Pashtriku, 30 dhjetor 2020: PIZZA CONECTION NË HAGË
Një mashtrues, jo ordiner por shumë i sofistikuar, i paguar mirë, me imunitet të garantuar dhe me dy krahë të fuqishëm, Rusinë dhe Serbinë, Dick Marty mendermethënë, më 11 qershor 2007 e botoi raportin, fillimisht politik për krimet e pretenduara të UÇK-së ku thotë se Shtëpia e Verdhë në Burrel i ka shërbyer UÇK-sësi sallë operimi për të zhvilluar kontrabandën e saj me organe njerëzish. Viktimat sipas këtij mashtruesi paskan qenë serbë dhe romë. Si përfundim, ky dhunues i së vërtetës dhe mercenar i Serbisë dhe Rusisë thotë se të gjithë duan ta mëshehin krimin dhe provat . Ndonëse nuk e paraqet asnjë provë ky farë mercenari thotë se ato do të sigurohen më vonë. Mashtruesi i paguar, Dick Marty është vazghdimësi e zorrës së trashë të Carla del Pontes e cila e ka pasur obsesion apo angazhim patologjik t’i vë prangat në duar Hashim Thaçit që e përsëriste në kakarisjet e saj në të gjitha intervistat dhe në librin e saj pornografik: “Lufta ime….” me Çak Sudetiq. Pas raportit të porositur, Këshilli i Evropës e miratoi këtë raport për të formuar pastaj një Task Force për të hetuar Shtëpinë e Verdhë, shtëpinë e Mersin Katuçit, në Burrel ndonëse, as përbindëshi del Ponte, as UNMIK- u e as hetimet e Tribunalit të Hagës nuk gjetën asnjë gjurmë për pretendimet e raportit të Dick Marty. Pas publikimit të këtij raporti monstruoz , Burreli u bë vend pelegrinazhi për OJQ – nga Serbia , gazetarë gjithashtu nga Serbia dhe disa gazetarë apo pjesëtarë të OJQ–ve nga Kosova të cilët e shfrytëzuan Shtëpinë e Verdhë në Burrel sikur të ishte Wall Street-i, ku do të merrnin fonde përkundër çdo morali apo ndershmërie, njerëzore dhe profesionale. Në mesin e “pelegrinëve“ që vizituan Burrelin ishin të maskuar edhe anëtarë të BIA –së serbe, qoftë si gazetarë apo si përfaqësues të OJQ-ve, shërbimet e Rusisë dhe disa “aktivistë“ nga Kosova që kërkonin mos helbete do ta gjejnë një copë apo ind organesh të mbetura gjatë transplatimit dhe organeve të trafikuara si argumenti kryesor dhe përcaktues për projektin.. Po në të njëjtën kohë , Serbia rekrutoi disa persona në Kosovë ( madje edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës ) që për shuma të mëdha parash , deri 300.000 euro kërkonin individë që kishin shenja të operimit me të cilin do të dëshmonin se pikërisht në Burrel ua kanë hequr organet “ terroristët“ e UÇK-së. Të preferuar absolut ishin ata të komunitetit serbë, romë dhe kundërshtarë të UÇK-së, shqiptarë! Pasi u arrestuan dhe u mbajtën disa muaj në paraburgim, ndonëse ndaj tyre ishin siguruar prova të pamohueshme që dëshmojnë inkriminimin e tyre, me insitimin e Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar dhe falë qyqarllëkut të udhëheqësve kosovarë, të gjithë u liruan e që pastaj ky raport të bëjë rrugëtimin deri në ngritjen e një Gjykate Raciste Speciale në Hagë, kinse pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës e cila , si të dyshuar apo të akuzuar ftoi midis 350 – 400 shqiptarë. Aq shumë të dyshuar dhe dëshmitarë nuk ka pasur as në Tribunalin për Krime Lufte në Arusha të Tanzanisë ku gjykoheshin të akuzuarit për gjenocid , krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Ruandë , me pasoja me milionë viktima në njerëz. Mos të flasim për Tribunalin për Krime Lufte për ish – Jugosllavinë në Hagë që , nëse krahasohet me këtë Gjykatën Raciste Speciale , për Kosovën dhe shqiptarët del të ketë qenë Qendër Rehabilituese. Tribunali i Hagës ka qenë më i drejtë , më gjithpërfshirës dhe ka siguruar drejtësi të barazpeshuar për të gjitha viktimat pavarësisht përkatësisë etnike sikur edhe përgjegjësi penale për ata që i bënë këto krime. Gjykata Raciste Speciale favorizon një 3% të viktimave kurse dhunon të drejtën për drejtësi më shumë se 97% të viktimave që paraqet dhunim flagrant të universalitetit të të drejtave të njeriut , nuk garanton gjykim të drejtë dhe shkel rëndë të drejtat e njeriut. Në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut ka hapur një vend pune për të ashtuquajturin Avokat i Popullit i cili , deri më tani me asgjë nuk dallon me kryeprokurorin e kësaj Gjykate Raciste Speciale , Jeff Smith. Tash , në rrethana të krijuara me represion dhe kërcënim të intensitetit të lartë për të gjithë ata që janë subjekt i kësaj Gjykate Raciste apo që nuk pajtohen me te , ka rasyetime se kjo Gjykatë qenka formuar nga Kuvendi i Kosovës , është pjesë e sistemit të drejtësisë kosovare dhe se nuk ndjek UÇK-në por vetëm individë brenda kësaj “ ndërmarrjeje kriminale të organizuar “. Të gjithë ata që kanë qenë në sallën e Kuvendit të Kosovën natën kur u votua themelimi i kësaj Gjykate Raciste e kanë të qartë se ajo u votua në rrethana të një terrori psikologjik dhe me dhunë prandaj , ku hynë këtu vullneti i deputetëve i cili nuk do të duhej t’i nënshtrohej asnjë presioni. Kishte kërcënime se , nëse nuk votohet nga Kuvendi i Kosovës , do të formohet nga Kombet e Bashkuara ku janë Rusia , Kina dhe Serbia , kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës. Ky ishte kërcënim i ndërkombëtarëve dhe arsyetim i disa militantëve pro kësaj Gjykate . Po të ishte kjo Gjykatë pjesë e sistemit juridik të Kosovës pse do të duhej të ishte në Hagë , pse i tërë stafi hetues , administrativ , represiv , prokurorët dhe gjykatësit janë të huaj dhe pse do të ishte Ligj i Veçantë që e ka forcën ndërkombëtare dhe dhunon ligjet e vendit ?! Pse Gjykata Themelore apo e Apelit sikur edhe ajo Supreme e Kosovës që janë infrastrukturë juridike e Kosovë nuk paskan Avokat të Popullit dhe Gjykatë Kushtetuese kurse kjo Gjykata Raciste paska këto të drejta?! Pse aq shumë u alarmua faktori ndërkombëtar dhe kuislingët e vendit kur deputetët që e votuan këtë Gjykatë sipas të njëjtit parim deshën ta zhbëjnë , nëse kjo qenka Gjykatë e Kosovës ?! Pse aq shumë i trazoi kërkesa e presidentit Thaçi drejtuar Gjykatës Kushtetuese vendimarrësit ndërkombëtarë për ligjshmërinë e mandatit të kësaj Gjykate e cila , pa asnjë dyshim tani është pa afat ndonëse me rregullore të brendshme e ka kurdisur të bëjë si të dojë , pa e pyetur askend dhe pa transparencën qoftë edhe minimale ?! Pse arrestoi Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj ndonëse , në çdo aspekt është përgjegjësi e gjykatave vendore dhe se Gjykata Speciale Raciste nuk ka asnjë mandat për këto arrsetime . Po të ishte gjykatë e Kosovës , bastisjet dhe arrestimet eventuale do t’i bënin Policia e Kosovës ndërsa policët e EULEX-it dhe paramilitarët e Speciales do të asistonin nëse kjo do të kërkohej nga institucionet e vendit. Me sjellje arrogante të Policisë së EULEX-it dhe paramilitarëve të Speciales , policët e Kosovës janë shndërruar në punëtorë krahu që nuk kanë asnjë qasje gjatë këtyre bastisjeve dhe arrestimeve në ndërkohë që më vonë , nëse ndryshon situata mund dhe do të përdoren si mish për top. Pse askush sot nuk e konteston arsyen për çka edhe është imponuar dhunshëm formimi i kësaj Gjykate Raciste , Shtëpinë e Verdhë dhe Trafikimi me organe njerëzore . Kjo bombë e kurdisur mbi gënjeshtra dhe spekulime ishte lëshuar nga një mashtrues dhe hajn i së vërtetës, Dick Marty pikërisht për të hapur rrugën themelimit të kësaj Gjykate e që pastaj është lënë në harresë sepse, as i çmenduri qoftë ai edhe Dick Marty nuk e beson këtë!
Vrasësit e katolikëve
Prokuroria Speciale Raciste , për të bërë përshtypje më të madhe dhe për ta arsyetuar epitetin racist që me meritë dhe krenari të poshtërsisë e mbanë , në aktakuzën e ngritur dhe të konfirmuar pas 6 muajsh ( unë e them se ka qenë e konfirmuar po në ditën kur është dorëzuar në gjykatë sepse nuk ka ndonjë dallim midis prokurit dhe gjykatësit të procedures paraprake ) , ndër horëllëqet e shumta, një vend të rëndësishëm i kushton pjesës ku UÇK–ë paska përndjekur , vrarë dhe zhdukur katolikët në Kosovë , me qëllim që të nxisë urrejtjen ndërfetare . Kur shqiptarët e Kosovës të besimit katolikë , në mesin e tyre shumë patriotë dhe luftëtarë të UÇK-së e denoncuan këtë prostitucion të drejtësisë , tashmë kjo duket se është tërhequr . Me gjasë , Gjykata Speciale Raciste me katolikë ka nënkuptuar pjesëtarë të Policiës së Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë në Gjakovë dhe në Dukagjin , katolikë që kanë dhunuar të drejtat e shqiptarëve duke i vrarë ata qofshim të besimit katolikë apo islam. Pra këta kriminelë , policë të Serbisë të deklaruar si katolikë nuk kanë lënë të zezë pa bërë ndaj shqiptarëve të besimit katolikë dhe islam , si pjesë aktive e Policisë së Serbisë. Shumë prej tyre janë larguar nga Kosova pa u gjykuar për krimet e bëra gjatë luftës ! Para dhe gjatë luftës për çlirim të Kosovës shqiptarët i ka bashkuar ideali i lirisë pavarësisht besimit fetar. Pse kjo Gjykatë Raciste Speciale nuk thotë se shqiptarët e besimit katolikë dhe islam në Kosovë janë vrarë nga policia , paramilitarët dhe ushtria serbe që 99.99% kanë qenë të besimit ortodoks dhe se janë bekuar për të gjitha krimet nga Kisha Ortodokse e Serbisë ? Të poshtër janë ndërmarrësit ndërkombëtarë ! Tash , nuk iu ka mbetur asgjë më këtyre të Gjykatës Raciste Speciale vetëm t’i nxjerrin nga varri Komandantin Legjendar, Adem Jashari dhe Kuptimin dhe Përmbajtjen e Lirisë, Bacën Adem Demaçi , t’i fusin në aktakuzën e udhëheqësve të UÇK-së , t’i gjykojnë dhe dënojnë për vrasjen e serbëve, romëve, kundërshtarëve politikë dhe, që është shumë e rëndësishme, për vrasjen e katolikëve ! Është paralajmëruar se do të arrestohen edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut sikur edhe nga Shqipëria ! Dua të përkujtojë Gjykatën Raciste Speciale që të mos përfundojnë me kaq sepse nuk do ta përmbushnin misionin e përndjekjes së shqiptarëve ; ka shqiptarë jashtëzakonisht të rrezikshëm në Pakistan dhe Ukrainë që kanë “vrarë“ të gjithë serbët dhe katolikët e Pakistanit dhe Ukrainës ! Mos e harroni këtë , o të panjerëzishëm!
Nuk po gjykohet UÇK-ë por të gjithë themeluesit dhe përkrahësit e saj
Është bërë si slogan arsyetues nga ndërkombëtarët e që përkrahet shpirtërisht dhe mendërisht nga kuislingët e vendit se nuk po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së por e individëve që kanë lidhje me UÇK-në.! Merreni me mend , çfarë projeksioni dhe arsyetimi idiotik në kohën kur , që nga përfundimi i luftës nuk ka mbetur pa u marrë në pyetje , arrestuar , gjykuar dhe dënuar asnjë udhëheqës politikë apo nga kierarkia ushtarake dhe policore e UÇK-së. As në Gjykatën e Nyrembergut nuk ka pasur këso gjithpërfshirje në kohën kur kryekrimenelët e Serbisë , policorë, ushtarakë dhe politikë të Serbisë që bënë gjenocid në Kroaci , Bosnje dhe Kosovë , jo që nuk u dënuam por u bënë partnerë të besueshëm të shteteve perëndimore ; Aleksandar Vuçiq , ish–zëdhënës i Sheshelit dhe Ivica Daçiq , ish – zëdhënës i Millosheviqit . Është fakt se po dënohet dhe gjykohet UÇK-ë , edhe këta që janë gjallë sikur ata që janë vrarë apo kanë rënë në fushën e nderit . Është fakt se po rishkruhet historia dhe është edhe më fakt se , me arrestimet e fundit dhe gjykimet e ardhshme ka për qëllim krijimin e një konfiguracioni tjetër politik. Mua nuk më habisin arrestimet e fundit nga paramilitarët e Speciales dhe sjellja e tyre kriminale sidomos ndaj ish kryetarit të Kuvendit , 70 – vjeçarit , Jakup Krasniqit. Nuk më habit as prangosja e presidentit të Kosovës , Hashim Thaçi, ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe shefit të Grupit Parlamentar të partisë fituese në zgjedhje , VV-së , Rexhep Selimi sa më habitë reagimi i papërgjegjshëm dhe indiferent i institucioneve kryesore të Kosovës . Fitohet përshtypja që , disa prej tyre janë ngazëllyer me arrestimin e tyre e që nuk dallojnë me asgjë nga paramilitarët e Speciales . Paramilitarët e Speciales janë të armatosur me armatim të rëndë dhe frikësues kurse paramilitarët institucionalë të Kosovës janë të armatosur me urrejtje të palogjikshme dhe të papërshkrueshme. Nuk e besoj se ka vend në botë kur brenda një harku kohor të shkurtër arrestohen, prangosen dhe keqtrajtohen brutalisht ish krerët e shtetit, ish themeluesit, komandantët dhe luftëtarët e UÇK-së që nuk do të reagonte qoftë edhe si kurtoazi sikur që ndodhi paturpësisht në Kosovë. Është krejtësisht e natyrshme që të arrestuarit e deritashëm , Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj , Kadri Veseli, Jakup Krasniqi , Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi të kërkojnë që të mos protestohet dhe mos të kundërshtohet kjo Gjykatë por është krejtësisht e panatyrshme, joserioze dhe e turpshme mosreagimi institucional , jo për të ndërhyrë në drejtësi por për ta vlerësuar luftën dhe sakrificën që të arrestuarin e kanë bërë për lirinë e Kosovës. Lotët e Jakup Krasniqit nuk janë lotë ligësie por lotë krenarie sepse dalin nga shpirti. As reagimi emociaonal i Rexhep Selimit nuk është dobësi por pasqyrim i një krenarie të bindur dhe të vendosur. Gjakftohtësia e Kadri Veselit ishte monument reagimi në përballje me padrejtësinë sikur edhe qëndrimi i Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Realisht , të gjithë të arrsetuarit që dolin para Gjykatës Speciale nuk e dinë çka është frika për faktin se ata kanë vdekur dhe vrarë qindra herë në llogoret e ish–Jugosllavisë, si të burgosur politikë dhe gjatë luftës së lavdishme të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës sikur që , me qindra herë janë pushkatuar nga këta që sot po gëzohen për arrestimin e tyre. Jam i sigurt se asnjëri i arrestuar dhe akuzuar në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale Raciste në Hagë nuk do të ketë frikë nga përballja me drejtësinë dhe se do ta pranojnë çdo vendim i mbështetur në fakte. Të gjithë duhet të jemi për drejtësi , në radhë të parë për viktimat pa bërë asnjë dallim për shkak të përkatësisë etnike , fetare , bindjeve politike dhe statusit në shoqëri por, në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë edhe të akuzuarit që viktimizohen për shkaqe të projekteve të caktuara politike. Krejt në fund , këta që janë arrestuar dhe që do të gjykohen kanë pasur përkrahje nga individë të caktuar me dëshirë që të kthehen faqebardhë. Nuk ka dënim më të madh se kur një faqezi të uron të kthehesh faqebardhë.
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 11 nëntor 2020
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ:INFANTILIZMI NË POLITIKËN SHQIPTARE PASRILINDASE
Durrës, 12 prill 2013 – Infantilizmi është një sëmundje patologjike, e cila e ndërpret zhvillimin e fëmijës, si…
REAGIM I KMDLNj’së: JUSUF BUXHOVI, NJË DËSHMITAR I SHKËLQYESHËM PËR PROKURORINË SPECIALE TË KOSOVËS!
Prishtinë, 12 Korrik 2019: Jusuf Buxhovi, historian, publicist dhe njëri nga themeluesit e LDK-së, në një intervistë në…
Ak.HAKIF BAJRAMI: USHTRIA ÇLIRIMTARE DHE KOSOVA NË GRACKAT E POLITIKËS
Pashtriku, 21 dhjetor 2020: Ku jemi dhe kah po shkojmë? Nëse letra e A. Vuçiqit dërguar Edi Ramës…
BEHXHET SHALA BAJGORA: FRENOJENI ARROGANCËN ZOTI GRENELL, NUK JEMI TË GJITHË VEGJETARIANË POLITIK!
Prishtinë, 5 shtator 2020: Marrëveshje jo e keqe por më shumë se e keqe: Është dashur të jeni…