DR.JAKUP KRASNIQI: KONSENSUS NACIONAL PËR VAZHDIMIN E BISEDIMEVE ME VUҪIQIN (SERBINË)

Prishtinë, 24. 06. 2015 – Sipas medieve serbe, Vuçiq para syve të Evropës i paska thënë Isa Mustafës: “Mustafa, nuk ka asnjë shans të pranoj kërkesat tuaja. Nuk e japim Gazivodën”. Kështu paska fol Vuçiqi në Bruksel, por ne ende nuk po e dimë se cila ka qenë përgjigja e Kryeministrit te Kosovës. Nëse e shikojmë faktin se zoti Mustafa ju iku gazetarëve në Bruksel, tregon se ai nuk ka qenë në gjendje që Vuçiqit t’ia jep një përgjigje adekuate.
Është momenti i duhur që në sytë e në zemrën e Evropës, në Bruksel, Kryeministri i Kosovës dhe secili zyrtar i ngarkuar për bisedime, në secilin nivel te tyre, Serbisë se Vuçiqit dhe kujtdo tjetër nga qeveria e Serbisë, që t’ju tregohet me argumente se:
– Serbia jo vetëm që nuk ka prona në Kosovë, por është Kosova ajo që duhet ti kërkon pronat e saja në Serbi.
– Është Kosova ajo që duhet t’i kërkoj dëmet e luftës dhe të gjitha plaçkitjet tjera të bëra nga Serbia në Kosovë, plaçkitje që Serbia i ka bërë gjatë 87 viteve në Kosovë. Kur këtyre u shtohen humbjet e mëdha njerëzore të atyre viteve me këto të luftës së fundit, Serbia e Vuçiqit është deri në fyt e zhytur në borxhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve si komb.

BE-ja duhet të obligoj shtetin serb që t’ia paguan dëmet e luftës Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë Serbia do të detyrohet t’i kryen obligimet e saja ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Kjo sjellje e qeveritarëve serbë, kjo pafytyrësi e tyre dhe mos gatishmëri për të ndjerë pendesë për gjenocidin e ushtruar nga qeveria serbe, pjesë e se cilës ishte Vuçiqi, është e mjaftueshme që pala e Kosovës, mos të ulej në tavolinën e bisedimeve me kriminelët që tentojnë të kthehen në vendin e krimit, pa ua rreshtuar një serë kërkesash si kushtëzim për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.
– Po a mund ta bëjnë këtë Isa Mustafa e Hashim Thaçi?!
– Assesi!
Këta janë në pozitë të vështirë dhe të gjitha angazhimet institucionale i kanë orientuar për t’i mbrojtur interesat e tyre, nëse mundin.
Është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës ti ndërpres sa më parë bisedimet dhe të arrihet një konsensus nacional në shkallë kombëtare, për të dhënë përgjigjen meritore se kur e si të vazhdoheshin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Nga ajo që po njoftojnë mediet serbe, në bisedimet e djeshme në Bruksel, kryeministrat tanë kanë pësuar debakël total. Pyetja që shtrohet sot është:
– a janë në gjendje këta individ, që ta mbrojnë interesin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë?
– Përgjigja do të ishte: nuk janë në gjendje.
Ky inferioritet i qeveritarëve tanë në këto bisedime duhet të ndërpritet urgjentisht! Për ndryshe Republika Serbska po troket në dyert e Kosovës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura