SHERADIN BERISHA: PAS 11 QERSHORIT 2017, KOSOVA DO TË QEVERISET NGA KOALICIONI I MADH!

Pashtriku.org, 20 maj 2017: U bë tufëzimi i shefave të partive, të cilët disa vjet parreshtur, janë fyer, sharë, akuzuar e kundërakuzuar, për krim e korrupsion etj,. dhe kështu janë bërë ‘gazi i botës’ në arenën e Kuvendit! Ndërsa tufëzimi i votuesve, duket se, po shkon më ngadalë! Janë revoltuar! Por, deri më 31 maj kur nis fushata zgjedhore, shefat e tyre përmes “marketing slloganeve” mashtruese do ta bëjnë tufëzimin mobilizues për “fitore”! Këtë fushat “qetësimi” tashmë e kanë nisuar në teren!
***
Në garë për karrikën e kryeministrit dhe për karriket e kuvendit janë profiluar këto koalicione:
1. Koalicioni PDK’AAK’NISMA etj;
2. Koalicioni LDK’AKR’ALTERNATIVA etj;
3. LËVIZJA VETËVENDOSJE;
4. LISTA SRBSKA, dhe disa parti të vogla dhe iniciativa qytetare!
***
– Cilat koalicione mund ta qeverisin Kosovën, pas 11 qershorit 2017?
– Pavarësisht nga votimi, (i cili mund të jetë i manipuluar, i vjedhur, i blerë etj.,) si dhe duke patur parasysh kombinimet e interesave vendore dhe ndërkombëtare, për mendimin tim, qeveria e re do të formohet nga 2 koalicione të mëdha shqiptare, bashkë me listën SRBSKA etj:
1. Nga koalicioni PDK’AAK’NISMA + LDK’AKR’ALTERNATIVA + SRBSKA etj;
2. Nga koalicioni LDK’AKR’ALTERNATIVA + L.VV + SRBSKA etj, dhe
3. Nga Lëvizja VV + LDK’AKR’ALTERNATIVA + SRBSKA etj.
***
1 – Nëse fiton koalicioni PDK’AAK’NISMA, nuk mund të bëj koalicion vetëm me SRBSKEN dhe ndonjë partizë tjetër të vogël serbe (ato në çdo kombinim janë në qeveri), dhe koalicioni: LDK’AKR’ALTERNATIVA dhe L.VV të jenë në opozitë, për faktin sepse nuk do të realizohet asnjë agjendë e nisur vendore dhe ndërkombëtare, dhe shumë agjenda të tjera që e presin Kosovën!
2 – Nëse fiton koalicioni LDK’AKR’ALTERNATIVA apo VV mund të bëjnë koalicionë njëra me tjetrën + SRBSKA etj., ndërsa PDK’AAK’NISMA të mbetet në opozitë.
3 – Por është i mundur, gjithashtu një kombinim tjetër! Nëse fiton koalicioni LDK’AKR’ALTERNATIVA, mund të mos arrijë marrëveshje me L.VV (për shkak të parimeve të saj) dhe ajo të lidhë koalicionin e madh me PDK’AAK’NISMA + SRBSKEN etj., ose vetëm me partitë AAK’NISMA + SRBSKA etj.
4 – Ndërkaq nëse fiton Lëvizja VV, atëherë është i pashmangshëm koalicioni i Madh: Lëvizja VV + LDK’AKR’ALTERNATIVA + SRBSKA etj., ndërsa koalicioni PDK’AAK’NISMA të mbetet në opozitë! Pra, siç duket L.VV në asnjë mënyrë nuk do të bashkqeverisë me PDK, por ka mundësi që në qeverisjen e saj të përfshihen edhe AAK’NISMA!
5 – Është i mundur edhe një kombinim tjetër! Nëse fiton koalicioni PDK’AAK’NISMA mund të realizohet një koalicion me dy partitë e kolacionit parazgjedhor të LDK, siç janë AKR’ALTERNATIVA+SRBSKA etj.
Pra në lojë do të jenë disa kombinime që të çojnë gjithsesi te një koalicion i madh paszgjedhor!
Jam i vetëdijshëm se ky proces do të jetë i vështirë!
Por, sidoqoftë në maratonën për formimin e koalicionit të madh qeverisës, do të kujdeset me të mirë apo me ‘presion’ edhe Vëllai i Madh (SHBA’BE…)
Për këtë gjë do të bindemi të gjithë në ditën e finales! E presim atë ditë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura