#BOJKOTAKTIV: ‘MOS BLINI VOTËN’!!!

Pashtriku.org, 3 qershor 2017: E keni vrarë ndonjëherë mendjen se përse në luftën ndaj trafikut të drogës apo prostitucionit, theksi vihet tek trafikanti e jo klienti?
Sepse është më e lehtë të kapësh organizatorët sesa miliona klientë dhe se rreziku social është trafikanti!
Apo jo?
Tani përse me trafikun e votave, panorama përmbyset?
Pse flitet vetëm për “shitje” e jo “blerje” votash???
A nuk është më lehtë të identifikohen partitë që organizojnë trafikun sesa të mjerët?
Kujt i intereson që ti vihet faji popullit?
Përse mediat bëjnë luftën e gabuar?
Kush i financon ato?
Po OJF-të që budallepsin rininë e neutralizojnë intelektualët me projekte koti?
Pak rëndësi ka!
Rëndësi ka që të mjerët të fajësojnë njëri-tjetrin!
Vetëm kështu lufta mbetet horizontale e nuk bëhet vertikale, kundër lobeve dhe partive! #BojkotAktiv / Dr.Ledian Droboniku /

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura