DR. MATHIEU AREF: EPIRI (VERI – JUG) THESPROTIA, MOLOSSIA, KAONIA – KURRË S’KANË QENË PJESË TË GREQISË!

Paris, 25. 05. 2014 – Unë kam qenë shumë i prekur kur kam mësuar se çfarë ka ndodhur në Gjirokastër (shiko – I love-Albania.al) në kohët e fundit…si dhe «rruga Anastas Janullatos» në Përmet, etj. Ja mendimi im. Dora e pabesë e Greqisë bie në Shqipëri nëpërmjet «lobit» botëror Ortodoks. Ajo që po ndodh aktualisht është shumë serioze dhe është një fyerje për sovranitetin e Shqipërisë. Kisha greko-ortodokse në emër të fesë dhe besimit, apo çfarë lidhet me të – po hyjnë tinëzisht në komunitetin ortodoks shqiptar. Të gjitha këto manipulime të dëmshme kanë për qëllim t’u drejtohen njerëzve të varfër dhe po i blejnë për të përhapur ndikimin grek në Shqipëri.
Ato duket se në këtë mënyrë po punojnë për të kolonizuar Shqipërinë jugore prej kohësh – në mënyrë të padrejtë, ndërsa kanë helenizuar Çamërinë qysh në fund të shekullit XIX dhe sidomos në fillimin e shekullit XX (1920/1924). Në të vërtetë grekët kanë arritur të krijonë një «tram (shkëmbim)» me turqit: 450.000 shqiptarë mysliman të Çamërisë kundër 1.450.000 grek të Anadollit perëndimorë që ripopulluan jugun e Epirit (Çamëria e jonë). Ky shkëmbim, i cili nuk është përmendur kurrë në rrethët e fuqive të mëdha të kohës ose në media, shkoj pa u vënë re.

Kisha greko-ortodokse në emër të fesë dhe besimit,

 përhap ndikimin grek në Shqipëri!

* * *

Nga kjo Grekët përfituan për t’i provuar botës se, Jugu i Epirit është dhe ka qenë vetëm greke dhe ortodokse dhe jo shqiptare dhe myslimane. Ky është një krim edhe një farë ethnocidi që nuk e mbanë emrin. Ndërsa dihet mirëfilli se i gjithë Epiri (veri dhe jug), ish Thesprotia, Molossia, Kaonia kurrë s’kanë qenë pjesë të Greqisë, dhe këtë e kanë dëshmuar burimet e të gjithë autorëve klasik dhe për më shumë Straboni i famshëm, dhe të tjerë po aq të famshëm.
Çfarë ndodh sot në episkopatën ortodoxe shqiptare (normalisht autocefale) është e papranueshme, sepse krerët e kishës ortodoxe greke përzihen në punët e brendshme vetjake të episkopatës në Shqipëri. Çdo shqiptar ortodoks duhet të kuptojë dhe të kujdesohet nga këto manipulime që qëllimi i parë i tyre është zhdukja e kombësisë dhe karakterit shiptar.
Ndaj Shqipërisë, Greqia s’ka asnjë të drejtë as tokësore, as detare as etnike dhe as fetare.
Problemi me grekët është, se ata ngatërrojnë komb, kombësi dhe fe. Ortodoksët në botë kanë etni dhe kombësi të ndryshme (të gjitha racat: e bardhë, e zezë, e verdhë apo të përziera).
Muslimanët gjithashtu janë të racave dhe etnive të ndryshme (arabe, iraniane, turke, afrikane, europiane, kineze, pakistaneze, indonesiane, etj.). Për shembull një musliman arab nuk e ndjen vetën indonesian, iranian apo kinez vetëm për shkak të fesë! Kjo është ende një dogmë greke, ku vetëm Greqia dinë me bërë. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Serbët ortodoksë.
Faji është tek Romakët që pas pushtimit të tyre të Greqisë në -146 para erës sonë, gjatë riorganizimit «administrativisht» gjithë atë rajon ku kanë përfshirë Greqinë e lashtë, Epirin dhe Maqedoninë, e kanë quajtur «Greqia romake». Para krijesës së kësaj “Greqie të re romake” as Epiri as Maqedonia asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e Greqisë së lashtë. Grekët modern janë të bazuar në atë Greqi romake dhe kanë shfrytëzuar këtë rast për të kërkuar për vete Epirin dhe Maqedoninë.

Epiri në antikitet ishte një nga shtetet e Ilirisë së jugut që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet anitke) dhe rrjedha e mesme e Vjosës në veri, deri në gjirin e Ambrakisë në jug, nga malet e Pindit në lindje deri në brigjet e detit Jon në perëndim.(Prof.Dr.Selman Sheme)

* * *

Aleksandri i Madh asnjëherë nuk ka thënë se ishte grek, edhe pse ai e mësoi greqishten me mësuesin e tij Aristoteli, që babai i tij Filipi II i Maqedonisë e kishte sjellë në kryeqytetin e tij Pella për t’i mësuar djalit greqishtën (gjuhë e përdorur në gjithë rajonin mesdhetar n’ato kohë). Epirotja «Olimpia» nëna e Aleksandrit kurrë nuk e ka quajtur vetën greke. Për grekët çdo gjë është e mirë për të rimarrë lavdinë e tjetrit duke filluar me pellazgët që ata e uzurpuan qytetërimin dhe kulturën e tyre.
Kështu, grekët vazhdojnë lakminë e tyre paturpësisht, pa u ndëshkuar për pushtimin e Shqipërisë së Jugut.
Çfarë ka ndodhur këto ditë në Gjirokastër, është e turpshme dhe e papranueshme. Ka pasur tashmë Himara dhe tani ajo është shtrirë rreth disa qyteteve në jugun e Shqipërisë (ndoshta nesër ende me përtej).
Por faji është i dyfishtë:
– së pari i atyre (naivëve, oportunistëve dhe që unë i konsideroj si tradhtarë të çështjes dhe kombësisë shqiptare),
– së dyti qeveria shqiptare që lejon veprime të tilla manipuluese dhe që është shumë e depërtueshme dhe e shkujdesur në lidhje me të.

Shqiptari i vërtetë nuk e shet vetën për një copë bukë ose vendin e tij për një grusht parash.
Autorët që vërtetojnë se, Epiri dhe Maqedonia kurrë s’kanë qenë pjesë e Greqisë – Cf. janë:
– Eskili (lutësët , 250-277) ;
– Straboni (VII, 7/1, VII, 7/8, VII, fr.11);
– Appiani (Historia, Iliri II, Maqedonia II) dhe
– Teokriti (Idylls VI, XI); (Homeri/Iliada XVI, 233, 234), etj.
Në historiografinë moderne cf.:
– Gustave Glotz,
historian françes shumë i famshëm (Historia greke – PUF, Paris 1938, faqe 7): «Greqia është vetëm një copë e trojave që u bënë greke. Ky është një vend shumë i vogël. Ajo ka një masë nga 400 kilometra në gjatësinë e saj më të madhe dhe 300 në gjerësinë e saj me të madhe. Është e vërtetë se të lashtët nuk ishin pajtuar me kufijtë e tyre. Të lashtët përfshinin në ato kufij greke, Tesalinë, zakonisht për të përjashtuar Epirin dhe Maqedoninë ende, aq më tepër dhe Trakinë. Greqia klasike është pothuajse në të gjitha qarkët në jug në një vijë që do të rrjedhi nga Gjiri i Ambracisë deri në grykën e Pene-ut.»

**************************************

KUSH ËSHTË DR.ARIF MATI (MATHIEU AREF)

Arif Mati (Mathieu Aref) ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna). Shkon në Paris në vitin 1961, për t’i kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-europiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Arif Mati në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: ”Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique”, ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe: ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Mati ka botuar edhe veprën: “Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004”, teorinë e së cilës në vija të përgjithshme e shpërfaq edhe në këtë vëllim. Studiuesi A.Mati, duke u marrë një kohë të gjatë me antikitetin, më 03 Janar 2012, në Universitetin e Sorbonës në Paris – mbrojti tezën e doktoraturës me titull: “Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”. Këtë tezë ai e mbrojti me sukses përpara jurisë 3 anëtarëshe: 1. Dominique Briquel, Profesor në Universitetin Paris – Sorbonë, i cili ishte edhe drejtuesi i temës. 2. Charles Guittard, Profesor në Universitetin Paris – Nanterre (Paris X) dhe 3. Guillaume Bonnet, Profesor në Universitetin e Bourgogne (Dijon).

——————————————————

DR.MATHIEU AREF: DODONA – TEMPULLI I PELLAZGËVE
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=2721

———————–

(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura