NJË PARASHIKIM PËR DONETSKUN E VUÇIQIT!

NJË PARASHIKIM PËR DONETSKUN E VUÇIQIT!

Nga Sheradin Berisha, facebook 28 shtator 2023

Nga e diela (më 24.09.2023) kur ndodhi përballja e policisë sonë me grupin terrorist të listës serbe të Vuçiqit, në debatet e përnatshme televizive u tha se, Vuçiqi me këtë akt ka planifikuar që veriun e Kosovës ta shndërroj në Donetsk, ashtu siç ka bërë Putini në Donetskë të Ukrainës.

Më 22 shkurt 2022, vetëm dy ditë para fillimit të agresionit rus të quajtur si “operacion special ushtarak” në Ukrainë (më 24 shkurt 2022) për t’i pushtuar “dy krahina të vetëshpallura si të pavarura” brenda kufijve të Ukrainës, siç janë: “Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut”, (e të cilat i njohu si të tilla presidenti rus Vladimir Putin), në murin tim të facebookut kam shkruar një shënim të shkurtër me titull: “ZAJEDNICA – DONTESKU I SERBISË!”.

Pas një viti të luftës në Ukrainë dhe pushtimit rus të Donetskut e Luhanskut, madje edhe të Mariupolit, Zaporizhës dhe Khersonit (për t’u lidhur Rusia territorialisht me Krimenë e pushtuar në vitin 2014), gjatë vitit 2022 e deri më sot, BE – SHBA kanë vazhduar në mënyrë të shtuar presionin për themelimin e Asociacionit (Zajednicës) me komunat serbe, të cilën unë e kam quajtur si Donetsk të Serbisë! Për mua nuk është e vështirë për të kuptuar, pse ndodh ky presion në këtë drejtim!

I kam thënë dhe i themë JO Zajednicës, Donetskut të Serbisë!

***

Në vijim ju ftojë të lexoni:

Nga arkivi i Fb, më 22.02.2022

ZAJEDNICA – DONETSKU I SERBISË!

Zajednica për Serbinë është si një Donetsk i Ukrainës që e do Rusia! Dhe tani presionin më të madh për ta pranuar këtë “donetsk” të Serbisë e kemi nga BE’SHBA! Dhe nëse je kundër, qarqet politike dhe “analitike” në Kosovë të shpallin anti’amerikanë! Ç’është kjo çmendi ndër shqiptari?

Në vijim lexoni:

REPUBLIKA E ADEM JASHARIT DUHET T’I THOTË STOP REPUBLIKËS SË AHTISARIT!

***

PAKOJA E AHTISAARIT E NDANË KOSOVËN NË BAZA ETNIKE! (FOTODOKUMENTE)

______________

Nga arkivi i Fb, më 22.02.2022

ZAJEDNICA – DONETSKU I SERBISË!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220248018007032&id=1125324528

***

TË BASTISEN 44 KISHA E MANASTIRE „SERBE“ NË KOSOVË!

Armatimi i sekuestruar në Manastirin e Banjskës e bënë urgjente:

BASTISJEN E 44 KISHAVE E MANASTIREVE „SERBE“ NË KOSOVË!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura