Beqir Elshani: Dallimi në mes pushtuesit borgjez dhe socialist

Suedi, 25 shkurt 2021: Deklarimi i të birit dhe nipit të Shaban Palluzhës, Zahir Kastrati, se Shaban Palluzha nuk ishte komunist, Fadil Hoxha ka urdhëruar sulmin ndaj forcave të tij, nuk është konstruktiv, pikërisht nipi, Zahir Kastrati, komandant Shaban Palluzhën, po e paraqet sikur të ketë luftuar kundër sistemit socialist për sistemin borgjez dhe jo për çlirimin dhe mbrojtjen e atdheut nga forca pushtuese, qoftë gjermane apo serbomalazeze. Sipas deklarimit të Kastratit do të thotë se po të ishte Shaban Palluzha komunist, nuk do të luftonte për mbrojtjen e Kosovës, kur dihet që në Kosovë ka pasur me qindra komunistë që kanë luftuar për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe atë bashkëkohës të Shabanit, siç ishin Emin Duraku, Gjeladin Hana, Rifat Berisha, Jusuf Gërvalla, Ukshin Hoti, Ali Hadri, Ali Sokoli dhe shumë të tjerë.

Këtë e përforcon edhe shkrimi i poetit dhe analistit kombëtar, Fadil Shyti, i cili në shkrimin e tij për gjyshin, Hajzer Tafë Shyti (1900-1986) bashkë me dy vëllezërit ishte ushtar i Shabanit se ishin të kënaqur që asnjë shok i tyre nuk ka dalë andej Drinit, që sipas ballistëve tradhtarë të luftonte kundër partizanëve të Enver Hoxhës. Prandaj më drejt është të thuhet që Shabani ka luftuar kundër çdo pushtuesi pa dallime të sistemit politik. Ndërkohë që Shqipëria në kohën e LNÇ luftonte kundër hordhive gjermane e italiane dhe ballistëve, që ishin bashkëpunëtorë të fashizmit, në Kosovë luftohej vetëm kundër fashizmit serbosllav. Në anën tjetër ballisti i Kosovës me ballistin e Shqipërisë kishte dallim, sepse i pari luftonte kundër pushtuesit jugosllav pa dallime politike, i dyti, si vegël e pushtuesve luftonte kundër partizanëve shqiptarë në krye me komandantin legjendar – Enver Hoxhën.

Tekembramja, edhe krimineli borgjez, Drazha Mihajloviqi, përndryshe armik i komunizmit, ka qenë vrasës i popullit shqiptar. Parashtrohet pyetja, mos do të ishte Drazha Mihaloviq me sistemin e tij borgjez më i mirë se Josip Broz Tito socialist. Ndonëse në mes dy sistemeve të këqija, më lehtë ia kemi dalë sistemit socialist në ish-Jugosllavi. Vlen të përmendet deklarata e veprimtarit kombëtar dhe veteranit të arsimit Prof. Hamzi Asllani nga Theranda, me një gosti festive nuk kishte ngrënë mishin e derrit, prandaj titistët e kishin qortuar se si komunist duhet ngrënë mishin e derrit. Mirëpo veprimtari i çështjes kombëtare, Hamzë Asllani, ua kishte kthyer “Mos vallë Drazha Mihajlloviqi ka qenë komunist që e ka ngrënë mishi derri”.

Pastaj, mos do të thotë se Greqia borgjeze doli më demokratike se Jugosllavia socialiste?! Pikërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore Anglia e ka përkrahur Lëvizjen Çetnike në krye me Drazha Mihajloviqin, sepse ky i fundit ka qenë borgjez, me ushtri vrastare kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve. Në vazhdim, deklarimi se Fadil Hoxha ka dhënë urdhrin që të sulmohen forcat e Shaban Palluzhës nuk qëndron drejt, me anën e së cilës ia heq fajin Serbisë Fashiste, e cila mund të vërtetojë se shqiptarët janë vrarë në mes vete, prandaj fitoi Fadil Hoxha me ndihmën e forcave serbe. Tekembramja, sistemi politik nuk ka rëndësi për popullin shqiptar, pasi që Serbia me dhjetëra sisteme politike po i ndryshon, mirëpo substanca serbofashiste për popullin shqiptar mbetet përjetë – armik i përbetuar. Duhet pasur parasysh se Serbia me pasojat e luftës dhe me shtypjen e gjatë të popullit shqiptar, me çfarëdo sistemi të ketë, qoftë socialist apo kapitalist, për popullin shqiptar mbetet armik shekullor, që vije menjëherë pas Perandorisë Turke, edhe pse kjo e fundit ka qenë perandori e madhe në mbarë Gadishullit Ballkanik. Suedi, 2016

 

Dallimi në mes çlirimtarit dhe pushtuesit
Lidhur me deklaratën e Dr. Sulejman Ugljanin, kryetar i Partisë Demokratike të Sanxhakut, në mesin e mërgatës shqiptare në Munih në fillim të këtij viti, i cili mori pjesë për promovimin e librit, “Aqif Blyta-Kolos i Pazarit të Ri” Prof. Ismet Azizi. Dr Ugljanin më la përshtypje kombëtare për dashurinë e tij për gjuhën shqipe. Ai me nderime kombëtare i përmendi vëllezërit Draga, Aqif Blyta, Shaban Palluzha dhe të tjerët që e kanë mbrojtur krahinën e Sanxhakut dhe popullin e tij nga pushtimi serbosllav. Ugljanin për boshnjakët dhe serbët që i kanë dy qëndrime të kundërta për shqiptarët, siç është shembulli i tekstit: “Drazha Mihajloviq, për serbët është hero i popullit, ndërsa për boshnjakët është armik. Po, kështu, Aqif Blyta dhe Shaban Palluzha, për serbët janë armiq, derisa për boshnjakët janë heronj të popullit”, qëndrimi politik dhe luftarak nuk është i drejtë. Duhet pasur parasysh se Drazha Mihajloviqi është çetnik (lexo: fashist), i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka vrarë e ka masakruar shqiptarët në Kosovë, domethënë ka hyrë si pushtues në tokat shqiptare. Përkundrazi, luftëtarët Aqif Blyta dhe Shaban Palluzha, nuk kanë qenë armiq, të popujve tjerë, por çlirimtarë të popullit autokton shqiptar dhe mbrojtës të atdheut nga pushtuesit e huaj: serb, gjerman, italian dhe bullgar. Prandaj derisa ushtria kriminale serboçetnike vriste dhe masakronte në tokat shqiptare, ushtria çlirimtare në krye me Aqif Blytën dhe komandant Shaban Palluzhën luftonin kundër serbëve për mbrojtjen e atdheut. Serbët nuk kanë arsye që çlirimtarët Hasan Prishtina, Shaban Palluzha, Riza Greiçevci, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Ukshin Hoti, Adem Jashari dhe shumë trima të tjerë t’i quaj armiq, sepse trimat tanë nuk kanë hyrë për të pushtuar ndonjë krahinë serbe, por vetëm e kanë mbrojtur atdheun e vet, siç thuhet ku i thuhet bukës bukë dhe ujit ujë.
Edhe sot politika serbe ndryshon me Kosovën dhe Sanxhakun dhe Bosnjën, të cilat etnikisht kanë qenë toka shqiptare. Prandaj derisa shqiptarët dhe sanxhakasit mundohen të mbrohen nga politika shoviniste serbomadhe, Serbia neokolonialiste mundohet t’i serbizojë. Duket qartë se tri shtet Kosova, Bosnja dhe Sanxhaku do të jenë më të qëndrueshëm dhe më të lirë nga politika neokolonialiste serbe, si për Serbinë, ashtu edhe në Republikën Serbe në Bosnjë. Programi neokolonialist i Vasa Çubriloviqit për spastrim etnik të Sanxhakut nga boshnjakët dhe shqiptarët autoktonë ende ka mbetur në fuqi, të cilin në fillim e ka zbatuar Drazha Mihaloviq, Josip Broz Tito dhe ka vazhduar deri te Sllobodan Millosheviqi radikal. 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura