SI FUNKSIONON SERBIA NË KOSOVË?!

SI FUNKSIONON SERBIA NË KOSOVË?!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku – 26 korrik 2021

Në 10 vjetorin e aksionit ROSU, në veri të Kosovës, më 25.07.2011!

Sot bëhen 10 vjet nga ndërhyrja e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) në veri të vendit, si përpjekje për shtrirjen e sovranitetit në këtë pjesë të republikës, të cilën unë vazhdimisht e kam quajtur si ‘republikë e pakos së Ahtisarit’!

Në këtë aksion pati humbur jetën Enver Zymberi, njëri nga policët e njësitit ROSU, pasi në të dhe pjesëtarët e tjerë kanë shtënë me armë zjarri grupe serbe kriminale, dhe deri më sot askush nuk është dënuar për vrasjen e tij!

Ndonëse krerët e shtetit vazhdimisht e vlerësojnë si aksion që ka penguar ndërhyrjen e Serbisë në veri, atje shumçka funksionon si para aksionit të 25 korrikut 2011!

Realisht në këtë republikë, Serbia funksionon pa u penguar:

– me arsimin (nga qerdhet e fëmijëve deri në univerzitet);

– me shëndetësi (nga ambulancat deri në spitale);

– me banka;

– me telekom;

– me telefoni mobile;

– me elektrokosmet;

– me shërbime sekrete;

– me polici, e cila formalisht është në zingjirin komandues të Policisë së Kosovës, por realisht punon për Serbinë!

– me 44 kisha e manastire ‘serbe’ si zona eksteritoriale, të cilat pa miratimin e tyre s’mund të ndërtohet asgjë, madje as një rrugë nacionale përreth këtyre zonave!

– me 10 vende të rezervuara për deputetët serb në Kuvendin e Kosovës,

– me 2/3 e shumicës së pakicave në këtë Kuvend,

– me listën sërbska e cila nuk e njeh ‘pavarësinë’ e Kosovës, dhe si e tillë brenda institucioneve të kësaj republike, funksionon si filialë e qeverisë së Serbisë e cila dirigjohet nga presidenti, Aleksandër Vučič!

Pas intervenimit të NJS ROSU (më 25.07.2011), në fillim të gushtit 2011 kam botuar (në pashtriku.org) një studim përmbajtësor, të cilin mund ta lexoni në vijim:

Si funksionon Serbia në Kosovë?!

STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVES! (1999 – 2011)

Shkruan: Sheradin Berisha – Gusht 2011

Përmbajtja e lëndës:

– NË VEND TË HYRJES

– A u vu në Veri të Kosovës „rregulli nga kriza”?!

– KOSOVA NËN ADMINISTRIMIN E OKB’së

– STRUKTURAT SERBE TË PASLUFTËS NË KOSOVË!

– DOSJET E KRIMINELËVE NË SIRTARËT E KFOR’it

-VEPRIMTARIA E STRUKTURAVE PARALELE SERBE NË RAPORTET E MISIONEVE TJERA NË KOSOVË

– FUNKSIONIMI I MUP’it DHE I STRUKTURAVE

TJERA SERBE NË KOSOVË

– FUNKSIONIMI I GJYKATAVE SERBE NË VERI

– FUQIZIMI I STRUKTURAVE PARALELE SERBE NGA UNMIK’u DHE QEVERIA E KOSOVËS

– MBAJTJA E ZGJEDHJEVE SERBE TË MAJIT 2008

NË SHTETIN E PAVARUR TË KOSOVËS

I.Strukturat paralele të Leposaviqit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008

II.Strukturat paralele të Zveçanit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008

III.Strukturat paralele të Zubin Potokut që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008

IV.Strukturat paralele në Mitrovicën Veriore që dolën nga zgjedhjet e 30 Majit 2010

– FUNKSIONIMI I QEVERISË SERBE NË KOSOVË PËRMES MINISTRISË PËR KOSOVË DHE METOHI

– STRUKTURA E PUSHTETIT SERB NË KOSOVË

– FUNKSIONIMI I INFRASTRUKTURËS PUBLIKE SERBE NË KOSOVË

I. Funksionimi i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Metohisë

II. Funksionimi i Elektro&Kosmet’it, Postës dhe Telekomit të Serbisë!

III. Funksionimi i të gjitha niveleve të arsimit serbë në Kosovë

IV. Funksionimi i sistemit shëndetësor serbë në Kosovë!

V. Funksionimi i institucioneve serbe të kulturës dhe sportit

VI.Funksionimi i radiove serbe në Kosovë!

– SHTOJCË

KOMUNAT E REJA SERBE, TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE SERBE SIPAS PAKOS SË AHTISAARIT

***

Lexoni këtu të plotë studimin:

Si funksionon Serbia në Kosovë?!

STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVES! (1999 – 2011)

Shkruan: Sheradin Berisha – Gusht 2011

https://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura