DR.SULEJMAN ABAZI: NJË THIRRJE DHE ALTERNATIVË PËR KONGRESIN E SHQIPTARËVE NË BOTË

Tiranë, 25 shtator 2017: Ende nuk po kuptohet se cila është detyra jonë madhore dhe cila është ajo që ne presim dhe duhet të presim nga aleatët tanë strategjikë.
Me shumë rëndësi për ne në këto momente është detyra jonë, ajo që na takon dhe që duhet të bëjmë ne, jo me fjalë, por me veprime konkrete.
Një nismë te tillë TË INTEGRIMIT GJITHËSHQIPTAR ende nuk ka, por mjaftohemi me patriotizmin romantik, ndonjëhere fals, duke menduar se e bëmë detyrën ndaj Kombit.
Alternativa për kohën që jetojmë dhe për të ardhmen është mëse e qartë. Ajo pret që ne ta përqafojmë, të bëhemi pjesë aktive e saj, me energji të përbashkëta atdhetare, politike, shtetërore, bashkëpunuese, rekomanduese, në mënyrë që kombi ynë, pavarësisht kufijve ndarës politik të padrejtë, të ndjejë forcën dhe energjinë e tij.

Përballë kësaj alternative, kundërshtarët tanë do ta kenë shumë të vështirë të na zvarritin rrugëve të historisë, përkundrazi, do të detyrohen të na dëgjojnë dhe të na respektojnë.
Këtë e kemi vet në dorë.
Këtë duhet t’ia kërkojmë vetvetes.
Këtë duhet t’ia kërkojmë qeverive dhe shteteve tona, partive politike, organizatave atdhetare, intelektualëve patriotë, veçanërisht rinisë tonë.
Kjo është një thirrje dhe alternativë për Kongresin e Shqiptarëve në Botë. Këtë e kanë bërë të tjerë kombe më përpara, që sot janë ngritur në lartësinë e kombeve të fortë dhe të civilizuar.
Faleminderit. Ju përshëndes.
SULA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura