BLERIM ÇOÇAJ: PAK PERSPEKTVË PËR TË RINJTË E PRIZRENIT

Prizren, 29. 05. 2012 – Shumica e të rinjve në Prizren, janë klient të përditshëm të kafeneve, ndërsa një pjesë tjetër frekuenton kafe-internetin, Lumëbardhin e Marashin. Një kafe një cigare dhe një shishe ujë e mbajnë në tavolinë për një kohë të gjatë të rinjtë e Prizrenit. Shumica e tyre janë klient të përditshëm të kafeneve.Pjesa tjetër frekuenton kafe-internetin, Lumëbardhin e Marashin. Këto janë disa nga alternativat e vetme që i ofrohen rinisë së Prizrenit, për të kaluar kohën e lirë në këto ditë të pranverës.
Gona Gashi, studente e vitit të tretë në Fakultetin e Ekonomisë në Prishtinë, tregon se e vetmja mënyrë që praktikon për të kaluar pasditen është kafeneja, ku ajo mblidhet së bashku me shoqet dhe ku shpenzon të hollat dhe shfrytëzon kohën e lirë. “Nuk mund të qëndroj gjatë në shtëpi dhe nuk mundem të merrem me ndonjë aktivitet tjetër, pasi dua vetëm të dal dhe ta shfrytëzoj, gjallërinë e stinës së pranverës ”, thotë ajo.

_________________________________

Edvina Thaçi, shoqja e Gonës, me profesion ekonomiste, ndërkaq punon në një firmë private. Për dallim nga Gona, ajo tregon se kohën e lirë e kalon duke frekuentuar palestrën e sportit, që e ndihmon të ulet në peshë. “Më mirë preferoj t’i shpenzoj parat për shëndetin tim se sa nëpër kafene me biseda kote. Por, sot pasi më ftoi për një kafe Gona, dola pak që edhe unë ta vizitoj ndonjë lokal të kafeneve…”,arsyetohet ajo.
Edhe pse ka dy vjet që punon me një firmë private, ajo mendon se të rinjtë e Prizrenit, për dallim nga të rinjtë e tjerë të qyteteve të Kosovës, nuk kanë me çka të merren, madje as për të humbur kohën e lirë. ”Të rinjtë e Prizrenit, jo vetëm që nuk kanë ku të punojnë, por s’kanë as ku ta humbin kohën e lirë. Në këtë qytet mungojnë të gjitha aktivitete kulturore ku së paku të rinjtë mund ta humbin kohën e lirë dhe monotonin e ditës”.
Ata që e vënë më në pah pasivitetin që ka zotëruar rininë e qytetit të Prizrenit, janë edhe të rinjtë që kanë emigruar në shtete e ndryshme të botës. Edhe pse gjatë vizitave i konstatojnë ndryshimet e përditshme të qytetit, ku kanë lindur dhe jetuar deri në kohën e migrimit, mendojnë se mundësia e argëtimit të rinjve mbetet sërish në norma minimale.
Shepnd Krasniqi, që tetë vjet jeton në Gjermani. Ai tregon se çdo vit e viziton Prizrenin.” Nuk dëshiroj t’i humbë lidhjet me vendlindjen, prindërit dhe shoqërinë. Sa herë që vijë në Prizren shoh se gjallëria e të rinjve është shumë pasive”, shprehet ai. Mundësit e të rinjve për informacion dhe kulturë, sipas tij, janë shumë të pakta, pasi mungojnë bibliotekat bashkëkohore. Madje, ai thotë se këtu nuk ke çfarë të bësh përveç, të vizitosh ndonjë kafene.
Ish-themeluesi i Tetarit Profesionist të Prizrenit, aktori Xhevdet Doda, thotë se Prizreni në aspektin kulturor nuk është i organizuar mirë. “Qyteti i Prizrenit fatkeqësisht nuk është një qytet i organizuar mirë kur është fjala për kulturën”, thotë Doda. Ai mendon se Komuna e Prizrenit, mund të bëjë më shumë për të rinjtë në organizimin e aktiviteteve kulturore. ”Departamenti i Kulturës në këtë qytet, vepron pa plan dhe strategji…”, shprehet Doda.
Në Qendrën Regjional për Punësim(QRP) në Prizren, sipas statistikave, numri më i madh i punëkërkuesve, janë të rinj të kualifikuar me diploma universitare, dhe me diplomë të shkollimit të lartë pasuniversitar.
Sociologu, Agron Dervishi, ndërkaq mendon se dy janë problemet kryesore me të cilat përballet sot rinia e Prizrenit: problemi i punësimit dhe i kualifikimit. Sipas tij, nën ndikimin e kulturës dhe emigrimit rinia prizrenase po përpiqet të adoptohet me një mënyrë të jetesës së afërt me atë të shteteve të tjera të botës. “Kjo mënyrë e jetesës ka një kosto të lartë dhe ajo e pjesë e të rinjve nuk kanë mundësi t’i përshtaten kësaj jetese, të cilët pasi e shohin se nuk kanë perspektivë, hyjnë në rrugën e krimit, ndërsa kohën tjetër që ka mundësi e kalon kohën e lirë në disko”, mendon Dervishi.
Kontakti: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura