PËRPARIM DEMI: MENDËSIA E MBRAPSHT!

Bukuresht, 23 prill 2017: Duke ndjekur postimet në facebook shpesh kam ndeshur në nostalgjikët e periudhës së diktaturës, të cilët evokojnë regjimin e represionit si sistem superior dhe hymnizojnë rolin e diktatorit duke bërë krahasime të përzgjedhura midis dy periudhave. Pjesa më e madhe e nostalgjikëve rrjedhin nga shtresat e “privelegjuara” të regjimit të kaluar, të cilët thellësisht të indoktrinuar, në padijen e tyre, reflektojnë mentalitetit e “skllavit” të mësuar në pranga, i cili ka frikë nga liria.
Kundërshtarët e nostalgjikëve, të cilët pretendojnë se janë mbrojtësit dhe përkrahësit e demokracisë, së lirisë dhe të drejtave të njeriut, në emër të integrimit europian, shpërthejnë me ekstremizma të ashpra, duke përdorur të njëjtën gjuhë dhe mendësi të kthyer përmbys. Radikalë të vendosur për të mos patur kompromis, tek të cilët lufta e klasave vazhdon me kahje të kundërt.
Askush nuk bën një analizë reale dhe opinionet janë aq subjektive, aq të pa përputhëshme, të bazuara kryesisht në përvoja vetiake, të veçanta, aspak përgjithësuese, por që projektohen në dimensione imagjinare.

Anomalitë që ndodhën në shoqërinë shqipëtare të kohës së “tranzicionit”, duke filluar nga konfliktet mes partive politike, midis klaneve të themi, nga blokazhi ekonomik dhe polarizimi i madh i krijuar, varfëria përball lluksit, shpërdorim pushteti nga korupsioni i shtrirë si fenomen, migrimi masiv deri në demografi negative, degradimi i arsimit dhe sistemit shendetësor, moskultura e shitur si novacion etj, janë pasojë e mendësisë individuale dhe kolektive, një kompleks keq i ngatëruar me prejardhje të përzier.
Mendësia kolektive që e vërejmë të shtrirë në tërësinë e shtresave të shoqërisë, është një produkt i kontekstit kohor të kultivuar, i cili në rastin tonë nuk ka qënë një rastësi, por një program i ushqyer për qëllime shqiptarofobe-ksenofobe, me objektiv asimilimi gradual të kontrolluar. Paaftësia e përceptimit dhe dallimit të fenomenit që në fazën fillestare të tij, solli për pasojë adoptimin e saj si një proçes dezekuilibri kombëtar, të bazuar në mohim.
Mendësia e mbrapsht shkakton lëvizje sizmike përmbysëse në shoqëri, me efekte shkatëruese, të krahasueshme me një tsunami, i cili përmbyt dhe shuan traditat e vjetra, shpërthen strukturat kulturore të trashëguara, deformon deri në mosnjohje specifikat kombëtare të një populli.
Populli shqipëtar, unik në sojin e tij, i cili ka mbijetuar në saj të konservatorizmit, tani po i nënshtrohet degradimit të përshpejtuar deri në shpërbërje të plotë. Të parët që morrën flamurin në këtë proçes ishin individët e dobët, të paaftë për të siguruar jetesën pa shkelur mbi traditat e kombit tonë. Ata e kthyen këtë në profesion duke mohuar pjesërisht në fillim dhe më tej tërësisht çdo gjë shqipëtare. Kështu sot kori antishqipëtar është transformuar në front, ku nuk mungon asnjë kombinim fetaro-politik i shekullit XIX me pak kozmetik gjuhësore, të domozdoshme për t’ja përshtatur demagogjisë integruese.
Mendësia e mbrapsht e përqafuar në sferat politike merr përmasat e groteskut si një komedi absurde, e luajtur nga aktorë amatorë, të vendosur për të shpërdoruar çdo gjë me vlerë të mbetur.
“Lidera” të vetshpallur që drejtojnë çetat e tyre në luftë me këdo, pretendojnë, as më pak dhe as më shumë, se kanë lindur nga mjalti për të vjelur parat e popullit, si një e drejtë e tyre e padiskutueshme. Mburja e tyre që buron nga inferioriteti dhe kompleksi, ushtron presion mbi individin e pa orientuar, duke e penguar të bëjë zgjedhje të dobishme dhe e shtyn drejt modelit “anadollak”, i servirur dhe stimuluar nga media mediokre, si një banalitet i shëmtuar megalloman, që të ndjell deri në neveri.
Kështu pra, komedia e zgjedhjeve të mbarsura, do lejë gjurmë të reja në mendësinë e mbrapsht, tashmë të ligjeruar, për ta çuar atë në një fazë tjetër degradimi të pashpallur.
Në këto kushte të reja historike, liria për të shkatëruar zuri vëndin kryesor në manualet e të drejtave të njëriut.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura