprimtarinё e kёtij atdhetari tё pashoq dhe pёr ata qё historinё kanё mёsuar mbrapsht.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura