BRIGADA 121 KUMANOVA: HASHIM THAҪI E HAJREDIN KUҪI, JANË PËRGJEGJËS PËR ARRESTIMIN E FATMIR LIMAJT DHE TRE BASHKËLUFTËTARËVE TË TIJ

(Pashtriku.org, 27. 11. 2012) Dje, më 26 nëntor 2012 – Brigada 121 ‘Kumanova’ e UҪK-së, përmes një komunikate për media, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Hashim Thaçi, rreth arrestimit të Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, për rastin “Kleçka”.
“Ne, bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, jemi të shokuar me deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili i drejtoi akuza EULEX-it me rastin e arrestimit të Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij”, thuhet në fillim të komunikatës. “Ne, bashkëluftëtaret i bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, Ministrit të Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, ose kthejeni drejtësinë në vend që të lirohen shokët tanë dhe mos bëni deklarata boshe, duke luajtur me ndjenjat tona dhe të qytetarëve të Kosovës, kinse nuk keni kurrfarë përgjegjësie. Adresa e përgjegjësisë jeni ju, për ketë padrejtësi dhe persekutim politik që po iu bëhet luftëtarëve të UÇK-së” – thuhet më tej në reagimin e Brigadës 121 ‘Kumanova’. “Ne, bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës nuk e merituam që të na prishni festën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sepse edhe ne kontribuuam për këtë ditë”, thuhet në fund të komunikatës.

______________________________
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura