BOTOHET NË AMERIKË ROMANI ‘DISATROUS SEPTEMBER’ I SHKRIMTARIT DHE KOMENTATORIT SPORTIV SKIFTER KËLLIÇI

BOTOHET NË AMERIKË ROMANI ‘DISATROUS SEPTEMBER’ I SHKRIMTARIT DHE KOMENTATORIT SPORTIV SKIFTER KËLLIÇI

Nga Skifter Kellici, Boston, SHBA

Këto ditë u botua në Amerikë romani ‘Disatrous September’, botuar në shqip në vitin 2011 nën titullin ‘Shtatori i gjëmës së madhe’. Kjo vepër i kushtohet tragjedisë së 11 shtatorit në kullat binjake të Nju Jorkut, ku, si pasojë e sulmeve të terroristwve islamike, mbetën të vdekur rreth 3000 vete, ndër të cilët edhe tre shqiptare, personazhe të këtij romani.

Deri tani, bazuar ne listën e romaneve kushtuar kësaj tragjedie, pasqyruar në gogle, është i vetmi roman që përshkruan si terroristët rrëmbyen dy avionë dhe me ta goditën kullat binjake, ngjarjet e tmerrshme në këto kulla dhe në aeroportin e Bostonit, nga ku u nisën terroristët,ku aso kohe punonte dhe vetë Kelliçi, autori i këtij romani.

Po botojmë një përmbledhje të tij.

NJE DITE MAJI E VITIT 2001 NE AEROPORTIN NDERKOMBETAR LOGAN TE BOSTONIT

Të ulur diku në hyrje të Terminalit B të këtij aerporti, po bisedojnë Mohamed Ata dhe Marvan Shehini, dy terroristë arabë. Venë re se si pasagjerËt lenË sendet prej metali ne rripin levizës, brisqe më të mëdha se fotodokumenti i punonjësve të ruajtjes së aeroportit, shishe… për te kaluar në pikën e kontrolli.

“Ja cili është kyçi që do të na ndihmojë të kryejmë detyrën tonë të shenjtë para Allahut”,- thotë Marvani.

PO ATE DITE NE KATIN E 107 TE KULLES SE PARE BINJAKE TE ËTC,(QENDRA BOTERORE E TREGTISE) NE NJU JORK

Gazetari i njohur i CCN-së, Stiv Robertson, i fejuar me Zhaklina Kramerin, stjuartesë e kompanisë ajrore “Delta” në Boston, do të shkruajë një skenar televiziv, kushtuar punëtorëve që punojnë për pastrimin e xhamave të dritareve të Kullave Binjake, që janë dy shqiptarë: Besim Istrefi, me prejardhje nga Kosova, dhe tjetri Marko Muzaka, arbëresh. Pastaj të katër zbresin në zyrën e Saidit, me origjinë nga Libani, që punon menexher. Saidi fton aty edhe Jaserin me origjinë nga Siria, fundamentalist i maskuar islamik.

AEROPORTI NDERKOMBETAR LOGAN, BOSTON, 11 SHTATOR 2001

Sokol Kama, shkrimtar, ish-gazetar i Radiotelevizionit Shqiptar, dhe tani supervizor ne këtë aeroport, bisedon me Xhaklinën, që do të kryejë fluturimin e fundit, sepse me 20 shtator do të martohet me Stivin. Ndërkohë, në pikën e kontrollit, veç pasagjerëve të tjerë, futen dhe pasagjerë terroristë.

> Sipas rregullave, kalojnë me brisqe dhe shishe të mëdha dhe të vogla. Terroristët Mohamed, Satem dhe Abdyl kanë zënë vend në klasën e parë, kurse dy vëllezerit, Vaili dhe Rashiti, në klasën e dytë. Befas sulmojnë me shishka lotsjellëse dhe me brisqe dy stjurtesa, përkatësisht në njerën dhe tjetrën klasë.Të tërë udhetarët mbeten të tmerruar. Muhamedi dhe Satemi vrasin pilotët, me brisqe dhe me shishe. Së bashku me ta edhe Zhaklina dhe stjurtesa të tjera.

Mohamedi pastaj vazhdon të drejtojë avionin. Me mikrofon njofton pasagjerët që të qetësohen dhe të mos bëjnë marrëzira, sepse avioni po te kthehet sërishmi ne Boston dhe ata do të lihen të lirë. Kurse në të vertetë avioni si dhe një tjetër, i rrëmbyer po nga terroristë arabe, fluturon drejt Nju Jorkut dhe pastaj drejt Kullave Binjake.

Në ato çaste Mohamet Ata merr në telefon Jaserin, që ndodhet në zyrën e tij, në kullën e parë, dhe i njofton se kanë rrëmbyer një avion.

Abduli, terrortist i penduar, kërkon të mënjanojë avionin që drejtohet nga kulla e parë. Dyluftimi tij me Muhamedin. Por është vonë. Avioni, si bombë e stërmadhe, përplaset në mesin kullës së parë, katet e së cilës fillojnë të digjen. Po kështu edhe avioni i dyte godet kullën tjetër.

Markoja dhe Besimi që po punojnë mbi njerën kullë, mezi zbresin shkallët bashkë me të tjerë, por ashensorët kudo janë bllokuar.Të dy,si qindra e qindra të tjerë, përpihen me pas nga flakët.

Stivi, në këto çaste, po transmeton drejpërdrejt ngjarjet me mikrofon nga një pikë shumë larg kullave, që po digjen. E kupton se ç’i ka ndodhur Zhaklinës…

Ndërkohë, Saidi që ndodhet në katet e poshtme, del në korridor dhe habitet kur sheh Jaserin, i cili kërkon të mbyllë nga jashtë dyert e portave që të shpien në shkallët e sigurimit, nga ku qindra punonjës kërkojnë të zbresin poshtë, që ata të mbeten të vdekur. Dyluftim midis tyre. Saidi vret Jaserin dhe hap hap dyert e mbyllura prej tij dhe kështu shpëton qindra njerëz që vërshojnë poshtë shkallëve.

NE NJE ShHPELLE TE MALEVE TE AFGANISTANIT

Bin Ladeni, së bashku me krahun e tij te djathtë, Khalid Sheik Mohamedin, arkitektin e këtij plani satanik, në strofkullën e tyre ndjekin nga stacioni televiziv Ala Zhazira, ç’ka ndodhur…Bin Ladeni ka një moment ekzaltimi. Por i duket se profeti Muhamed e qorton me fjalet: ”Kurani dënon ashpër ata që vrasin njerëz të pafajshem, siç vret ti”.

PERSERI NE AEROPORTIN NDERKOMBETAR LOGAN NE BOSTON

Terminali B i aereportit rrethohet nga forca të policisë dhe ushtrisë. Midis tyre ndodhen funksionarë të lartë të FBI-se dhe FAA-së. Dyshojnë se mos në një pikë kontrolli janë futur terroristë me armë.

Sokoli shpalos shkakun e tragjedisë: brisqet më te vogla se fotoja e identitetit, shishet alkolike dhe shishka me sprucim të mbushura me lëndë lotsjellëse, që lejohen nga rregullorja. Punonjësit e FBI-së dhe FAA-së mbeten të topitur.

Duke u kthyer për në shtëpi, Stivi ndal makinën para hotelit “Astoria”, ku pas një jave do të bëhej dasma e tij me Zhaklinen tashmë e vrarë në avion. I duket sikur e sheh atë të gjallë, veshur nuse, me të bardha, që po i afrohet atij. Dëgjohet zilja e telefonit. Eshtë Sokoli që e ngushullon plot dhëmbje…

”Ti je shkrimtar, -i thote Stivi Sokolit.- Shkruaj nje roman për të tëra këto që ndodhën, shkruaj se Amerika u godit rëndë, por nuk dorëzohet kurrë”.

Dhe Sokoli i premton.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura