DEPUTETI ERION BRAÇE DHE QEVERIA E KORRUPTUAR E PARTISË SË TIJ

DEPUTETI ERION BRAÇE DHE QEVERIA E KORRUPTUAR E PARTISË SË TIJ

Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike, Specialist dhe ish-shef i kabinetit të vendburimeve në Institutin Gjeologjik të naftës, Fier.

20 Nëntor 2021

Erion Braçe “përvëlon” Delina Ibrahimin dhe Edi Ramën: Jeni kapur nga mafia e birrës dhe qumështit, punoni për oligarkët.

Për më tepër informacion mund të lexoni në linkun:

https://pamfleti.net/erion-brace-pervelon-delina[1]ibrahimin-dhe-edi-ramen-jeni-kapur-nga-mafia-e-birres-dhe-qumeshtit-punoni-peroligarket/?fbclid=IwAR0nN0kbXlFcdYPhKHQ8hUGPcQH2fFfOgwRISO33jieCs_ZhdXkrTWYjqRg

I nderuar z. Erion Braçe apo ish-zv/kryeministër, gjithmonë populli, e kamë fjalën për atë pjesë ku thika e fukarallëkut i ka vajtur në palcë, sepse siç e dini dhe Ju, sipas filozofisë, fjala popull ka një koncept më të gjërë, të vlerëson si një shkëndijë të fortë në mës të errësirës së dendur, që ka krijuar qeverisja mafioze

Rama 3 (mazhoranca PS) dhe opozita mafioze aktuale (PD+LSI), të cilët kanë një bashkëpunim të ngusht vetëm për të vjedhur dhe ndar midis tyre gjithëçka që ju del para në këtë vend. Kohët e fundit vërehet se vjedhja dhe korrupsioni kanë marrë përmasa të mëdha dhe tepër të frikshme, nga kupola e lartë politike, qeveria dhe gjithë nivelet drejtuese shtetërore, në bashkëpunim me oligarkinë financiare dhe krimin e organizuar, që janë të lidhur ngushtë me ta. Populli shpresonte se k/ministri, në qeverinë e re do përzgjidhte anëtar të rinj me përvojë dhe shkollim profesional, njerëz të ndershëm dhe jo hajdut, për të zëvendësuar të gjithë ata që ishin përfolur keqas për korrupsion në qeverisjet e mëparëshme, por ndodhi e kundërta, ata të korruptuarit i la në të njëjtën detyrë ose i ngriti në poste më të larta drejtuese qeveritare dhe partiake, përjashtoi atë pakicë të pakorruptuar që ishin të përkushtuar në punë dhe i zëvëndësoi me njerëz të përfolur rënd dhe të lidhur me skema mafioze korrupsioni. Pra, ndërtoi një qeveri me anëtar me eksperiencë në fushën e korrupsionit, ndërsa forumet e Partisë Socialiste heshtën dhe s’thanë asnjë fjalë.

Juve, me të drejtë denonconi në tribunën e popullit, se qeveria e Edi Ramës dhe gjithë degët e saj, janë kapur nga mafia e miellit, qumështit pluhur, birrës, kromit, sigurimeve, shërbimeve të ndryshme, oligarkët, etj. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Qeveria harxhon gjithë financat e taksa pagueseve dhe merr borxhe pa limit dhe në çdo kohë, merr ndihma jo të vogëla nga Komuniteti Evropian, donacione, etj., të gjitha zhduken dhe nuk dihet ku përfundojnë, nuk bëhet asnjë lloj transparence, dhe ndërkohë qeveria bënë propagandë dhe luan akoma me tërmetin, Covidin 19, krizën energjitike që krijoj vetë, premtimet boshe për “rritje rrogash” dhe “pensionesh”, me puplat e gjelit detit për vitin e ri, uljen e taksave për rrogat e ulta, etj., pallavra që shtohen çdo ditë. Të gjitha këto tregojn se k/ministri, qeveria, politika dhe organet drejtuese në nivele të ulta janë përfshir thellë në skema mafioze korrupsioni bashk me konçesionarët, oligarkët dhe kriminelët. Nuk dëgjojmë qeverinë të prononcohet për vjedhjen marramendëse që bëjnë kompanitë konçesionare me pasuritë natyrore të naftës, mineraleve apo bizneset e fuqishëm në degët e tjera të ekonomisë, të cilët çdo vit gllabrojn miliarda Euro pasuri publike dhe nuk paguajnë tatim mbi fitimin në shtet, sepse e ndajnë atë bashk me politikanët dhe qeveritarët.

Ju zotëri keni qënë 4 vjet në një post shumë të rëndësishëm në qeveri, atë të zv/kryeministrit, keni patur rastin të zbuloni gjithë skemat mafioze të hajdutërisë midis tyre, njerëzit që marrin pjesë në to dhe nuk keni bërë asnjë denoncim në SPAK, në kryesinë e Partisë Socialiste, ku Ju jeni i zgjedhur apo hapur në publik, por mjaftoheni vetëm me diskutime në parlament dhe nuk e vini gishtin mbi personat hajdut konkret që keni për rreth. Këto janë njëra anë, që Ju duhet ta përmirësoni, por jo e gjitha, sepse pjesa tjetër më e rëndësishme është ajo që duhet të bëjë drejtësia, si i vetmi organ “roje” i pasurive publike nga qeveritë, politikanët, oligarkët dhe kriminelët hajdut të lidhur me ta. Para disa javësh, midis të tjerash, Ju deklaruat hapur në parlament se qeveria nuk vjelë tatim mbi fitimin në konçesionet e vendburimeve të naftës. Menjëher unë ju kamë drejtuar disa pyetje dhe bashk me kolegun tim naftëtar kemi bërë një shkrim për këto probleme, që Ju me siguri i keni lexuar në media, por deri tani Ju nuk keni bërë asnjë prononcim publik. Ju si anëtar aktiv i parlamentit bashk me deputë të tjerë, që mund t’ju ketë mbetur ende pak dinjitet dhe ndershmëri, n.q.se ka të tillë, pse nuk kërkoni një seancë plenare ku parlamenti, të diskutoi publikisht mbi korrupsionin e pasurive natyrore hidrokarbure, minerare dhe në sektorët e tjerë të ekonomisë? Pse nuk diskutohet në parlament, ndotja masive e ambientit dhe derdhja e ujrave të ndotur në Lumin Gjanica nga kompanitë naftënxjerrëse, që po helmon banorët në zonat për rreth tyre dhe në Qytetin e Fierit? Këto janë problemet më të rëndësishme që duhet të diskutoj parlamenti apo deputetët dhe jo e lagu apo se lagu, ta shkarkoj Metën që e vuri vetë apo jo, sa borxhe të marrim për tenderat me PPP, etj. Kush do ti zgjidh këto probleme po nuk i bëtë Ju? Sa do vazhdojshteti të marr borxhe, ku i përdor dhe kush do ti shlyej ato?, keni menduar ndonjë herë? Ka transparencë për këto dhe kush duhet ta bëjë? Pyetjet që ju kamë drejtuar Juve, para disa ditësh, dhe artikullin, sa për ri-kujtesë i keni më poshtë:

I nderuar z. ish-zv/kryeministër, je një kritik i ashpër dhe për këtë gëzon respektin e popullit të varfër, sepse me këtë qenëri politike-qeveritare që ka kapluar popullin tonë dhe po e çon çdo ditë e më thellë në greminë, vetëm kritika mund të bësh se asgjë për të lavdëruar nuk mund të thuash. Edhe në ratet kur k/ministri shfaq videot 2 her në ditë për të mashtruar popullin me arritjet e qeverisë Tij, ato arritje kanë nga pas faturën e kripur të korrupsionit dhe borxhet që merr shteti në bankat e huaja, të cilat ja rrëzojnë fare vlerën atij projekti.

E dëgjova me vemendje diskutimin Tënd në parlament, sigurisht atë pjesë ku fletë për naftën, sepse nuk jamë specialist për gjithçka, dhe me të drejtë bënë shumë kritika ndaj qeverisjes së Partisë Demokratike.

Nga diskutimi Juaj po marrë vetëm një aspekt, që më bëri shumë përshtypje, ku diskutove për privatizimin e Armos dhe privatizimin e dështuar të Albpetrolit, ato ashtu janë dhe unë jamë plotësisht dakord me Ju.

Por pse nuk e çove pak me larg kritikën Tënde në kohë dhe në hapsirë për të trajtuar gjithë privatizimet që janë bërë në industrinë e naftës, sepse jo se falja e Armos Taçit nuk ka rëndësi, ajo ka rëndësinë dhe vlerën e vet, por është një fije floku para privatizimit ose më sakët para faljes me konçesion të vendburimeve ekzistuese të naftës, me vlerë monetare miliarda Euro në pasuri rezervash nafte dhe gazi, ku korrupsioni i kupolës politike-qeveritare bashk me konçesionarët është ulur këmbkryq dhe qeveria Juaj vetëm hesht para tij dhe kur vjenë momenti e anashkalon problemin e naftës. Unë të bëjë një pyetje pse nuk i denoncon në SPAK gjithë këto abuzime që janë bërë në privatizime apo falje konçesionarëve dhe sejcili të marrë atë që i takon?

Si nuk përmende faljen e vendburimeve të naftës që i filloj qeverisja e Saliut në 1994, ku i fali konçesionarit Premier Oil, vendburimin më të madh Patos-Marinës, dhe më vonë pasi ai u largua, në vitin 2004 qeveria Nano-Meta, hartuan kontratën e dështuar famëkeqe dhe ja falën me konçesion prapë, por pjesërisht këtë vendburim Bankers Petroleum dhe me ardhjen përsëri në qeverisje të Sali Berishës, në 2005, u zgjerua kontrata kësaj kompanie duke i falur me konçesion gjithë sipërfaqen e vendburimit Patos-Marinës dhe sipërfaqet më të mira në vendburimin e Kuçovës, si dhe fali me konçesion vendburimin e Visokës dhe gjithë vendburimet e tjera si Visoka, Ballsh-Hekali, Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul dhe Delvinë, Arian Tartarit (partneri i deputetes Albana Vokshi) dhe Sotirios Kapotas, që krijuan kompaninë Stream Oil and Gas, duke i futur kështu gjithë vendburimet ekzistuese të naftës në kthetrat mafioze të hajdutërisë konçesionare, dhe kompania nacionale Albpetrol mbajti vetëm ca puse të vdekur rreth Qytetit të Ri dhe të vjetër të Patosit. Pra, gjithë kjo pasuri ka vite që shfrytëzohet barbarisht, shkatërrohet dhe vidhet, kompanitë raportojnë se punojnë me humbje, dhe shteti sipas deklarimit Tuaj para ca ditësh në parlament merr zero tatim mbi fitimin. Përse nuk the një fjalë për këto dhe ti denoncosh në SPAK?

P.sh le të përmendim vetëm kompaninë Bankers-Petroleum. Me këtë ritëm barbar dhe të pa mëshirshëm në shfrytëzim, kompania konçesionare Bankers Petroleum, i ka bërë mirë llogaritë e saj, që bashk me

përfundimin e marveshjes hidrokarbure në vendburimet Patos-Marinës-Kuçovë, prej 25 + 5 vjet, të ketë shfrytëzuar dhe shkatërruar tërsisht këtë pasuri rezervash natyrore miliarda dollarëshe, duke e shëndërruar atë krejt në një kantier pa vlera ekonomike, në një ambient të ndotur dhe vdekjeprurës, të mbushur me gropa mbeturinash nafte dhe bitumesh, tani i tipit “Cernobil Nafte”, që do të shoqërohet me pasoja të rënda në shëndetin e banorëve në zonat për rreth.

Më vonë kompania Stream Oil and Gas, pasi i shfrytëzoi barbarisht për rreth 10 vjet vendburimet Cakran[1]Mollaj, Ballësh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe Delvinë, pa bërë asnjë investim dhe pa paguar detyrimet kontraktorëve, Albpetrolit dhe shtetit, por vetëm vodhi naftë, gaz, la pas ca borxhe dhe u largua në drejtim të paditur, duke i shitur ato, sikur ishin pronë e saj, tek kompania amerikane Transatlantik Petroleum, Ltd, e cila menjëherë i shiti ato tek një kompani offshore fantazmë, që falimentoi dhe vendburimet Cakran[1]Mollaj, Ballësh-Hekal dhe Gorisht-Kocul i mori kompania Albpetrol. Ky ishte rasti ideal që këto pasuri shpëtuan nga kthetrat e konçesionarëve grabitqar dhe shkuan për të shpëtuar kokën tek shteti i tyre, por menjëherë sikur nuk kishte ndodhur gjë fare, pa mësuar nga dështimet, në një ditë të zezë për naftën, ministri Damian Gjiknuri, i fali ato menjëherë me konҫesion tek oligarkët e tij, me të njëjtën kontratë dhe tani loja vazhdon, ata raportojnë se “punojnë me humbje” dhe s’paguajnë detyrimet, njëlloj si Gjigandi Hajdut Shqiptar, Bankers Petroleum.

Për të gjitha këto pse nuk the një fjalë dhe të denoncosh në SPAK këtë vjedhje, korrupsion dhe shkatërrim që po i bëhet kësaj pasurie miliarda dollarëshe? A janë këto pasuri kombëtare? Disa nga ne specialistët e naftës i kemi trajtuar disa her këto probleme, kemi dërguar peticione dhe letra parlamentit dhe k/ministrit Rama por ҫdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër. Tani po ju drejtohem Juve z. Erion, si deputet i parlamentit, A keni mundësi që të kërkoni një diskutim të hapur publik në parlament rreth faljes me konҫesion të vendburimeve ekzistuese të naftës, vjedhjen dhe korrupsionin e tyre nga kupola politike-qeveritare bashk me konҫesionarët të gjithë kësaj pasurie dhe shkatërrimin e saj? Për më shumë informacion lexoni një shkrim që kemi bërë ne para ca ditësh lidhur me diskutimin Tuaj në parlament rreth tatimit mbi fitimin që paguajnë kompanitë e VIP-ve në shtet. Botuar në Gazetën Telegraf, në Shtator 27/2021:

https://telegraf.al/speciale/sado-qe-pushtetaret-mundohen-te-fshehin-realitetin-ne-naftekeq-qeverisja-vjedhja-dhe-korrupsioni-jane-nje-fontan-qe-nuk-mund-te-mbulohen/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura