FATIME XHAFOLLI: PRONA E UNIVERSITETIT ËSHTË E PAPREKSHME!

Prishtinë, 18 nëntor 2017: Të heshtësh para të drejtës tënde do të thotë: mjerim, të flasësh kur ora ka rënë dymbëdhjetë do të thotë: je vonuar, të takohesh me njeriun e mos të keshë asgjë për t’i thënë është dështim!
Dhe kështu gjërat të rrëshqasin nga dora. Nisur nga arsimimi i mirë, vetëdija e ngritur, përgjegjësia morale e ligjore për të vazhduar me pronën e paluajtshme.
Prona e patundshmërisë është bazë e pronës shpirtërore të njeriut. Njeriu është i lidhur me tokën, i formuar nga dheu, jeton mbi dhe, ushqehet nga dheu e në fund do të hyj në dhe. Prandaj është hyjënore lidhëshmëria e njeriut dhe Tokës së bekuar që i jemi bërë barrë e rëndë, përkudër asaj që nuk peshojmë asgjë.
Dhe prona është diçka e shenjtë aq më shumë ajo shoqërore. Prona shoqërore është e shoqërisë, e jona, e juaja dhe jo e dikujt apo e të tjerëve që duan t’a përvetësojnë padrejtësisht duke e lidhur me ndonjë mitologji abstrakte të paqenë ndonjëherë.

Prona e Universitetit është e pa prekshme dhe çdo ndërhyrje për ndryshim rreth përvetësimit është e jashtëligjshme, prandaj është e drejtë e çdo përsoni fizik apo juridik të reagoj për vetëdijesim. Mos të humbet dhe tretet prona, mundi dhe djersa jonë duke përfunduar në protokolet misterioze të një shteti tjetër pushtues që e ka humbur çdo të drejtë humane në raport me botën reale.
Po flas nga këndi i njeriut që mendon globalisht dhe vepron lokalisht. Po flas në emër të atij që për çdo ditë përpinë neverinë e prodhuar nga të tjerët sepse naiviteti disa i ka kthyer në analfabetizëm të plotë, përkundër titujve e gradave. Që tërë jetën vetëm formalitete na dhuruan e improvizime gjithmonë duke u thirrur në emër të popullit, e populli jemi ne, kush tjetër pos ne të përvuajturit që duhet të japim llogari për çdo gjë.
Edhe për tokën e univesitetit të Prishtinës që po humb të drejtën ligjore për të qenë e jona, ne të gjithë do të jemi fajtorë.
Edhepse ata që e kanë ndarë në njëqind pjesë këtë vend nuk do të shpallen fajtorë, prap do të jenë të fajsuar moralisht për tërë jetën.
Prandaj objekti politik i ndërtuar në kohët e represionit për qëllime të zhbërjes së arsimit shqip në Kosovë, me çdo kusht duhet të na hiçet syshë dhe mos t’na zgjoi neveri më tutje, sepse ai objekt nuk ka asnjë bazë për t’u themeluar e më së paku në tokën e universitetit.
Nëse akademikët janë në gjumë, rinia studentore është zgjuar sepse univesitetin e përbëjnë studentët, kjo pjesë vitale e shoqërisë e mbanë gjallë kombin e shtetin.
Andaj universiteti publiko-privat siç edhe është shndërruar do të ishte mirë t’u bëj zë trupës akademike dhe t’i zgjoi nga gjumi sepse antivlerat duhet të largohen për t’mos provokuar ndjenjat e njerëzve që i dhanë shumë mësimit shqip.
(Ky reagim imi është vetëm njëri nga zërat e shumtë të mllefosur por të përmbajtur…)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura