Pashtriku, 16 shkurt 2020:
Familjar të dashur të Shaban Shalës, Zonja e zotërinj, Të nderuar Llapjanë,
Bashkëkombës e bashkëluftëtarë të nderuar, fjalën time për ju sot e përgatita duke pasur për bazë një fragment të shkurtër të Heroit e Flamurtarit tonë – Shaban Shala. Në fillim po e citoj fragmentin:
“Robëria për mua është shumë më e rëndë se sa vdekja. Kam vendosur që edhe jetën ta jap për atdhe, gjuhën shqipe dhe për flamurin kombëtar. Një popull që nënshtrohet vdes. Nuk jam as i pari as i mbarmi në radhën e qindra veprimtarëve që rezistojnë për lirinë e popullit shqiptar. Është burrëri të qëndrosh dhe rezistosh deri ta arrish lirinë. Vetëm njeriu i lirë është me plotë kuptimin njeri”.

Kjo që u tha, është dëshmi që tregon se mësuesi ynë ishte i vetëdijshëm për rrugën që kishte nisur dhe atë e vazhdoi deri në çastet e fundit të jetës së tij, pa u hamendësuar as edhe një herë. Kjo do thotë, se vetëm në kohë robërie njeriu tregon integritetin e tij dhe ngritët si yll vezullues në qiellin e lirisë! Heroi, mësuesi dhe atdhetari Shaban Shala si i gjithë brezi i tij prej atdhetaresh ishin të bindur se popullit shqiptar, i pjesës se mbetur të kombit jashtë kufijve të Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913) dhe aneksimi i Kosovës në korrik të vitit 1945 nga Serbia e Jugosllavie, ishte një padrejtësi e madhe. Ishin padrejtësi se më shumë se gjysma e kombit shqiptar jetonte në robëri dhe i shkëputur nga Shqipëria Nënë. Ajo gjendje e rëndë e kombit, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, i kishte bindur anëtarët e LNDSH, në mesin e tyre dhe mësuesin e ri i cili ishte plotë zell e dashuri për nxënësit, për kombin, atdheun e gjuhën shqipe. Kjo dashuri e kishte bërë të thoshte: “Robëria për mua është shumë më e rëndë sesa vdekja”. Dhe vërtetë, jeta nën robëri të huaj është vdekje për se gjalli. Nuk ka asnjë dyshim, kështu si Shaban Shala, mendonte i gjithë populli shqiptar, por goxha të pakët ishin ata shqiptarë, që dispononin integritetin njerëzor për t’u organizuar e luftuar me armikun e kohës siç ishte Jugosllavia e Titos dhe e Rankoviqit. Por, një gjë dihet, njerëzit me integritet, integritetin e tyre e shfaqin furishëm në kohë të vështira, se në kohë lirie, si sot, ata bëhen shumë. Shaban Shala, atdhedashurinë e tij e shfaqi dhe e tregoi furishëm në vitet më të rënda për shqiptarët në Federatën Jugosllave. Kur shqiptarët çdo gjë e kishin me pakicë. Mësuesi flamurtar e Heroi i kombit – Shaban Shala këtë e konfirmon me guxim e vendosmëri. Ai thotë: “Kam vendosur edhe jetën ta jap për atdhe, gjuhën shqipe dhe për flamurin kombëtar”. Dhe kështu ai u bë, flamurtar i atdheut, flamurtar i gjuhës shqipe dhe flamurtar i flamurit kombëtar. Njerëzit e tillë, si Adem Demaçi, Shaban Shala e Fazli Greiçevci – janë shqiponjat e gjalla të Flamurit! Nga flamurtarë të tillë u mbajt i ndezur flakadani i lirisë, frymëzuesit e motivuesit e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët më mundin, gjakun e jetët e tyre, çliruan Kosovën, na sollën lirinë e pavarësinë që po i gëzojmë sot të gjithë ne. “Një popull që nënshtrohet vdes. Nuk jam as i pari as i mbarmi në radhën e qindra veprimtarëve që rezistojnë për lirinë e popullit shqiptar”- thoshte mësuesi flamurtar i lirisë dhe populli ynë jetoi e fitoi, pse nuk iu nënshtrua robërisë së egër serbe e Jugosllave, pse kishin njerëzit ku të frymëzoheshin e motivoheshin, nga të cilët merrnin forcë e energji për lirinë, për çlirimin e bashkimin kombëtar. Flamurtari ynë i lirisë, ishte i bindur se në atë rrugë nuk ishte i vetëm, kishte e do të kishte edhe shumë djem e vajza që do të bëheshin flakadan e flamurtar të lirisë, se “është burrëri e njerëzi të rezistosh deri sa ta arrish lirinë” – thoshte mësuesi flakadan e flamurtar i lirisë, që ne jo rastësisht po e kujtojmë e nderojmë sot, pas shumë dekadash. Dhe vërtetë, Flakadani e Flamurtari – Shaban Shala edhe pse nuk e jetoi Lirinë, ishte njeri në kuptimin më të mirë të fjalës dhe veprës njerëzore. “Vetëm njeriu i lirë është me plotë kuptimin njeri”, – thoshte mësuesi ynë – Shaban Shala. Për brezin e mësuesit Flamurtar që jetonin në robëri ishte kështu dhe topi se luan! Por sot, kur e kemi lirinë, njeriut tonë për të qenë njeri i duhen edhe vlera shtesë! E vlerat shtesë mund t’i ofrojnë vetëm njerëzit e virtytshëm, për të cilët na fliste Skënderbeu ynë, edhe kur ndodhej në shtratin e vdekjes. Nuk ka dyshim, në ato vite robërie, flamurtarët si: Adem Demaçi, Shaban Shala e Fazli Greiqevci ishin të edukuar dhe i edukonin të tjerët me virtytet skënderbegiane. Mësuesi hero, Flakadani e Flamurtar ynë i jetoi vetëm Tridhjetë vite dhe këto pak vite rinore e bënë yll të pavdekshëm të Lirisë! Nderimi qoftë i përjetshëm edhe për prindërit e tij që kombit në jetë ia sollën një njeri, në kuptimin më të mirë e më plotë të fjalës! Nderimi shkon edhe për trashëgimtarët e tij që vijnë nga një trung plotë vlera njerëzore!
Lavdi heroit, flakadanit e flamurtarit të lirisë, mësuesit – Shaban Shala! Lavdi gjithë flakadanëve e flamurtarëve të Lirisë!

Planning a trip from the UK? These helpful flight resources can make it easier to explore different destinations and compare available flight options:
Affordable Flights from the UK to Antigua
UK to Zanzibar Flight Deals
Affordable Flights from the UK to Thira
London to Bodrum Flights
London to Malaga Flights
London to Marrakech Flights to Morocco
Cheap Business Class Flights to St Lucia from UK
Business Class Flights to Cape Town from UK
Business Class Flights to Johannesburg from UK
Business Class Flights to Trinidad from UK
Business Class Flights to Antigua from UK
Business Class Flight to San Francisco
Business Class Flight to Hong Kong
Flights to Jamaica Montego Bay
Cheap Flights to Costa Rica from UK
Business Class Flights to Malta from UK
Business Class Flights to Reykjavik from UK
Business Class Flights to Mauritius from UK
Business Class Flights to Santorini from UK
Business Class Flights to Bali from UK
Business Class Flights to Marrakech from UK
Business Class Flights to Tokyo from UK
Business Class Flights to Lisbon from UK
Business Class Flights to Dubai from UK
Business Class Flights to Muscat from UK
Business Class Flights to Porto from UK
Business Class Flights to Krakow from UK
Business Class Flights to Bergen from UK
Business Class Flights to Seville from UK
Business Class Flights to Tallinn from UK
These resources can be useful for travellers researching affordable flights, Business Class options and different destinations from the UK. They provide additional information that can help when comparing routes and planning a journey.