BORIS KALNOKY: PËRSE ‘BE’ja’ PO KRIJON NJË MINI’JUGOSLLAVI NË BALLKAN?!

Pashtriku.org, 19 korrik 2017: Ideja ka lindur në Ballkan. Presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka formuluar atë kështu: A nuk do të ishte më praktike të bashkohen vendet e Ballkanit në një zonë të përbashkët ekonomike? Ky do të ishte hapi i parë kundrejt anëtarësimit në BE.
BE-ja e pranoi me shpejtësi idenë e madhërishme. Në Samitin e Vendeve Perëndimore të Ballkanit, të zhvilluar ditën e mërkurë në Trieste, u miratua dhe vendimi i rëndësishëm.
Për BE-në, e cila aktualisht ndodhet në një krizë të thellë, bashkimi doganor i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të jetë një mjet i mirë për të fituar kohë. BE-ja nuk pranon anëtarë të rinj, por kërkon të ruajë ndikimin e saj në Ballkan.
Kohët e zgjerimit kanë mbaruar. BE e ka të vështirë të kontrollojë 28 shtete. Pas Brexit, anëtarësimi i shteteve të reja të Ballkanit duket i vështirë. Një bashkim doganor ballkanik i lidhur me Brukselin mund të jetë një zgjidhje e shpejtë. Pas dyerve të mbyllyra gjithmonë është disktuar një lëvizje e tillë, si mjeti për të ulur tensionet në Ballkan pa i bërë ato vende anëtare të BE-së.
Ekonomikisht, Ballkani është i parëndësishëm për evropianët. Nga ana tjetër, ai ka qenë qendër e rëndësishme historike e Evropës.
Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn vendosi theksin tek koha, por sërish procesi i anëtarësimit qendron i njëjtë – BE nuk është gati për hapa të mëtejshëm. Nga ana tjetër shohim se tensionet në Ballkan po rriten. Pavarësisht se aleancat e mëparshme ndërmjet vendeve të Ballkanit kanë sjellë pak qendrueshmëri, shpresa e vetme për sigurinë e paqes në rajon mbetet anëtrësimi në BE.
Formula e bashkimit doganor mbështetet në besimin se varësia pozitive mund të ndihmojë këto vende të shpërndajnë tensionet etnike të kudogjendura në rajon.
Por, megjithëse mendohet vetem si një bashkim doganor ai do të ishte një rilindje e Jugosllavisë së vjetër.
Aktualisht, Kroacia dhe Sllovenia janë pjesë e BE. Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria janë vende kandidate për anëtarësim. Bosnja ka aplikuar për anëtarësim. Maqedonia po përpiqet të sheshojë mosmarrëveshjet për emrin me Greqinë, pas të cilës Athina nuk do të jetë më një pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
Një bashkim doganor pa Kroacinë dhe Slloveninë, por me Shqipërinë, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë është bashkimi i shtetet më të varfëra të Ballkanit.
Kjo zgjidhje do t’ shkonte për shtat vetëm Beogradit, i cili do ta gjente veten në qendër të kësaj strukture.
Shpërbërja e Jugosllavisë ka lënë një vakum
Njësoj si Beogradi ka dominuar Jugosllavinë, ai do të domionte edhe “Jugosllavinë e re”. Maqedonia nuk do të kishte më frikë për ekzistencën e saj. Ajo do të ishte pjesë e një aleance më të madhe, nuk do të ishte e vetme dhe e pambrojtur, e rrethuar me fqinj kokëfortë si Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Serbia, të cilat të gjitha ndajnë mendimin se Maqedonia nuk është një shtet i vërtet, se ajo pjesërisht i përket atyre dhe nuk ka etni maqedonase.
Edhe Bosnja, si pjesë e një bashkimi, mund të ishte më pak e frikësuar ndaj rrezikut të copëtimit.
Ndërkohë edhe sondazhet tregojnë se për shpërbërjen e Jugosllavisë, pjesa më e madhe e qytetarëve të ish-shteteve pjesë e ish-Jugosllavisë shprehin keqardhje për shpërbërjen, me përjashtim të Kosovës.
Shpërbërja e Jugosllavisë ka lënë një vakum në strukturën e fuqive evropiane i cili asnjëherë nuk është mbushur. Njësoj si shpërbërja e Perandorisë Habsburge, e cila njëherë e një kohë e bëri Evropën të brishtë ndaj Hitlerit – fundi i Jugosllavisë krijoi një konflikt të përhershëm në zemrën e Evropës, i cili asnjëherë nuk u mund tërësisht dhe ku fuqitë botërore si Rusia, Turqia SHBA, Gjermani kanë gjetur terren për të luajtur lojën e tyre me zjarrin e dominimit gjeopolitik.

Jugosllavia e vjetër ra për arsye të tensioneve të brendshme, në veçanti ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë. Një bashkimi i ri i Ballkanit Perëndimor do të ishte gjithashtu bipolar: nga njëra anë 8 milionë serbë të Serbisë dhe Bosnjes, dhe nga ana tjetër 5 milionë shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë do të kërkonin të dominonin këtë bashkim dhe do të konkurronin kundër njëri -tjetrit.
Sigurisht, nuk flitet për krijimin e një shteti të ri: mendime të tilla të nxituara janë të pakuptimta, por duke parë historinë, frikëra politike të kësaj natyre ekzistojë.
Shumë mund të bëjnë krahasimin se Gjermania nisi si një bashkim doganor, e sigurisht edhe vetë BE-ja, e cila sot është shumë më e shqetësuar për marrëdhëniet politike të shteteve dhe vizionit të së ardhmes se sa mbarëvajtjes ekonomike.
Konkretisht, janë më shumë se 30 traktate dypalëshe të cilat rregullojnë marrëdhënien e tregtisë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës do të zgjidhen. Për t’i lidhur ato në një traktat të vetëm dhe një marrëveshje të vetme ndërmjet një bashkimi doganor të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të ishte një thjeshtësim i konsiderueshëm dhe mund të nxiste rritjen ekonomike.
Fakti që një integrimi i tillë i rajonit ekonomik mund të thjeshtëzojë dhe të shpejtojë anëtarësimin në BE është logjike, në veçanti në marrëdhënie me Kosovën, ku frikërat për një bashkim ballkanik të tillë janë të mëdha.
Hapi i parë
Anëtarësimi i Kosovës në bashkimin doganor është i vështirë për faktin se në sytë e Serbisë, Kosova nuk shihet si shtet i pavarur por si pjesë e Serbisë. Sidoqoftë për Kosovën, për të cilën mundësitë për të hyrë në BE janë të pakta, një bashkim i tillë mund të jetë një mundësi për të bërë një hap përpara drejt BE-së.
Problem i njëjtë ndodh edhe ndërmjet BE dhe Turqisë për çështjen e Qipros – Turqia nuk e njeh Qipron si vend anëtar sepse ishulli është i ndarë dhe vetëm pjesa greke i përket BE-së.
Të kuptueshme janë edhe frikërat e Malit të Zi: vendi ka qenë një nga shtetet i cili ka përparuar më shumë në Ballkan në procesin e bisedimet për anëtarësim me BE, dhe nëse bashkimi doganor ballkanik do të kthehet në një zëvendësues për anëtarësimin e plotë në BE, vendi do të ketë shumë për të humbur.
Botuar fillimisht në gazetan ‘Die Welt’

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura